Mbijetesa kerkon edhe mizorine

Duhet te pranojme mbijetesa e individit, nuk ka qene asnjehere problem i ‘darvinizmit’ shqiptar po ashtu as adoptimi shoqeror.
Shoqeria shqiptare ne mijevjecare eshte perpjekur, qe sakrifica e individit te sherbeje per mbijetesen e shoqerise, biles jane bere edhe sakrifica te tmerrshme. Psh rasti i nje femre qe diten e marteses u semur aq shume saqe smund te bente dot rruge. Meqe krushqit ekzistojne vetem per nje qellim, dmth te marrin me cdo kusht nusen, biles edhe me koken e vet ( ne rast se per absurd babait te nuses i kthehej mendja krushqit kishin te drejte ta marrin me dhune), atehere e moren nusen. Kjo fatzeza vdiq rruges.
Si te thuash po dhe besen, mbaroi filmi, po e theve e paguan me koke e ska as zot, as drejtesi njerezore a hyjnore qe pi uje.
Mizoria i sherben shoqerise qe rastet e pakta, apo perjashtimet e rregullit, te mos vije nje dite e te behen rregull. Ashtu si denohet me vdekje cdo dezertor, ne rast lufte, sepse duhet te jesh mizor ne sdo qe perjashtimi(dezertimi i njerit) te behet rregull (dezertimi i te shumteve) e keshtu te rrezikohet jeta e te gjitheve.
Amerika po ben te kunderten, perjashtimet e rregullit po behen perhere e me teper rregull me vete sepse po shtohen rastet e perjashtimit, dmth te devijuarit.

Prandaj nese duhet te jemi mizore per mbijetesen e shoqerise, nuk duhet te hezitojme. Sigurisht qe te jesh mizor kur te duhet te jesh vetem i ashper eshte devijim, ashtu sikunder te jesh i ashper kur duhet te jesh i bute eshte serisht devijim. Vlen edhe e anasjellta.

Por njeriu duhet edukuar qe te kete mundesi te njohe edhe ashpersine edhe mizorine e te dije ti perdore.
Nese ti rrit vetem njeriun e bute, delen e perendise, atehere mos prit qe ky te jete i ashper atehere kur duhet apo mizor atehere kur duhet. Ky duke mos i njohur, do jete i udhehequr vetem nga instikti, si kur behet i ashper ashtu edhe kur behet mizor, pra nuk mund te jete kurrsesi i drejte ne ashpersine e tij apo ne mizorine e tij.

Ne shqipot, jemi kaq te tmerrshem, sa ndonjehere cuditem me namin qe 3 milione banore kane ne gjithe Europen, sepse edukata e vjeter qe na bente edhe te ashper edhe mizore e njekohesisht te drejte (te pakten perhere mendonim se po benim te miren), u shkaterrua e tani jemi te papergatitur perballe ashpersise e mizorise qe kemi, sepse nuk jemi me te drejte(apo nuk mendojme se bejme mire).
Normal psh qe krimineli shqiptar me mizorine e tij, do kete vendin e nderit mes mafies europiane, aq sa edhe mafia ruse i rri larg nga frika.
Kete vend ‘nderi’ nuk e kishin emigrantet e para 1945, se shqiptaret dinin te ishin te drejte.

Sigurisht qe pranoj se ashpersia e ambicia na bejne qe te mbijetojme edhe ne Amerike edhe ne Kongo biles edhe mes kanibaleve do ishin ne gjendje te mbijetonim.

Perendimori tipik eshte i bute, por mjere ne radhe te pare drejtesia kur behet i ashper e lere me po u be mizor, holokauste , Hiroshima, bomba me napalm…. hapu dhĂ© te futem.