NBA: Cleveland i afrohet rekordit

LeBron James ka shënuar 29 pikë në ndeshjen në të cilën Cleveland Cavaliers ka dërrmuar kampionin në fuqi të NBA-së, Boston Celtics, duke e mposhtur me rezultat 107-76.
Fitorja i afron Cavaliers-at një fitore larg rekordit të të gjitha kohërave për fitoret si vendas brenda një sezoni. Cavalies tash kanë 39 fitore dhe vetëm një humbje në fushë vendore, dhe në ndeshjen e të mërkurës kundër Philadelphias do të mund të barazojnë rekordin e sezonit 1985-86 kur Celtics kishin shënuar 40 fitore dhe kishin pësuar vetëm një humbje në shtëpi.Te Cleveland katër lojtarë të tjerë shënuan pikë dyshifrore: Daniel Gibson 15 pikë, Mo Williams dhe Delonte West nga 13 dhe Zydrunas Ilgauskas, i cili ndihmoi ekipin me 11 pikë dhe 10 kërcime.Paul Pierce udhëhoqi tek Bostoni me vetëm 14 pikë. Glen Davis shënoi 12 pikë dhe Mikki Moore 10 të tjera në humbje.