“Unë kam një marrëveshje me skuadrën dhe kemi vendosur që ta shfuqizojmë kontratën, dhe kështu koha ime te Milani përfundon një vit më herët (para vitit 2010)”.
“Po e përfundoj qëndrimin tim i gëzuar sepse e arritëm objektivin tonë dhe dëshiroj ta falënderoj skuadrën dhe të gjithë lojtarët, po ashtu edhe presidentin, të gjithë stafin dhe tifozët”.
“Mendoj që koha ime e qëndrimit ka përfunduar në mënyrën më të mirë dhe është mirë për të dyja palët. Këto tetë vite kanë qenë një aventurë e mirë për mua”, ka thënë Ancelotti për “Sky Sport Italia”, duke shtuar se nuk ka arritur marrëveshje me asnjë skuadër duke e përfshirë edhe Chelsean.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë për “Rai” se zëvendësuesi i Ancelottit do të jetë Leonardo.
“Është e vërtetë, Leonardo do të jetë trajner i Milanit sezonin e ardhshëm. Ai do t’i prezantohet shtypit të hënën”, ka thënë Galliani për “Raidue Stadio Sprint” dhe pastaj ka lëvduar punën dhe miqësinë e gjatë me Ancelottin.





