Perqasje ndaj se vertetes

E verteta deri me sot ka qene edhe qellim per tu arritur por edhe mjet per te arritur qellime te ndryshme. Perdorimi i se vertetes si mjet, mund te duket blasfemi ne pamje te pare per ata qe besojne se e verteta eshte qellimi perfundimtar i cdo dije njerezore, mirepo kjo ndjesi mund te mposhtet thjeshte, nese thuhet se pa perdorur te vertetat ne jeten e perditshme qenia njerezore
do ishte pre e riperseritjeve te gabimeve e sdo kish shkuar asgjekundi.

Le ta rrezojme te verteten nga froni i qellimit final, per ta zbritur poshte e per ti dhene ate qe i takon; e verteta eshte mjet per te arritur qellime te ndryshme.
Nga ana tjeter vete qellimet e ndryshme jane mjete per qellime te tjera e ato serisht mjete per qellime te tjera, keshtu qe dallimi midis mjetit dhe qellimit nuk eshte aq i madh sa cmendohet, eshte i madh vetem ne nje sistem te caktuar referimi, nderkaq apriori mjeti perputhet me qellimin.

Atehere e verteta del te jete qellim per nje grup te caktuar, i cili pastaj ua jep kete te vertete gjithe te tjereve qe ta perdorin si mjet per qellime te ndryshme.
Dijetaret kerkojne te verteten , te cilen ua japin gjithe te tjereve. Dijetaret duke e pasur qellim te verteten ndihen me fisnike se ata qe te kete te vertete e perdorin, meqe qellimi eshte perhere me fisnik se mjeti, mirepo kjo fisnikeri e deshiruar eshte thjesht nje vegim, pasi vete dijetaret(shkencetaret) jane mjeti i shoqerise per te arritur te vertetat e nevojshme per jeten e shoqerise.
Prandaj edhe dijetaret nuk mund te ushtrojne dot kurre pushtetin, sepse per pushtetin gjithcka eshte mjet e vete pushteti eshte mjet. Pushteti eshte tager i vepruesve, pasi ata shohin gjithcka si mjet qe i ndihmon per te vepruar.

Cfare i ben dijetaret te nderuar eshte fakti se e verteta zbulohet e per te zbuluar nje te vertete duhet ne radhe te pare inteligjence pastaj pune e vullnet dmth dijetaret jane te nderuar sepse jane inteligjente, tek dijetaret pandergjegjesisht nderojme inteligjencen e tyre jo shpirtmiresine apo fisnikerine e qellimit te tyre final, keto te fundit jane ndjesi shterp te krijuara posacerisht per nevojen e perkedheljes qe dijetaret kane.
Une dashuroj te verteten, prandaj jam fisnik apo i fisem; nuk ka asnje vlere ne vetvete, vleren e merr vetem atehere kur zbulon nje te vertete; jo ai qe dashuron, por ai qe zbulon nje te vertete mund te pretendoje njefare fisnikerie.

Zbulimi i se vertetes eshte ceshtje e nxehte, sepse nese e verteta zbulohet atehere ajo eshte e nese eshte, nuk krijohet apo shpiket. Kjo e ben te verteten jonjerezore dmth mbinjerezore, andaj kerkuesi i se vertetes eshte njekohesisht kerkues i mbinjerezores.
Ketu ndodh edhe ngerci midis njeriut modern qe deshiron te jete Zot dhe te vertetes qe eshte mbinjerezore. Keshtu shumica e dijetareve(shkencetareve) moderne kane perftuar nje sjellje te cuditshme e thuajse kane krijuar nje kaste klerikale. Kasta e re klerikale e zoteruesve te se vertetes. Filmi i vjeter i 'se vertetes se madhe', po xhirohet serisht.

E verteta nuk resht se qeni hyjnore, pavaresisht se eshte mjet. Ky hyjnirim i ka rrenjet thelle ne histori e duhet te jete i dobishem perndryshe nuk do ish hyjniruar dje e as nuk do adhurohej sot.
Pikerisht dobia eshte element kyc jo vetem ne hyjnirimin e se vertetes, por ne vete zbulimin e se vertetes e deri ne pranimin e nje te vertete.
Njeriu eshte i prirur te mendoje se c'eshte e dobishme per te duhet te jete patjeter e vertete e vete e verteta jo rralle drejtohet nga dobia e saj. E verteta e padobishme nuk perben objekt interesi, biles rendom quhet e gabuar.
Kjo ndodh sepse e verteta eshte mjet, mjet qe ndihmon njeriun ne rrugen e tij drejt te ardhmes.
Keshtu njeriu perhere ka perzgjedhur te vertetat e dobishme e ka hedhur poshte te vertetat qe jane vleresuar si te padobishme apo deri edhe te demshme, cka shton edhe mundesine qe te vertetat te mos mbarojne kurre, per te miren e brezave qe do vijne; edhe ata te merren me te vertetat.
Nuk mohoj dot se me vjen te qesh me kasten e sotme klerikale qe zoteron te vertetat dhe i mbron e perkedhel me xhelozi, sidomos me ata klerike te se vertetes, qe hecin me parimin e autoritetit.