Spiritualitet per shqiptaret !

Monoteizem apo politeizem ?

Ne fund te fundit cdo qytet nderonte me shume nje zot e njefaresoj ishin monoteiste, vete Babilonia pavaresisht 2 mije hyjnive kishte nje Marduk.
Politeizmi ne ndryshim nga monoteizmi eshte i lidhur kerthizisht me natyren e prandaj njeriu zoteronte nje spiritualitet me te pasur , me te plote.
Mund te flasim deri ne mengjes mbi burimin e spiritualizmit por do e gjejme vetem ne natyre, ngado ta kthejme,perfshire spiritualizmin kombetarist.

Monoteizmi nuk beri gje tjeter vecse futi ne arke Hyjin. Pastaj kete arke e futi ne nje faltore,pastaj pas faltores e kuptoi qe arka nuk mjaftonte per te ruajtur Hyjin, prandaj Hyji duhej futur ne ‘liber’. Cfare shpikje he, te futesh Hyjin ne liber. Rrofshin hebrejt qe na mesuan sesi Hyji degjeneron ne nje cope ‘libri’ e me e forta tani ende gjysma e njerezve te botes e kerkojne spiritualitetin ne faqet e nje libri! Kjo eshte mahnitese ne llojin e vet te idiotesise, nje idiotesi kaq e sofistikuar saqe duket ajka e urtesise njerezore.

Me ca fjale historia e monoteizmit prej Mojsiut(leme menjane Akhenatonin).
Mojsiu gjen Zotin e malit Sinaj, qe i perkiste nje tribuje te zones. E lidh me nje Zot shtepiak te abrahamit(ne Ur cdo shtepi kishte nje shpirt te shtepise) fytyren e te cilit e asgjeson sepse duhet ta lidhe me Diellin e Akhenatonit e praktikisht paraqitjet e zotit prej atehere jane thjesht rreze dielli qe te verbojne.

Meqe ky zot eshte i padukshem i duhet ti marre ‘FJALEN’ pasi pa ‘Fjalen’ ky zot i padukshem do ishte njekohesisht inekzistent. ‘Ne fillim ishte Fjala’-thote Bibla.

Tani cfare ben Mojsiu. Meqe hebrejt ishin nomade, per te ruajtur kete Zot i duhej ta fuste ne valixhe,pasi si do e marresh me vete dicka te padukshme po nuk i fute ‘Fjalen’ ne valixhe? Keshtu valixhja ku futi Zotin, ishte nje ‘arke’ . Pra futi Zotin ne ‘Arke’. Sa rehat eshte ndjere aty Zoti i nje Mali! Imagjinoni sikur Zoti i Tomorrit te futej ne nje arke apo senduk e te merrej me vete psh ne kalabri gjate eksodit pas Skenderbeut.

Pasi u ngulen ne Kanan(Palestine,Izrael) arken ja vodhen Filistinet,keshtu ngelen pa Zot. Populli donte te shihte Zotin po arka ku ishte burgosur Zoti , mungonte. Keshtu Zoti,Hyjnorja per here te pare ne jeten e njerezimit u kthye ne ‘fenomeno da baraccone’.

Atehere pas peripecive te shumta e meqe u ngulen mire ne Kanan, u mendua qe Zoti te ishte plotesisht i padukshem,pra edhe arka te burgosej e u gjet ‘Tempulli’.
Burgosim arken ku kemi burgosur Zotin e Malit Sinaj brenda tempullit, keshtu jemi me te fuqishem dhe nese na vidhet arka ska problem , nuk e merr vesh kush.

Mirepo kaloi koha dhe gjetja e Salomonit(apo Davidit) nuk funksionoi me. Izraeli u nda ne dy pjese e Zoti ngeli ne Jeruzalem, ne tempull, pasi atehere hebrejte nuk i njihnin sinagogat, kishin vetem Tempullin e Jeruzalemit ku rrinte Zoti. Jeruzalemi ishte ne shtetin e Judes, keshtu shteti tjeter ai i Izraelit ngeli pa Zot. Prandaj banoret e Izraelit vajten e moren Baal-in e deshmohet ne mase te jashtezakonshme.

Tani kriza u pasua nga pushtimi i Nabukodonozorit shkaterrimi i Tempullit.
Hebrejte e gjeten veten perseri pa Zot. Tempulli e Arka ishin shkaterruar e Zoti ja kishte mbathur prape ne Sinaj i lumtur qe doli nga burgu, ose sipas tyre i kishte braktisur.

Mirepo hebrejte dine te dalin nga krizat. U shpik burgosja e Zotit brenda fleteve te nje ‘Libri’. Librat behen kopje te pambarimta, keshtu edhe nese digjet nje liber eshte tjetri, keshtu qe hebrejte nuk do rrezikonin kurre me qe Zoti t’ja mbathte ne malin e vete te Sinait e ti braktiste .

E kapen per flokesh Zotin dhe e burgosen brenda librit.
Me nje gur vrane dy zogj. Zoti skishte nga tja mbathte me e njekohesisht do behej protagonisti kryesor i historise hebreje.
Pastaj te tjere studiuan Zotin dhe nxorren libra se c’donte te thoshte Zoti me ato qe tha. I futen edhe nje te gjykuar Zotit duke importuar nje shpirt te keq babilonez Satanane. ‘Zoti eshte i mire ‘- ‘Satani eshte i keq’.

Keshtu hebrejte perfeksionuan Zotin te cilin pastaj e moren Kristianet e Islamiket, te cilet duhet te mesojne nder te tjera edhe historine e hebrejve para se te mesojne historine e te pareve te tyre.
E pabesueshme, njeriu arriti shkallen me te larte te idiourtesise.

Tani jane jo te paket ata ateiste apo anjostike qe pretendojne se njerezit qe lexojne shume kane spiritualitet me te pasur sesa ata qe nuk lexojne.
Ndikim i paster i idiourtesise hebraike qe shitet per te vertete e ka mundesi te behet edhe ’shkencore’ ndonje dite(nese nuk e kane bere akoma).

Po ashtu pretendohet shkarazi e heshturazi apo mbyturazi per ndonje spiritualitet qytetar,sikur guret ,hekuri e qelqi i pallatit apo tymi i makinave na dhenkeshin ndonjefare spirtualiteti.

Tani duhet gjetur nje spiritualitet per shqiptaret. Shume e lehte ta shkruash, ca germa te qendisura me tastiere.
Ceshtja eshte ku ta gjesh, mes pallateve apo mes maleve?
Si moderne qe jemi duhet ta gjejme mes pallateve,por ce do se nuk e gjejme dot. Keshtu perfundon edhe gjetja e spiritualitetit sepse drejt maleve shkohet tek Naimi,Cajupi e Fishta, kjo trashegimi e padobishme per njerez moderne e progresiste, le te themi ky ‘apandesit’.