Idiotesia dhe progresi revolucionar

Vecimi eshte tipar natyror. Po te shikojme ne natyre qeniet me te fuqishme e me inteligjente ndodhen te vecuara e jane mishngrenese ndersa qeniet e dobeta e me pak inteligjente kane nevoje per grupe gjithnje e me te medha per te mbijetuar.

Vecim eshte hapesire e madhe jetesore per individin.
Qyteti metropol eshte nje investim shume i keq per inteligjencen por i shkelqyer per dijen.duhet te dallojme midis inteligjence dhe dije.

Njeriu hyn tek kafshet e dobeta fizikisht por inteligjente... grupimet e vogla ishin karakteristika thelbesore qe shtoi kuocientin e inteligjences tek njeriu dhe permiresimin fizik gjate evolucionit.

Pra evolucioni njerezor tregon qe njeriu per tu permiresuar ka nevoje per te jetuar ne grupe te vogla ose me sakte ne grupin me te vogel te mundshem qe ben te mundur mbijetesen e tij.

Ne momentin e krijimit te shtetit kemi revolucion apo proces antinatyror. Qe me krijimin e shtetit kuocienti i inteligjences dhe fuqia fizike e mases ka renie te vazhdueshme,te lehte por te vazhdueshme.
Nicja thoshte me te drejte per mendimin tim se 'Shteti eshte krijuar per te tepertit'.

Ne procesin e progresit revolucionar gjithnje e me teper masat priren drejt idiotesise masive, ndersa nje pjese e vogel shton fuqine e saj ekonomike e politike dhe inteligjencen individuale. Sipas disa studimeve qe jane bere kuocienti i inteligjences rritet me pak nese ke zhvilluar nje rruge te caktuar jetesore. Kjo perkonte me jeten e aristokrateve(jo madona e kompany,flas per aristokratet qe studiojne e drejtojne aktivitete,pra per te kulturuarit)

Po ta shikojme nga nje kendveshtrim ,progresi revolucionar eshte thelbesisht proces antinatyre. Nese natyra do e kishte pare progresin revolucionar si te dobishem per krijesat a nuk do e kishte praktikuar ? Por ajo perdori progresin evolutiv.

Progresi revolucionar ka nje dobesi te jashtezakonshme. Mohon rrenjet. Individi ndodhet ne nje situate qe nuk e kupton, shoqeria ndodhet ne nje situate te re.... Psh te merret nje kanibal dhe te cohet ne mes te Parisit. Revolucioni eshte traumatik,kanibali mund te vrase veten. Po ne nivel shoqeror ku ka individe nga me te ndryshmit, ide e forca apo energji nga me te ndryshmet ? Shoqeria mund te asgjesohet.

Qetesia nuk kerkohet tek progresi revolucionar, as vlera te qendrueshme, pra vete qendrueshmeria nuk gjendet tek progresi revolucionar e personalisht shoh tek qendrueshmeria nje vlere absolute ne cdo raport.
Nje proces qe nuk permban qendrueshmerine eshte veshtiresisht i perthithshem, ky proces nuk deshiron te vere rrenje e eshte proces qe sjell gjera nomade, sot jane neser nuk jane.

Njeriu ka nevoje per siguri e qendrueshmeri, ka nevoje te kuptoje. Prandaj ne boten e progresit revolucionar qe jetojme ka nje stres te llahtarshem qe s'ka ekzistuar ndonjehere. Mirepo semundja e stresit(pasiguria,paqendrueshmeria) eshte proces devolutiv pra qe ul kuocientin e inteligjences tek masat.

Sot per mendimin tim ,shpresoj te gabohem, po shtohet dija tek masat por po ulet kuocienti i inteligjences, pra po shtohet idiotesia masive....masat gjithnje e me teper po robotizohen si pasoje e Procesit te superspecializimit . Raporti i kembimit qe eshte raport evolutiv, natyror po kthehet ne raport shkrirjeje. Ne raportin e kembimit fiton inteligjenca kurse ne raportin e shkrirjes fiton idiotesia. Tashme nuk ka me lufte mes kembyesve por ka mirekuptim e tolerance.

Natyra i dha njeriut inteligjencen. Ne 5 mije vjetet e fundit inteligjenca eshte perqendruar tek aristokracia kurse masat kane pesuar proces te lehte devolutiv.
Sa me shume revolucione ndodhin aq me shume shtohet idiotesia.
Kur shoh nje person qe e quan veten revolucionar une i rri larg,kur shoh nje teknologji qe propogandohet si revolucionare, pyes veten kjo sherben per te shtuar inteligjencen apo idiotesine ?

Related Posts: