Ne radhe te pare identiteti nuk eshte baraz me vetedijen kombetare, biles vetedija kombetare mund te tregoje krejt gje tjeter nga identiteti,si tek arvanitet ne Greqi.
Nuk eshte shprehja:Une jam shqiptar apo jam se pari shqiptar e pastaj kristian a myslyman qe percakton identitetin kombetar te atij individi.
Kjo eshte nje shprehje qe tregon shkeputjen e te qenit shqiptar nga e te qenit ne radhe te pare fetar,pra sundimin mbi fene. Por ky nuk eshte proces i lehte, vete gjermanet te ndare ne protestane e katolike(gjithsesi brenda krishterimit) mezi e pertypen, nderkaq jugosllavet nuk e pertypen aspak ndarjen e kombit nga feja.
Rasti jugosllav me i afert me ne, deshmon per influencen e dobet te fese nder shqiptare, ose me sakte jo aq te fuqishme sa thuhet ndonjehere. Vete ideologet e Serbise se Madhe shqetesoheshin tej mase nga fakti qe shqiptaret jane kaq kokeforte kunder krijimit te vetedijes kombetare te bazuar mbi fene e po ashtu ideologet e Jugosllavise e moren shembull rastin shqiptar se si nje popull me te njejten gjuhe(paralelizem serbo-kroato-boshnjako-malazez) po me fe te ndryshme mund te krijonte nje vetedije kombetare.
Tani te kthehem tek dallimi midis identitetit kombetar dhe Vetedijes kombetare.
Identiteti eshte teresia e karakteristikave individuale apo grupore qe e dallojne nje individ apo nje grup nga nje tjeter.
psh e zeme se jam Sali Berisha ; Identiteti im nuk eshte vetem emer - mbiemer por varet nga karakteristikat e nevojshme ne rastin ne fjale, pra une jam Sali Berisha e vetem kaq do me mjaftoje ne nje klase, kur therret mesuesi, por nese do kishim nje bashkesi tjeter, fakti qe jam Sali Berisha mund te mos mjaftoje, psh duhet qe Sali Berisha te kete mbaruar mjekesine, perndryshe nuk mund te behej pedagog.
Universiteti i mbaruar eshte pjese e identitetit qe i duhet ne kete bashkesi.
Ne nje ndarje bjond- brune te pedagogeve, Sali Berisha Pedagog nuk mjafton, pra karakteristika tjeter identitare eshte Brune.
Nese bashkesia eshte roli politik ne shoqeri, Sali Berisha Pedagog Brun nuk eshte e mjaftueshme , pra ai eshte edhe kryeminister apo politikan ne pergjithesi.
Keshtu eshte pergjithesisht edhe per identitetin e grupeve.
Pra identiteti eshte teresi karakteristikash te nevojshme per te dalluar njerin nga tjetri apo nga grupi, ose grupet mes tyre.
Keshtu eshte edhe identiteti shqiptar, teresia e karakteristikave qe e dallojne nga te tjeret dmth vecorite qe krijojne materialin identitar. Dime nga arbereshet se ka ekzistuar nje vetedije arbereshe por nga pikepamja identitare shumepak persona do u thonin arebereshe te huaj.psh italianet u thone 'albanesi d’Italia' per ti dalluar nga 'albanesi d’Albania' apo 'albanesi del Kossovo'.
Nderkaq identiteti shqiptar dallohet deri diku nga ai arberesh po jo aq sa arbereshit ti thuhet, ti je i huaj, nuk je shqiptar.
Ndryshe eshte ceshtja e Vetedijes Kombetare. Ketu nuk kemi me nje teresi karakteristikash por kemi nje ceshtje njohjeje te karakteristikave te perbashketa te cilat JANE, pasi po te mos ishin s’kemi per cfare vetedije te flasim.
Pra Identiteti duhet te ekzistoje dmth karakteristika te dallueshme nga te tjeret duhet te ekzistojne ne menyre qe dikush te Vetedijesohet per to.
Perhapja e percaktimit kombetar ’shqiptar ‘ ne shekullin 18 tregon se pikerisht popullsia ne menyre te vetedijshme apo jo perthithte tjetrin si te njejte.
Jam pike se pari ashtu apo ashtu nuk ndikon aq ne identitet sesa ne vetedijen tende apo deshirat e tua.
Nese Samiu thoshte jam se pari turk, nuk do te thote qe identiteti i tij ishte turk,pasi ai ishte i races tone(fotografia i paraqet vellezerit frasheri si dinarike) ,shqipen e kishte gjuhen amtare, me soj e sorrollop ne Frasher etj, pra karakteristikat e tij tregojne se ishte shqiptar, nderkaq nje karakteristike e identitetit, pra vetedija mungonte apo ishte qellimisht e dyzuar.
Keshtu ndodh me femijet e emigranteve te asimiluar sot, por askush nuk mund tua mohoje qe jane shqiptare.
Nese nje gazetar do me bente pyetjet:
Sipas jush, kur ka ekzistuar identiteti shqiptar? Kur një person i ka thënë vetes “unë jam shqiptar” në historinë tonë?
do i thoja, se pyetja e pare me pyetjen e dyte jane kontradiktore . Kur ka ekzistuar vetedija kombetare e jo identiteti kombetar, pasi identiteti eshte parimisht > se vetedija.
Nuk ka pyetje budallaqe por pergjigje budallaqe .
Qe shqiptaria te shkeputet nga fete ne masen e gjere ku feja do ishte e forte, si pasoje e leximit te Rilindasve (sikunder thone disa 'intelektuale') nga nje mase 99% analfabete eshte vertete pakuptim.
Perkundrazi nje shkeputje e shqiptarise nga fete nese keto nuk jane aq te thella nga propogandimi siperfaqesor qe mund te ndodhe neper fshatrat analfabete, duket me kuptim.
Po te ishte feja e forte aty ku ka 99% analfabete nuk ka kurrfare gjase te ndodhe vetedija kombetare, por do kishte ndodhur ndonje lufte civile fetare e pashembullt sidomos ne jug ku ortodokse e myslyman jane krahperkrah dhe jane ne barazpeshe numerike nderkaq ne veri zonat islamike e ato katolike jane pak e shume me te te percaktuara e homogjene se ne jug.
Shembullin e kemi tek jugosllavet e tek lufta e Bosnjes, megjithese jugosllavet kane ende nje shtrese barbarie sllave.