Teorikisht tekonologjia mund te arrije te beje qe kjo demokraci perfaqesuese te zevendesohet nga demokracia e vertete ,demokracia e drejperdrejte. Faktikisht Russoi nje nga ideologet me te njohur te demokracise, se honepste dot demokracine perfaqesuese.
Mirepo ne vend qe teknologjia te mundesoje realizimin e demokracise se drejtperdrejte, po shkakton edhe deformimin e demokracise perfaqesuese.
Qe deputetet ne fakt nuk jane perfaqesues te popullit qe i voton (mungon pergjegjesia reale para elektoratit), kjo nuk eshte e re dhe nuk eshte faji i teknologjise, por qe deputetet te behen perfaqesues te nje elektorati te mediavarur ketu kemi vertet nje faj te teknologjise,ose me drejte, te perdorimit te teknologjise. Kjo lloj teknologjie te shtyn ta perdoresh ne kete menyre ‘antidemokratike’, njesoj si puna e kamerave qe kane mbire ne cdo cep rruge,ne cdo lloj dyqani,perfshire dyqane brekesh dhe frutash.
Ne nje vend me mentalitet autoritar, qe buron nga tradita, si Shqiperia, ku elita politike eshte instiktivisht e terhequr nga autoritarizmi ndersa populli instiktivisht i terhequr prej autoritareve, sidomos nese karizmatike, hyrja e kesaj teknologjie manipuluese lehtesohet ne menyre proporcionale me veshtiresimin e hyrjes se nje teknologjie ’sqaruese’ si interneti.
Qe demokracia e mirefillte eshte nje sistem qeverisjeje i prapambetur ne mos primitiv, kjo nuk eshte e veshtire te kuptohet,duke qene se gjithe demokracite e mirefillta qe jane shfaqur ndonjehere , ndodheshin ne minishtete apo ne federata fisnore e aktualisht ne Zvicer,ku cdo mashkull eshte ushtar , gati si ne Izrael,shtet qe kercenohet nga 1,3 miliarde myslymane, nderkaq Zvicra kercenohet nga 1,3 miliarde miza qe prodhohen cdo vit ,ne ambjentet e ujerave te zeza te qyteteve.
Atehere demokracia perthith elemente te shumte te oligarkise e monarkise( shtetet autoritare apo diktatoriale) ne menyre qe ti mbijetoje kohes , dmth ndryshimeve strukturale si nga pikepamja sociale ashtu edhe ekonomike.
Mirepo sa me te medha behen shoqerite aq me te medha behen ndryshimet strukturale socio-ekonomike e sa me i shpejte eshte progresi aq me te shpejta jane keto ndryshime, keshtu qe vazhdimisht demokracia perthith elemente manipuluese monarko-oligarkike, aq me teper karizma personale ngre peshe e aq me teper kjo karizme fuqizohet (deri edhe ne menyre eksponenciale) nga propaganda.
Gjithe bota ndodhet ne fazen, kur ndryshimet strukturale socio-ekonomike jane teper te medha, kur triumfojne teori si globalizmi,kosmopolizmi,egalitarizmi etj keshtu qe demokracia per te mbijetuar ka nevoje per elemente propogandistike manipuluese,te cilat i huazon nga autoritarizmi e oligarkia, e keshtu per te mbijetuar, fillon e cnatyrohet akoma me shume se c’eshte.
Psh kandidati i tregut , nuk eshte gje tjeter vecse nje kandidat te cilit po i shtohet karizma personale ne menyre fiktive prej propagandes. Keshtu Obama del si shpetuesi jo vetem i ekonomise amerikane, por si shpetuesi i botes,duke qene se 2/3 e europianeve parapelqejne Obamen dhe ne pjesen tjeter te botes, parapelqejne nje zezak pacifist ne fronin perandorak amerikan,sesa nje te bardhe luftarak. Kjo per nje arsye te thjeshte, zezaku pacifist ushqen endrrat e tyre per liri apo ekspansion, kurse i bardhi luftarak, pervec qe simbolizon pushtetin e bardhe mbi planet, kercenon lirine apo ekspansionin e ketyre vendeve.
Pra ne menyre paradoksale, me mjete te huazuara nga autoritarizmi dhe oligarkia, po propogandohet nje rikthim ne ‘demokracine e vertete’ amerikane, nepermjet Obames.
Kjo do pasqyrohet edhe ne Shqiperi, ku figura perhere karizmatike e Sales(ne syte e demokratikeve) do perforcohet me mjete autoritare si propaganda e shfrenuar televizive, apo e Rames dhe Metes,te cilet ashtu si Sala, dmth autoritare nga natyra, do fuqizojne imazhin e tyre te genjeshtert si liberal-demokrate me mjetin autoritarist, propagande e shfrenuar mediatike.
Kjo gje njihet qe prej 4 mije vjetesh se paku, kur marrja e pushtetit nga dinastia e 12(apo 13) egjiptiane u shoqerua me nje propagande te fuqishme ne popull, se vetem fale Faraonit, egjipti do rimekembej, njerezia do gjente pune, qetesi e siguri,pra krijohej konsensus fale propagandes se fuqishme.
Tani teknologjia mundeson nje menyre te sofistikuar mashtrimi,atehere perse te mos perdoret ? Kjo eshte pyetje tipike autoritaristesh e oligarkesh.