Thone qe kombetarizmi duhet te bazohet mbi te ardhmen ne nje kohe qe cdo kombetarizem, yni perfshire, bazohet mbi te shkuaren, sheh epokat e lavdishme dhe i pahnxjerr per te demostruar se kombi ka energji e mund te beje me shume.
Per mua eshte e qarte qe kombetarizem te bazuar mbi te ardhmen nuk mund te kete ,por nese ky (ta zeme) kombetarizem hamendesor do perfaqesonte nje ideologji pa paradokse, atehere do perbente nje mundesi, sigurisht qe nuk do kishte te bente me realen, pasi realja i takon fakteve konkrete dmth duhet te presim te ardhmen per te pare konkretizimin.
Pra pyetja kryesore per ti dhene statusin e mundesise: A mund te ndertohet nje ideologji pa paradokse kur kemi te bejme me nje bashkesi ne radhe te pare morale e spirituale si Kombi ?
Pra neokombetaristi mund te jete nje mundesist (posibilist) e sigurisht kjo sjell vetiu se nuk eshte realist (por nje realist potencial).
Une e quaj te papranueshme idene se vetedija kombetare eshte nje e dhene e pandryshueshme,pra qe e kemi perfituar perfundimisht , pasi historia na meson sesi humbi ne shqiperi percaktimi kombetar ‘Arber’ dhe vetedija arberore e mbeshtetur mbi nje moral e spiritualitet pagano - kristian apo kristiano-pagan. Kete vetedije e ruajne arbereshet te cilet nuk arrijne psh te konceptojne sesi nje arberesh mund te jete myslyman. Nje shqiptar do e konceptonte shume mire sesi nje arberesh mund te jete myslyman,por jo nje arberesh.
Cka dua te them eshte se nuk duhet te luajme me nje te dhene kaq te luhatshme sa vetedija kombetare. Mjaft te shikojme sesi shume femije emigrantesh nuk e zoterojne nje vetedije kombetare.
Kjo do te thote se kurrsesi nuk duhet te guxojme te kritikojme e aq me pak te asgjesojme, themelet mbi te cilet u ndertua kjo vetedije,pavaresisht joracionalitetit qe keto themele mund te permbajne.
Tashme ky joracionalitet i mundshem apo real ben pjese tek morali kombetar,duam apo s’duam ne. Ne rast se ne i godasim keto themele, atehere do rrezojme edhe shtepine.
Pastaj nese ideja synon te rrezojme shtepine me mire te ngreme plackat qe ketu e te ikim ne plazh te kalojme nje dite te bukur nen rrezet e Sol Invictus-it.
Megjithese duhet pranuar se ka shume qe duan te rrezojne shtepine e te flene ne shtepine e te huajit apo ne nje shtepi te madhe europianesh hipotetike ku keta dhe Hysein al Qurash dhe Patrik Lumumba apo Zinedin Zidane i perkasin te njejtes bashkesi morale e spirituale.
Ta zeme se vetedija kombetare eshte e dhene e pandryshueshme atehere sipas neokombetaristeve kombetarizmi me fytyre nga e ardhmja duhet te ndertohet mbi Arsyen, si e vetmja arkitekte e nje Kombi, pra edhe morali i ri kombetar duhet te jete produkt vetem i Arsyes, ku psh miti i Kostandinit e Dhoqines ( e morali qe percjell) eshte i denuar me vdekje pasi miti eshte joracional keshtu qe mund te jete burim paranojash.
Mirepo ketu mund te shihet cdo gje pervec moralit kombetar sic konceptohet ky moral, sepse ketu kemi te bejme me nje shoqeri ku perjashtohet ‘besimi’ si mjet ngjizes. Por pa ‘besimin’ (ne nje zot, ne nje mit te perbashket, ne nje race te perbashket etj) morali kthehet ne nje kuti bosh.
Pra nuk kemi te bejme me nje moral kombetar por me nje konceptim abstrakt te ketij morali i cili perfundon jo vetem duke e nenshtruar plotesisht moralin ndaj arsyes, por duke e shkrire esencen e moralit brenda arsyes, pra asgjesuar vete moralin e mbajtjen e moralit si ‘mumje’.





