Shmiti ndihmoi per shquarjen e klosizmit

Libri i Shmitit u dha shqiptareve disa 'risi' te cilat fatmiresisht ndihmojne ne 'zbulimin' e disa intelektualeve dhe te nje rryme degjeneruese qe po shkaterron kulturen shqiptare. Risite e Shmitit qe u propoganduan nga Klosi mund te permblidhen ne pak pika.

Nese Skenderbeu ishte i nxitur nga hakmarrja sic thote Shmiti, atehere meqe hakmarrja ka per qellim kryesor vrasjen e vrasesit dhe kjo nxirret ne pah edhe nga kultura shqiptare, atehere logjikisht qellimi i Skenderbeut nuk do kish qene ardhja ne Kruje por meqe Bej i Sulltanit e qe kishte mundesi ti afrohej, do ishte afruar e do e kish vrare sulltanin per te permbushur hakmarrjen e te vinte nderin ne vend.

Mirepo qellimi logjik i hakmarrjes , i vetmi qellim i hakmarrjes duke qene se ai qe smerrte hak quhej i cnderuar e perbuzej nga shoqeria shqiptare, nuk u permbush atehere kur kishte me teper mundesi, pra si Bej, atehere motivi i hakmarrjes si motivi kryesor i ardhjes se Skenderbeut ne Kruje eshte motiv fals, produkt i nje keqinterpetimi logjik te fakteve shkencore, si pasoje e varferise ne logjike ose nje logjike qe nuk ka per qellim te synoje tek e verteta.

Tani zelli fetar i Skenderbeut, Skenderbeu kryqtar qe kishte per motiv jetesor te debonte islamin nga Europa.

Pike se pari , Skenderbej nuk eshte as emer e as mbiemer por bashkimi i nje emri islamik me nje titull fisnikeror-ushtarak turko-islamik .

Perse nje kryqtar qe i kushton jeten debimit te islamit, do mbante shenjen me te forte dalluese ne identitetin vetjak si emri islamik e si titull fisnikerie nje titull turko-islamik ?

Pra kemi nje paradoks i cili e ben hipotezen te paplotesuar, keshtu qe kjo hipoteze duhet te ngelet neper sirtare sepse asgje shkencore nuk verteton dot e asnje te vertete nuk nxjerr ne drite.

Praktikisht asnje nga te vertetat e reja te Shmitklosit, nuk i qendron kritikes me te thjeshte qe arrij te nxjerr, atehere si do mundem te thelloj me tej kritiken mbi dicka thelbesisht irracionale e pseudo-shkencore ?

E verteta nuk ka nevoje per demagoge si Klosi apo ndonje tjeter, demagoget e se vertetes vazhdimisht kane deshmuar se nisen nga qellime personale te uleta sepse ekonomike apo te peshtira sepse duan te rrenojne vlera te verteta.

Shmiti nuk ka botuar kurrfare libri, por i ka kaluar doreshkrimet e pabotuara Klosit qe ty ti perkthente e te botonte nje liber ne Shqiperi.

Pse Shmiti nuk ka botuar librin ne Gjermani ?
Pse Klosi e botoi dhe e komercalizoi ne kete menyre ?

Nuk e di nese Shmiti eshte burre i mire, po ama qe ka pas frike ta botonte ne Gjermani kjo duket sheshit, ose ndoshta asnje shtepi botuese nuk ishte e interesuar.
Te gjithe autoret e huaj i kane botuar e i botojne ne fillim ne gjuhet e tyre, pse Shmiti jo ?

Ka vetem nje arsye te ketij komercalizimi meskin ne Shqiperi, paraja.

Nga Greqia e lashte po huazoj nje koncept. Sofistet ishin te paret qe merrnin para per te mesuar studentet e u akuzuan si prostituta te kultures.
Tani eshte normale te marresh para, mirepo a eshte e moralshme te fitosh para duke perhapur genjeshtra e komercalizuar mbi kurrizin e figuren qendrore te nje kombi e mbi vete vlerat e nje kombi ?

Per mua jo, prandaj edhe Klosi eshte prostitute e kultures kombetare e gjithe kjo demogogji e komercalizim i se vertetes se rreme nuk ben gje tjeter vecse i hap rrugen kurverise se kultures, cka me ben te mendoj se ‘klosizmi’ eshte term i pershtatshem per te pershkruar kurverimin kulturor qe po meshon ne Shqiperi.

Me klosizem duhet pershkruar jo krejt kurverimi i kultures, nepermjet komercalizimit meskin te genjeshtrave, pasi ky proces ka kohe qe ndodh, por kurverimi i asaj pjese te kultures qe lidhet me vlerat themelore mbi te cilat ndertohet e jeton nje bashkesi njerezore qe quhet komb, vlerat kombetare e morali kombetar.

Related Posts: