Kritike ndaj dy spekullimeve te Shmitit

Shmiti me librin e tij, fale Klosit krijoi stuhi ne nje gote uji. Dy pikat kyce qe u propoganduan lart e poshte prej Klosit ishin Skenderbeu kryqtar dhe Skenderbeu hakmarres.
Dihet fare mire se kryqezata e 1464 do kishte ne krye Skenderbeun, i cili ne rast fitore do zgjeronte tej mase zoterimet e tij ne jug e ne lindje, Kostandinopoja do vihej ne dore te latineve serisht, pjesa me e madhe e Greqise do i takonte Vendikut e do ringriheshin monarkite serbe e bullgare, pa harruar perfitimet e hungarezeve ne Serbi e Bosnje.

Kjo eshte ambicja kryesore e Skenderbeut kryqtar, ashtu sikunder mbajtja e Pirros si ikone e shenjte(perkrenarja ne te gjitha kohet perfaqesonte shpirtin e luftetarit) dhe percaktimi epirot qe shoqeron perhere ate arber.

Kuptohet lehte qe ambicia kryesore e Skenderbeut ishte te mblidhte ne nje shtet arber dhe epirote e ai te behet nje dite jo thjesht ‘Dominus’ por Mbret i Arberve dhe Epiroteve.

Kjo nuk mund te arrihej me turqit ne Oher dhe e vetmja mundesi per te mundur turqit ishte kryqezata, sidomos pas humbjes ne Berat.
Vete zbarkimi ne Itali, pervec detyrimeve morale ndaj Alfonsit, ishte edhe perpjekje politike per ti treguar Papes se ri i cili nuk i donte fare Anzhuinet( kunder te cileve luftoi Skenderbeu) ne Napoli, se i qendronte besnik Papatit,sidomos pse ky Pape ndryshe nga ai para 1458( i cili kishte edhe raporte te keqija me Alfonsin V) kishte per qellim kryesor te ‘paperimit’ kryqezate antiturke.
Shpresat moren hov e hyrja ne lufte kunder turkut prej Venedikut ne 1463 formoi situaten ideale per kryeqezaten, pasi pa forcen detare te Vendikut kryqezata nuk kish shance( asnje kryqezate nuk eshte bere pa protagonizmin e Venedikut, qe nga e para tek e fundit e sidomos e 4-ta ku u pushtua Bizanti) te arrinte perfundime pozitive.

Ambicia e dikujt varet nga fuqia e tij, e sa me shume kjo rritet aq me shume dalin ne pah, endrrat ne formen e ambicies.

Sic e thashe me lart, Skenderbeu e ka bere te qarte endrren e tij, qe si pasardhes i Pirros te mblidhte ne nje shtet Arber e Epirote (me perafri Gege e Toske) e te shugurohej mbret nga Papa.
Keto toka plus Maqedonia do i jepeshin ne rast fitoreje te kryqezates antiturke.

Sa per besimin ne Zot, ska ndonje sekret e as pikellohet kush, deri para 50 vjetesh ne Shqiperi te gjithe besonin ne Zot. Materalizmi historik i Marksit, binte ndesh me ndikimin fetar prandaj edhe nuk i ka dhene kush peshe ketij faktori.

Sidoqofte jemi afer periudhes se Borgia-ve e ateizmi nuk ishte aspak i izoluar, e biles thirrjet e Papes per kryqezate gjeten veshe te shurdher ne Europe. Si faktor esencial i jetes e vepres se Skenderbeut ndikimi i forte fetar eshte thjesht spekullim. Me letra psh Borgia-t ishin Pape&co , ama realiteti ishte gje tjeter. Nga ana tjeter ai nuk e mohoi kurre as formalisht ne letrat qe dergoi ne Europe apo ne vete Papatit, emrin myslyman Skender e titullin Bej qe e shoqeronte.
Te bukur kristian kryqtar qe kemi he ?

Ato gjerat qe thone se ka thene Shmit mbi hakmarrjen, jane serisht elemente spekullimi. Skenderbeut i takonin tokat e Kastrioteve ne baze te traktatit te 1430-s si trashegimtari i vetem i drejtperdrejte, biles Hamzai kish me shume te drejta tek tokat e Kastrioteve sesa vete Skenderbeu.
Pastaj nese te vrasin babane, normal qe hakmarrja behet pjese perberese e nje plani , sesi te shkeputej nga sulltani, vec duheshin kushtet e kushtet i krijoi perparimi i Huniadit ne Serbi.

Skenderbeu donte tokat e Kastrioteve, ky eshte motivi qe e solli ne Arberi, pastaj gradualisht donte gjithe Arberine e Epirin e ky ishte qellimi kryesor qe nuk e arriti dot.

Se keto perkojne me idealet kombetariste shqiptare, nuk do te thote se nuk jane te verteta, se te verteta na qenkeshin hakmarrja dhe kryqezata si fetar i bindur.

Keto dy te fundit jane spekullime e genjeshtra e nese Shmiti ka per qellim me ate liber te pahnxjerre keto spekullime atehere as ja vlen fare te lexohet.
Na kane ardhur deri ne fyt spekullimet antikombetare e lufta e shtrigave ndaj figurave kombetare.