Mitet ndihmojne spiritualitetin kombetar

§. 19. Pjestarët e Familjes.
Familjen e perbajn gjindja e shpis; si të shtohen këta, dahen në vllazni, vllaznija në gjini, gjinija në fise, fiset në flamur e të gjith zbashku permblidhen në nji Familje ma të hapët, e cila quhet Kom, e kan nji atme, nji gjak, nji gjuhë, e doke.

Kombi eshte nje ‘familje e madhe’( familje ma te hapet) thote kanuni, keshtu qe perqasjet e shqiptareve ne lidhje me kombin detyrimisht duhet te kene elemente jo racionale ( nuk do te thote detyrimisht irracionale) ashtu sikunder cdo anetar i familjes ka ne lidhje me familjen.

Paprekshmeria e familjes eshte detyre e cdo anetari te saj,detyrimisht edhe paprekshmeria e Kombit duhet te jete detyre e cdo shqiptari.

Kombi eshte nje zhvillim i nocionit te bashkesise e duke qene se perfshin shume individe lidhjet qe cojne tek kombi jane logjikisht me te dobeta se lidhjet qe cojne tek flamuri ,fisi apo familja.

Problemi qe ngrihet natyrshem eshte pikerisht zhvillimi i lidhjeve ndermjet anetareve te kombit.
Nese kombi do shihej vetem ne kendveshtrimin e racionalitetit ekonomik apo politik atehere nuk do kishte arsye te ekzistonte per shkak se si racionalizmi ekonomik ashtu edhe ai politik shprehjen me te mire e gjejne brenda shtetit.

Kombi eshte shprehje e lidhjeve shpirterore mes individeve, ku vlerat e perbashketa kane rolin kryesor ne ushqimin e ketyre lidhjeve e sigurisht qe ne kete prizem kemi nje antagonizem te tij me kristianizmin apo islamin. Vetem nacionalortodoksia per shkak te nacionalizmit qe permban nuk mund te jete ne kundershti me kombin por serisht me kombin qe ngjiz.

Pra nevoja e mitizimit te kombit eshte jetike per ekzistencen e kombit tone. Transformimi i kombesise shqiptare ne nje perkatesi fetaro-kombetare nuk eshte shpikje e shek 21 por nje nga zbulimet me te medha te Rilindasve. Besoj se diferenca mes ’shpikje’ dhe ‘zbulim’ e jep qartesisht idene time.

Kombi nuk perhap nje koncept qe duhet perqafuar gjate nje procesi te caktuar historik ,me qellim permbushjen e nje detyre,perkundrazi , kombi eshte nje zhvillim normal i struktures socio-politike te qenies njerezore i cili del ne pah ne rrethana te caktuara historike.

Ne ende nuk e kemi zgjidhur ceshtjen kombetare, keshtu qe lidhja mes shtetit e kombit duhet te jete me e forte se kurre.

Koha e Rilindasve nuk ka perfunduar pasi arsyeja e ekzistences se tyre lidhet me formimin e shtetit komb e jo me europianizimin apo pasurimin e shqiptareve te RSH-se apo Kosoves.