Racionalizmi ekonomik po mbyt kulturen

Praktikisht mund te thuhet se vizioni materialist i botes se sotme, po sjell ngadale shpartallimin e cdo ideje jomaterialiste dhe varferimin e vazhdueshem te asaj pjese qe quhet civilizimi shpirteror (kultura shpirterore).
Civilizimi material ngadale po fiton te drejten te quhet si pjesa e dobishme e civilizimit e te shtyje drejt kendit te erret si te padobishem civilizimin shpirteror.

2 burimet baze te civilizimit shpirteror jane pikerisht filozofia e letersia, keto qe sic e dime te gjithe e bene civilizimin helen, aq te shkelqyer, pertej anijeve , qypave, rrugeve e pallateve, per te cilat Roma u tregua me e zonja.

Nese do guxoja nje krahasim, do thoja se civilizimi aktual ndodhet njesoj si ne fazen e kalimit nga civilizimi helen ne civilizimin romak.

Ndersa ai helen, karakterizohej nga pasuri jo vetem materiale por edhe(sidomos) artistike, folozofike, letrare etj, qyteterimi romak u karakterizua nga nje varferi e vazhdueshme ne fushat e shpirtit(mendjes) e nje pasuri materiale e pashembullt, me rruge, ujesjellsa e pallate qe ne Greqi as ishin enderruar.

Ky ndryshin vinte nga nje filozofi jete e ndryshme; Aristoteli predikonte superioritetin moral i cili krijonte e zhvillonte polisin, Platoni superioritetin e mendjes (filozofeve) ndaj kategorive te tjera, ndersa Roma eficencen e nje shteti me infrastrukture te pershtatshme ligjore e materiale, per te gllaberuar boten e per ta bere boten te gezonte ‘Pax Romana’.

Kemi te njejtin kalim, biles ka disa dhjetravjecare qe po kryhet, pasi varferia artistike,letrare e filozofike e ketyre 30-40 vjeteve te fundit me duket shume e qarte e ne kundershti te forte me zhvillimin material e teknologjik(stacione hapesinore, trenat Gtv, procesi i klonimit, interneti etj).

Zaptimi i domethenies se konceptit jetik te dobishmerise eshte baza e ketij transformimi.
Dobishmeria po perdoret si koncept qe mund te pershkruaje vetem aktivitetin material te njeriut apo aktivitete qe sjellin te mira materiale, keshtu lihet jashte si i padobishem cdo aktivitet njerezor qe nuk ka per qellim permiresimin material. Inxhinjeri i dobishem perkundrejt shkrimtarit si i padobishem.

Nese ky konceptim i dobishmerise behet prone e shumices derrmuese te njerezve atehere te behemi gati ti themi lamtumire jo vetem profesoreve te lendeve shoqerore, shkrimtareve e folozofeve, por per mendimin tim ti themi lamtumire edhe lirise e dinjitetit njerezor si kategori te vlefshme ne jeten e perditshme.
Humbja e demokracise, eshte thjesht nje hap larg humbjes se lirise e dinjitetit njerezor.

Triumfi i konceptimit ateisto-materialist te gjerave te kesaj botes eshte i lidhur ngushte me pozitivizmin (logjik apo racional) e me perkrahjen e gjere qe pozitivizmi po merr ne vete komunitetin humanist, keshtu qe fajtor per humbjen ne te ardhmen te pasurise artististike, letrare e filozofike, do quaja edhe kedo ‘humanist’ pozitivist qe nuk pati kurajo intelektuale ti dilte perballe pozitivizmit e ti thoshte ca fjale.

Tani po ndodhet perballe konceptit te ‘dobishmerise’. Pa ta shohim si do provohet me metoda shkencore dobishmeria e letersise apo artit kur keto i perkasin subjektivizmit ?
Kush do shpjegoje me metoda shkencore se perse njeri e quan te dobishem Nicen apo Kantin apo Moxartin ndersa tjetri i quan te padobishem ?

Do vije momenti qe dobishmeria e subjektives do hidhet ne kosh te plehrave, do ‘cmitizohet’ edhe dobia e artit apo letersise ne jeten e njeriut, jo duke u dale hapur kunder, por duke folur per padobine e tyre ne kohet moderne racionale.

Kjo eshte ceshtje jetike, se kerkohet pershtatja me nje konceptim e praktike jete, qe ndikon ne burgosjen mendore (filofobi) e braktisjen e cdo forme te sofistikuar te kenaqesise e pasqyrimit te realitetit (frike nga letersia e arti).
Burgosja mendore nuk ka si mos te vije nga adhurimi i materies.