Nuk me ndjell simpati albanologjia zyrtare, pasi mesa kam verejtur perbehet nga nje shpure pozitivistesh, keshtu qe meqe per mua perfundimet e bazuara ne pozitivizem jane shpesh te gabuara, kokefortesia e pozitivisteve nuk lejon zgjerimin e njohurive.
Ne gjuhen shqipe nuk eshte marre as per se largu ne konsiderate lidhja gjuhe-fe, lidhje jetike.
Gjuha e folur hyn tek materiali shpirteror i popullit, meqe gjuha materie nuk eshte as sot e as mot e aq me pak dje.
Vete indoeuropianistika i ka ndjenjur larg ndikimit fetar ne gjuhe.
Ashtu si cdo pjelle spirituale(arti,letersia,mitet, kenget) edhe gjuha e folur kurrsesi nuk mund te jete zhvilluar pa ndikimin fetar.
Marrim psh fjalen Zot. Kjo fjale ka dhene ne shqip, zot shpie/zot i vendit,kryezot,imzot, zotrote, zoteroj,zotoj-zotohem(?),i/e zoti, i/e pazoti, i/e zoteruar, zoterues, zoteri/ni e zonje,zonjushe.
Nuk me duket se ka vend per dyshim, se fale kryesisht prapashtesave, rrenja Zot ka sjelle nje thes me fjale.
Po njesoj nga fjala be-beja, kane ardhur; bese, i pabese, besoj,i besuar, besim, besnik,pabesi, besimtar,i betuar, betohem, i perbetuar.Ne kohet e vjetra fjalet qe lidhen me fene kane qene te pakten po aq vendimtare ne prodhimin e fjaleve te reja sa fjalet Zot e bese ne shqipen e sotme.
Gjuhesise zyrtare nuk i plas fare per kete aspekt te gjuhes.
Ceshtja eshte se gjuhesia zyrtare zoteron metologjine shkencore e cila eshte e domosdoshme, mirepo mua me duket se kjo metologji nuk eshte e plote.
Nuk ka si te jete e plote kur nuk arrin te zgjidhe ceshtje themelore si vendi i shqipes ne ndarjen kentum-satem, historia e fonetikes shqiptare apo etimologjia e fjaleve.
Atehere per mua ketu lind edhe albanologjia alternative, lind pikerisht nga paaftesia e albanologjise zyrtare te vere pikat mbi i, per ceshtje thelbesore.
Per shqiptaret e per vete shqipen huazimet nga turqishtja apo persishtja, perfaqesojne interes mejhanesh ne krahasim me ceshtje thelbesore si fonetika historike ,etimologjia apo lidhja me grupin iliro-trako-dako-frigj e vete perkatesia kentum apo satem.
Ta marrim psh perkatesine kentum apo satem.
Thone (me shumice derrmuese votash) se shqipja eshte satem, mirepo po te veresh ndarjen kentum-satem, te futesh shqipen ne satem eshte thjesht pasoje e procesit te paperfunduar te satemizimit e jo sepse realisht shqipja eshte satem e qarte.
Te kembengulesh se shqipja eshte satem eshte njesoj si te thuash se njeriu qe ndodhet ne Kavaje, nuk eshte gjate rruges nga Lushnja ne Durres, por ndodhet ne Durres.
Ti mund te ngrihesh e te thuash , shiko se ai nuk ndodhet ne Durres, por nese te gjithe shkencoret kembengulin se eshte ne Durres do fillosh te dyshosh edhe vete.
po te shohim tabelen e pare tek :
http://en.wikipedia.org/wiki/Indo-European_sound_laws
shqipja eshte vene ne mes bashke me tokarishten dhe ne te majte te shqipes ka satem te qarte, ndersa ne te djathte pervec tokarishtes ka kentum te qarte.
Shikojme ne tabele se K e pare e tabeles, ne gjuhet satem ka sjelle s ne gjuhet kentum k(,h,g), ndersa ne Shqip, ka th dhe k, dmth th qe tregon satemizim, ndersa k qe tregon kentum.
Po njesoj me shqipen qendron edhe tokarishtja, pasi edhe aty ka k(kentum) dhe s(satemizim).
