Njerezit vdesin te ankohen njecik; skam leke, spo argetohem,spo ja dal dot fundit te muajit,spo me rritet rroga, skam uje 24 ore, skam drita 48 ore, skam shampo , skam floke, kam shume rrudha, me bezdisi ai/ajo, spo me le te marr fryme, me je bere si deri mac, me je ngjitur si rrodhe, ja pagova pijet 2 here, ca paske qene, me ngordhi macja, jam dobesuar shume,jam i stresuar, jam i lodhur etj etj deri ne infinit.
Kjo mani per tu ankuar, ndizet sapo politikisht nje pushtet fillon te dobesohet, kur ka kriza ekonomike e sociale.
Persa kohe qe nje pushtet tregon force e ofron zhvillim ekonomik asnjerit nuk i plas edhe aq shume per tu ankuar, per gjera qe kane lidhje me pushtetin.
Zakonisht ne keto raste ankohen disa, se nuk po u botohet libri, nuk i respektohet mendimi etj.
Ne pergjithesi liria e fjales, dmth liria e ankimit pretendohet nga ata qe jane kunder nje pushteti.
Praktikisht liria e fjales apo e ankimit eshte mates i konsensusit qe gezon nje pushtet.Nje pushtet i forte, i stabilizuar, qe ofron zhvillim e ka konsensus nuk pyet dhe te ankohesh duke vene kujen, ndersa nje pushtet qe bazohet tek futja e frikes kundershtarit politik apo edhe atij te ziut qe ska te haje, detyrimisht te shkaterron sapo konsensusi yt vijohet nga nje ‘por’.
Liria e fjales, kur nuk ke cfare te thuash, pushon se qeni nje e drejte,sepse e drejta qe te ekzistoje duhet te kete nje fushe per te rregulluar.
Mendoj se liria e fjales eshte nje e drejte qe nuk ekziston paraprakisht,ashtu si cdo e drejte,ashtu si gjithe e drejta.Kjo e drejte kerkohet me ngulm ne momentet e krizes vetjake apo asaj te pergjithshme per te shprehur pakenaqesine.
Nuk di te kete ndonjehere ndonje ndalim te ofrosh konsensusin tend, perkundrazi nxitesh per ta bere.
Prandaj liria e fjales reduktohet ne lirine e ankimit. Normalisht ta thuash ne kete menyre i heq rrobat firmato qe i kane hedhur siper dhe e nxjerr lakuriq,por mua psh me pelqen edhe lakuriq, meqe ankimin e shoh si levizes te masave dhe vete historise. Ankimi eshte nje prej te drejtave qe fitoi njeriu ku hengri mollen ne Eden.
Vetem ne parajse ndalohet (apo nuk njihet ) ankimi e vetiu liria e fjales.
Psh e drejta e njeriut per te kerkuar lumturine, ngaqe lumturia nuk dihet se cfare eshte kthehet ne nje te drejte per te kerkuar ‘asgjene’ apo ‘te pakuptimten’. Atehere meqe eshte boterisht e pranuar se lumturia gjendet nepermjet kenaqesise, njeriu kerkon kenaqesine dhe e quan e drejta e tij e pamohueshme.
Keshtu, 2 homoseksuale kerkojne te martohen sepse kerkojne kenaqesine e mendojne edhe lumturine nepermjet marteses. Hajde merru me ta. Eshte e drejta e tyre te kerkojne lumturine. Pastaj duan te adoptojne femije sepse duan te gjejne lumturine.
Nderkaq ai tjetri ben orgji, nderron gruan ne ‘lokalet prive’ me nje tjeter etj,sepse aty gjen kenaqesine e kerkon lumturine. Tjetri nuk ben femije sepse mendon se femija do e privoje nga kenaqesia e mbase lumturia. Ai matane e gjen kenaqesine tek mbledhja e lekeve e keshtu me radhe.
Praktikisht te gjitha ato qe deri dje cilesoheshin vese, sot jane te mbrojtura nga e drejta universale dhe e pamohueshme e njeriut per te kerkuar lumturine.
Ja ku eshte efekti bumerang per shoqerine e cila ne kete menyre, mbushet me njerez teper ambicioze,egoiste,perverse,cinike, menefregiste etj
Te gjithe keta jane te mbrojtur nga te drejtat universale te njeriut e keshtu ambicioziteti i shfrenuar, egoizmi,perversiteti,cinizmi, menefregizmi etj, kthehen ne sjellje normale te shoqerise.
Po njesoj shprehja se liria jote mbaron ku fillon liria e tjetrit, le kaq shume vend per keqkuptime, saqe humbet edhe vleren fillestare orientuese e kthehet ne nje shprehje boshe.
Ka disa te drejta, ku hyn edhe liria e fjales, qe duhen thirrur per nderhyrje ne menyren dhe kohen e duhur e duke qene se keqinterpretohen gjithsesi lehte, behen ngadale burim keqkuptimesh e humbasin vleren reale.





