Demokracia duke qene vullnet i shumices ,teorikisht duhet te shprehe vullnetin e shtreses mesovarfer,ndersa ne fakt shpreh e mbron vullnetin e oligarkise financiare qe sundon perendimin.
Nuk eshte e veshtire te kuptohet se kriza e votes ( rreth 40-50% votojne) perben edhe krizen e demokracise.
Nuk duket e veshtire te kuptohet se diferencat e majte-e djathte ne perendim jane tashme qesharake per te bere nje ndarje te tille te kundert te interesave qe perfaqesojne. Kjo farse i sherben oligarkeve te finances per te mbajtur ndezur debatin politik i cili eshte i domosdoshem per te ruajtur fytyren demokratike te regjimit oligarkik qe eshte strukturuar mjaft mire. Vendi me qesharak ne kete drejtim eshte Amerika,ku partite kane humbur vlerat origjinare te tyre,kane humbur arsyet per te cilat u krijuan e kane kohe qe vazhdojne te mbrojne interesa sociale te njejta. Farsa me e dukshme e botes propogandohet si elementi me i forte i demokracise se 'persosur' amerikane.
Arsyeja qe oligarket e finances mbajne gjalle kete farse eshte e thjeshte. Parti qe deklarojne te njejtat objektiva e qe mbrojne te njejtat vlera nuk kane perse te ekzistojne.Mjafton nje parti e tille por ne kete rast nuk do kishte me demokraci sepse do mungonte pluralizmi partiak.
E shohim te gjithe se nderrimi i pushtetit nuk sjell asnje ndryshim te dukshem sepse nuk eshte me Politika ajo qe drejton ekonomine por ekonomia ajo qe komandon politiken ,keshtu qe pushteti real qendron tek Paraja e jo tek Perfaqesuesit e votes se lire.
Perse sot njerezit ndiejne njefare bezdie kur flitet per vlera ? Dikush mund te pyese: Perderisa interesi kryesor sot eshte interesi privat atehere perse duhet te ngaterrohemi me fushen qe i perket interesit publik,pra me ato qe quhen vlera ? A nuk eshte me mire ti perkushtohemi interesit privat, vlerave ekonomike qe ky tejcon e te mos harxhojme kohen me diskutime qe na humbasin kohen e a nuk eshte koha flori ?
Ekonomia eshte gjithcka per mbi 90% te perendimoreve,nese ecen ekonomia atehere individet jane te kenaqur. I vetmi zhvillim i rendesishem eshte ai i ekonomise. Asnje zhvillim tjeter nuk eshte i denje per tu marre parasysh.
Vlerat ? Kujt i behet vone kur kam xhepin plot ! Kujt i behen vone kur kam xhepin bosh ! Kujt i behet vone kur kam xhepin gjysemplot apo gjysembosh ! Me pak fjale kujt i plasi ?
Do doja te beja nje krahasim midis vetedijes dhe ndergjegjesimit. Vetedija eshte nje njohje e ceshtjes ne shqyrtim por nuk shtyn ne marrje pergjegjesie , kurse ndergjegjesimi eshte njohje e cila shtyn ne marrje pergjegjesie. Une jam i vetedijshem qe duhani ben keq por vazhdoj ta pi, por po te isha i ndergjegjesuar se duhani ben dem do beja cmos ta lija. Kur duhani sjell nje problem fizik cdo duhanpires menjehere ndergjegjesohet e merr masa. Ne kete rast kalimi nga vetedija tek ndergjegjesimi behet me ane te nje kercenimi fizik.
Kjo gje ndodh edhe me vlerat. Njerezit jane te vetedijshem qe vlerat/virtytet jane te nevojshme per te pasur nje jete me te mire,por nuk jane te ndergjegjshem. Nderkaq jane mese te ndergjegjesuar se vlerat ekonomike(nuk po flas per ushqimin e domosdoshem) jane te nevojshme per nje jete me te mire,sa me shume leke aq me e mire eshte jeta.
Tashme jetojme ne nje bote te pushtuar nga interesi ekonomik individual,keshtu qe sa me shume flitet per vlera aq me shume kam pershtypjen se bejme me te dhimbshem procesin e harrimit te tyre,proces qe eshte ne stad te avancuar tek shumica derrmuese e individeve ne boten e sotme perendimore. Ngadale njeriu perendimor i afrohet fundit te vet duke brohoritur per nje demokraci te shperfytyruar,duke degjeneruar ngadale si fizikisht, ashtu edhe shpirterisht e moralisht e duke shtrenguar fort racionalizmin e vet ekonomik,si te vetmin virtyt real per te cilin njeriu ka nevoje. Ne fund te fundit bota virtuale qe ofron racionalizmi ekonomik po e mposht ngadale ate realen ,keshtu qe ne boten reale ai ngelet i vetmi virtyt.... virtytet e tjera mund ti shprehim ne virtual,aty ku kane vleren qe duhet te kene.... vleren zero.