Tek k e dyte dhe tek e treta , gjuhet satem kane ruajtur k,dmth nuk i jane neshtruar satemizimit ashtu si logjikisht edhe ato kentum, nderkaq tokarishtja qendron po njesoj, dmth k tregon ruajtje ndersa s, satemizim.
Shqipja ne tabele eshte shume e cuditshme, sepse tek k e dyte ka ruajtur k,njesoj si gjithe gjuhet e tjera te tabeles kurse tek k e trete (kw) , sillet si tokarishtja dmth edhe k edhe s, dmth kunder si gjuheve satem ashtu edhe atyre kentum, biles kemi edhe qiellorzimin, dmth kemi kthimin e k ne q. (Ketu kalimi nga kwon ne qen, duket i natyrshem meqe kw kthehet ne q e latinishtja ska kurrfare pune).
Kalojme tek 3 g-te me poshte ne tabele.
Tek g e pare, verejme per here te pare satemizim te plote, por nje nga gjuhet e plota satem, e para e tabeles kalon ne h, dmth sillet si kentum. Pra kjo g ne vetvete eshte anomali , qe mendoj ka nevoje per thellim nga ata qe paguhen per kete pune.
Tokarishtja ndaj 3 g-ve ka te njejten sjellje sic kishte me 3 k-te, dmth edhe k te kentumit edhe s te satemit.
Ndaj g-se dyte, sanskritishtja ruan frymen kentum nderkaq gjuhet e tjera satem edhe pse kryesisht e ruajne frymen kentum tregojne edhe satemizimin me z, nderkaq kentuma te qarte si greqishtja dhe latinishtja se nga shkojne e nxjerrin ph e f, anomali e qarte jo vetem nder kentum po nder gjithe gjuhet. Nderkaq greqishtja nxjerr ne pah edhe th e satemit.
Ajo tabele tregon edhe dicka tjeter , qe qiellorzimin e shqipes nuk e ka asnje gjuhe tjeter, pasi kemi k-q, g-gj,r-rr,l-ll,n-nj. Ky eshte proces tjeter qe duhet shpjeguar,pse shqipja peson me teper qiellorzimin se gjuhet e tjera dhe si nga jashte brenda tel l-ll apo n-nj ashtu edhe nga brenda jashte k-q e g-gj apo poshte-lart si r-rr.
Tani aty ne tabele, duket qe gjuha me e afert se sjelljen ndaj k-ve e g-ve me shqipen eshte tokarishtja e jo ndonje gjuhe satem.
Atehere llogjike qe kategoria e tokarishtes duhet te jete edhe e shqipes.
Faktikisht jane thuajse ne te njejten kategori, ne kategorine e gjuheve qe sdine ku ti fusin.
Ne te njejten kategori gjuhesh te paqarta apo me sakte qe deshmojne sjellje te dyshimte , rastesisht po fare rastesisht hyn edhe ilirishtja , per te cilen shumica mendon se eshte kentum nderkaq eshte e provuar se ka sjellje satemi te qarta.
Hipoteza se procesi i paperfunduar i satemizimit ne shqipen e sotme , mund te deshmoje per me shume kentum ne te shkuaren , dmth ti afrohet ilirishtes qe ka pak satem, mua me duket per tu marre ne konsiderate e deshmon per lidhjen e dy gjuheve e sqaron perse jane gjuhe veshtiresisht te kategorizueshme, pikerisht sepse mund te jene njera vijim i tjetres.
E anasjellta, se njera do ishte padyshim kentum apo satem, do e bente te veshtire lidhjen ilirisht-shqip.
aig - dhia, deshmon se para fjales dhia ekzistonte nje fjale gia nderkaq kec ku c eshte zvogeluese e shqipes tregon nje ke, pra nje kentum nga gi.
Keshtu nje satem dhi e nje kentum kec (qe etimologjikisht do te thote i vogli i dhise, ashtu sic eshte), mjaftojne per te
treguar sesi shqipja nuk eshte aq thjeshtesisht satem sa duan ta bejne.
Pastaj hec e beso albanologjine zyrtare.





