Integrimi i sotshem, proces i paqarte

Nicja ka shkruar:

Le ta themi pa frike, si ka filluar deri me sot mbi toke cdo civilizim superior…Njerez me natyre akoma natyrore,barbare ne cdo kuptim te tmerrshem te fjales,gjahtare,ende ne zoterim te forces se paprekur te vullnetit dhe lakmise per pushtet,u hodhen mbi raca me te dobeta,me te civilizuara,me paqesore,qe i dedikoheshin tregtise e rritjes se bagetive ,ose mbi civilizme antike te pafuqishme,ne te cilat ,pikerisht fuqia e fundit jetesore,shkelqente ne fishekzjarre xixelluese shpirterore e korrupsioni…Shtresa aristokratike ne fillim ishte gjithmone shtresa barbarike;mbizoterimi i saj nuk qendronte me shume ne forcen fizike sesa ne ate psikike.- ata ishin njerezit me te paprekur….

Duke u nisur nga ky parashtrim, integrimi nenkupton qe barbari civilizohet/integrohet pasi merr pushtetin.
Por a duhet te prese Europa qe 27 raca te ndryshme kryesisht islamike te marrin pushtetin qe te integrohen ?
Ne Europe nuk jane te gjithe emigrantet shqiptare, pra qe asimilohen lehte, me 5 leke harrojne nene e babe, por jane islamike qe flene me kuranin poshte nenkreses (kadareizem) e luten 5 here dita.
Zezaku sado te integrohet do ngelet zezak,dmth do kete simpati per zezakun, pak a shume si ne Amerike.

Atehere cfare duhet te beje Europa qe te mos vihet poshte nga barbaret e rinj dmth emigrantet ?
Duke i lene emigrantet ne nje gjendje purgatori, pra te papercaktuar, ne pritje te ‘pastrimit’ te mekateve, nuk ben gje tjeter vecse shton mundesine e guerriljeve neper periferite e qyteteve.

Nese Europa peson krize ekonomike, kush do demtohet i pari ? Emigranti sigurisht, periferia e qyteteve e atehere kush do e ndaloje guerriljen e barbareve ? Qytetaret e lodhur te qendres ? Sa mundesi do kete elita e tanishme europiane e races se bardhe ti rezistoje elites luftarake barbarike ? Eshte e thjeshte per Italine qe ka pak emigrante islamike ti beje balle dhjetra mijera emigranteve qe protestuan para pak ditesh ne Rome per vrasjen e 7 zezakeve ne zonen e Napolit nga Kamorra, po nese ata protestues behen qindra mijera , mes te cileve ka edhe meshkuj zezake me fustanet folklorike te vendeve afrikane, atehere cdo u besh ?

Integrimi eshte i pamundur. Ai qe ka shkruar pjesen qe perben parashtrimin e thote qarte:

Integrimi mes 2 kulturave diametralisht te kunderta kalon nepermjet marrjes se pushtetit nga barbaret. Vetem atehere barbaret perthithin civilizimin ,pasi krijojne nje ndjesi perkatesie; ky eshte shteti yne,kjo eshte kultura jone.
Paradoksalisht zbulojme se Kadareja ka deri diku te drejte, asimilimi i shpejte i shqiptareve ne krahasim me emigrantet e tjere ne Europe , tregon se kultura shqiptare nuk eshte diametralisht e kundert me ate perendimore sado qartesisht e ndryshme.

Kjo tregon per fatin tone te keq, se ne nuk jemi barbaret e shek 21 e kur te vije dita do rreshtohemi perkrah qullsit europian kunder barbareve, ne nje kohe qe interesat tona kombetare kerkojne aleance me barbaret, per krijimin e Shqiperise Stergjyshore.

Problem tjeter i mosintegrimit, vjen nga e djathta nacionaliste. Vendosja e interesave kombetare mbi interesat e elites financiare e ben te pamundur asimilimin e barbareve e biles kur te vije koha e konfliktit do jete pikerisht kjo e djathte qe do nise konfliktin me barbaret, Lega Nord ne Itali, Partia e te ndjerit Hajder ne Austri, Le Peni ne France etj.
Ne Austri 2 partite e djathta nacionaliste kane 30% te elektoratit e kjo eshte shume,pasi nje barriere te tille nuk eshte aspak e lehte te kalohet as nga barbaret me luftarake, talebanet e Europes qe pergatiten neper xhamite e qyteteve te medha.

Me pak fjale modeli amerikan nuk funksionon ne Europe keshtu qe Europa do i bindet ligjeve mijeravjecare te civilizimit. Do u jape pushtetin barbareve. Megjithese edhe Amerika po i jep sa per sy e faqe pushtetin nje barbari kenian, por kjo tregon maturi prej elites amerikane, ti genjejme se shteti eshte i tyre e keshtu do integrohen, jo me shume per zezaket ,sesa hispanikeve qe mendohet se do arrijne 70 milione ne 2050. Nderkaq votuesit e Obames genjehen bukur dhe bertasin per demokracine amerikane e melting potin.