Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma në San Siro ndërmjet Milanit dhe Torinos ka përfunduar me fitoren e kuqezinjve me rezultat prej 5-1. Njeriu të cilin e kërkon vetë goli, Pippo Inzaghi, shënoi hat-trick në këtë përballje, duke bërë që pjesa e mbetur e ndeshjes të luhet vetëm për prestigj. Golin e parë superPippo e shënoi në minutën e 13-të, të dytin (37’) pasi pranoi një krosim nga David Beckham, ndërsa kompletimin e hat-trickut ia mundësoi Ronaldinho, i cili bëri një pasim të bukur te ‘njeriu gol’, dhe Inzaghi nuk gaboi përballë portierit Sereni (60’). Golin e katërt e shënoi Ricardo Kaka (68’) nga pika e bardhë, pasi gjyqtari kishte akorduar penallti për shkak të një ndërhyrje të portierit mysafir në Massimo Ambrosinin. Golin e nderit për Toron e shënoi Ivan Franceschini (80’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Ambrossini në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Home »
» Milani në pozitën e dytë
Milani në pozitën e dytë