Jane ligjet e Natyres , burimi i 'vlerave' apo jane ligjet e Njeriut ?
Nese jane ligjet e Njeriut atehere eshte logjike qe ne absolut asnje vlere nuk eshte e perjetshme sepse burimi nuk eshte i perjetshem,dmth Njeriu e nderron mendesine shume lehte e eshte i transformueshem,pra ligjet e njeriut jane te perkohshme, ashtu si e verteton historia.
Nese jane ligjet e Natyres burimi i Vlerave atehere, po, kemi vlera te perjetshme, sepse ligjet e natyres jane te pandryshueshme e te perjetshme. Me kete ka lozur monoteizmi duke i veshur te gjitha ligjeve njerezore natyre Hyjnore e duke i bere te gjitha te pandryshueshme,kur ne fakt vetem nje pjese jane te tilla apo duhet te jene te tilla.
Gjithe ceshtja eshte studimi imtesor i vlerave qe na percillen nga e shkuara dhe shquarja e atyre qe jane te patjetersueshme e sigurisht ruajtja me fanatizem e tyre nga sulmet e vazhdueshme te pseudovlerave.
Sot po flitet per rifutje te njeriut ne natyre nepermjet shoqatave e partive ekologjiste,por te mos harrojme se parimi themelor qe sundon eshte:
Njeriu eshte Zot i Natyres e per shkak te nevojave te tij te menjehershme qe jane gjithnje e ne rritje duhet ta shfrytezoje natyren pa llogaritur se c'mund te ndodhe ne te ardhmen me raportin Njeri- Natyre.
Ky eshte parim i paster materialist e ka gjetur perkrahes qe ne shek 18 derisa u be parim sundues.
Po te shikojme qe nga shek 18 e deri me sot ka nje permbysje te plote te vlerave ,cka eshte e kuptueshme nese nevojat materiale njerezore vihen permbi cdo lloj rregulli e strukture ekzistuese,sidomos atyre morale e shpirterore te cilat jane shprehje e vete ligjeve te Natyres.
Tashme lidhja Natyre-Spiritualitet eshte e njohshme per te gjithe,por nuk eshte e njohur . Ky eshte paradoksi i 'dijes per te gjithe'. Kur Naimi jone ndergjegjen kombetare e cila eshte lloj spiritualiteti e lidhte me Natyren Shqiptare, nuk e bente thjesht per te thurur ca vargje malli, por ishte pjese e lidhjes Natyre-Spiritualitet. Nepermjet natyres shqiptare, zgjohet midis shqipfolesve lidhja shpirterore me qender Token Meme, pra forcohet ndergjegja kombetare.
Po ashtu parimi i nenshtrimit te Natyres e jo administrimit te saj nepermjet inteligjences, eshte shkaku i zhdukjes se Spiritualitetit ne boten moderne. Me zhdukjen e spiritualitetit erdhi edhe zhdukja graduale e moralit e tashme njeriu modern duke jetuar mes gurit,asfaltit e botes virtuale kerkon vlera te reja, por nuk kerkon vlera qe burojne nga spiritualiteti por vetem ,eksluzivisht, vlera qe burojne nga interpretime te ftohta te logjikes materialiste.
Keshtu qe njeriu gjendet befas nen sundimin e plote te Vesit, sepse deri me sot sikunder shumica e filozofeve(qe kane qene edhe teologe te shkelqyer) thone: Vesi lidhet me bollekun material,kurse Virtyti me bollekun shpirteror. Platoni pasurine e Greqise e quante fillimin e degjenerimit te shoqerise,sepse shoqeria sipas tij nuk ishte ne gjendje te administronte parane pa rene pre e Veseve.
Pak a shume mendimi me i perhapur i filozofeve ka qene, se njeriu nuk eshte ne gjendje pa rene ne ves, te administroje parane kur kjo i tejkalon disa here nevojat imediate njerezore.
Njeriu modern eshte pre e vetvetes ,te cilen e ka qenderzuar kaq shume,saqe ashtu sikunder gjithmone cdo vlere e mundshme i nenshtrohej qendres (zakonisht Hyjnorja) edhe tani cdo gje i nenshtrohet qendres,pra Vetvetes. Ne kete menyre,cdo ligj njerezor shenjterohet e ne kete menyre kerkohet trasformimi ne 'vlere'. Biles po ndodh qe 'vlera' te tilla te shenjteruara si pasoje e qenderzimit te vetvetes, po fillojne e te quhen gjithnje e me shpesh 'Vlera Universale' e per te cilat po justifikohen lufterat e shek 21.
Mendoj se Modernizimi me qytetet e tija te pluhurosura, zhurma pafund makinash, ethe trafiku e gjetjeje te punes, hapesira e vogel e banimit qe disponon njeriu, eshte nje faktor shume i rendesishem i zhdukjes se spiritualitetit dhe vlerave te patjetersueshme njerezore si dhe krijues antivlerash. Paradoksi eshte se sistemi i fuqishem Klasor qe ekziston eshte brenda ligjeve te natyres ne kushte heterogjeniteti te theksuar. Eshte e vetmja pike e forte , biles e patundshme, ndarja e theksuar klasore, krijimi i kastave te qarta e kalimi shume i veshtire nga nje kaste e ulet tek nje e larte qe tashme eshte privilegj i atyre qe kane nje talent natyror apo kuocient shume te larte inteligjence apo fat neper lojra fati. Me pak fjale Kastizmi eshte e vemtja pike e forte e modernizmit, pa te cilin sinqerisht modernizmi nuk do ekzistonte.
Ky sistem kastist qe ka shoqeria moderne tregon qe barazia, demokracia e te drejtat e njeriut ,ne fakt jane vetem propagande e jane huazuar nga shoqerite homogjene konservatore ku keto jane vlera te verteta.





