
Corriere dello Sport ka shkruar se Juventusi udhëheq në luftë për të nënshkruar me talentin 20-vjeçar brazilian. Por konkurrenca për të nënshkruar me të mbetet e hapur, pasi garës i janë bashkuar Interi si dhe Real Madridi dhe Arsenali. Sportivja italiane po ashtu thekson se klubet e interesuara duhet të jenë më të shpejtë në tentimet e tyre, pasi Dentinho ka edhe një ofertë anonime nga klub nga Arabia Saudite, i cili ofron 10 milion euro për brazilianin.