Në Evropianin që po zhvillohet në Rumani, peshëngritësja shqiptare ngriti në shkëputje 96 kilogramë, po aq sa bullgarja Navikova, por falë peshës trupore më të vogël arriti të zë vendin e parë. Begaj nuk pati të njëjtin sukses në stilin e shtytjes duke u renditur në vendin e katërt me 111 kilogramë, ndërkohë që në dy garësh u rendit e treta duke ngritur në total 207 kg. Romela Begaj është peshëngritësja e vetme që përfaqëson Shqipërinë në kategorinë e femrave, ndërkohë që ditët e ardhshme do të tentojnë meshkujt për t’i rikthyer medaljet që mungojnë prej kohesh prej tyre.
Home »
» Romela Begaj kampione e Evropës në stilin e shkëputjes
Romela Begaj kampione e Evropës në stilin e shkëputjes