Pranimi i legjitimitetit natyror te luftes eshte pikerisht pikenisja e shqyrtimit te ceshtjes.
Demokracia eshte nje sistem i brendshem qeverisjeje i nje shoqerie ,keshtu qe ne raportet e jashtme nuk mund te buroje nje kendveshtrim kontradiktor me format e tjera te qeverisjes.
Kthimi i demokracise nga sistem i brendshem qeverisjeje ne 'teresi vlerash internacional-humaniste' eshte proces modern, biles i koheve te sotme e me sakte mund ta quajme nje perpjekje. Ne kete perpjekje po humbet logjikisht edhe thelbi i demokracise .
Demokraci-Lufte nuk perbejne nje nderlidhje ku me fuqizimin e njerit faktor duhet te kemi zhdukjen e faktorit tjeter, pra nuk ka paraprakisht kundershti midis konceptit te demokracise dhe konceptit te luftes.
Asnje sistem qeverisjeje nuk eshte ne gjendje te garantoje paqen e perjetshme, sepse sistemi i qeverisjes nuk eshte produkt i filozofimit mbi paqen, por pikerisht mbi qeverisjen. Keshtu edhe demokracia nuk eshte produkt i filozofimit mbi paqen. Nuk mund te thuash absolutisht tani qe kemi demokraci kemi paqe te perjetshme.
Demokracia e pare jo si sistem qeverisjeje por si sistem vlerash njerezore, vuan nga internacionalizmi pasi propogandon vlerat e gjithe njerezve e jo te nje zone te caktuar.
Ky internacionalizem e ben te bjere ne gracken e cdo teorie internacionaliste,dmth perhapja e asaj teorie(doktrine,ideologjie) me dhune.
Ne kete gracke e ka futur demokracine ajo qe quhet 'demokracia amerikane'. Ka marre tashme persiper perhapjen e demokracise me dhune nepermjet doktrines se luftes preventive.
Nuk eshte aspak faji i Amerikanit , por eshte thelbi i demokracise qe te con tek nje konceptim i tille. Cdo teori internacionaliste historikisht ka propoganduar e praktikuar perhapjen e saj me dhune e keshtu po ndodh me demokracine. Perhapja me dhune e jo me paqe nga ana tjeter tregon edhe dobesine e aspak universalizmin e vlerave qe pretendon teoria, pra ne kete pike teoria kthehet ne prodhuese tiranie,sado te larta e fisnike te jene qellimet e saj.
Koncepti i Legjitimitetit te nje lufte eshte nga fitoret me te medha qe njeriu gjeti ne rrugen e tij mijeravjecare te kalimit nga barbaria ne civilizim.
Aktualisht bota po jeton nje periudhe krize ne kete drejtim. Amerika futi ne te drejten nderkombetare serisht konceptin e luftes parandaluese(preventive). Kishte shekuj qe Europa te pakten me perpjekjet e saj zhduku nga raportet nderkombetare legjitimitetin e luftes parandaluese. Kjo arritje e madhe u shkermoq prej Amerikes .
Kjo le te themi eshte disfata e 'demokracise' pasi shteti simbol i lejon vetes perdorimin e doktrines se luftes parandaluese.
Nese perhapet kjo doktrine te cilen e mbeshtetin faktikisht shumica e shteteve demokratike do gjendemi ne nje situate shume te veshtire. Neser del nje shtet e thote: Duke qene se fqinji im eshte pasuruar e ka filluar te shpenzoje shume per armatime ,une duke qene se ndihem i kercenuar nga ky shtim i armatimit, bej nje lufte preventive e keshtu se lejoj te behet kercenim per mua te nesermen.
Fatkeqesia eshte pikerisht mbeshtetja qe njeriu 'demokratik' i jep kesaj doktrine te rrezikshme per marredheniet nderkombetare.