Gjaku, ky mister i psikikes njerezore e i vete natyres

Gjak... fjale qe ndjell ndjesi te kunderta, qe nenkupton afrim e njekohesisht largim; burim i pashtershem idesh te frikshme e idealesh fisnike, ngjizes i individit me te tjeret e njekohesisht ndares i pameshirshem i njerezve.
Gjaku justifikon gjithcka, gjaku moralizon gjithcka, gjaku spiritualizon gjithcka; lindim me gjak te ngrohte e vdesim kur gjaku ftohet.
Gjaku kerkon drejtesi, gjaku deshmon per padrejtesi, gjaku justifikon derdhjen e gjakut.....

Perhere gjaku eshte pare si dicka teper e shenjte, si pjesa me fisnike e trupit njerezor, aty ndodhej jeta. Mbi shenjterine e gjakut u bazua krejt hyjnorja e vjeter pagane, mbi shenjterine e tij u bazua vete e drejta, mbi shenjterine e tij bazohet ende sot vete familja.
Zemra eshte pare perhere si pjesa me e shenjte e trupit, thjesht sepse eshte 'organi i gjakut', vete shpirti thoshin se e ka shtepine ne zemer; njeriut qe dashurojme i themi zemer, ne njefare menyre i japim statusin e njeriut te afert mbi parimin e vete lidhjes se gjakut.
Njeriu me gjak(dore) te ngrohte eshte i sinqerte, ai me gjak(dore) te ftohta eshte mashtrues. Gjaku ketu perdoret si mates i sinqeritetit te tjetrit.

Pse spiritualiteti eshte lidhur perhere me zemren e me gjakun ?
Ka dicka misterioze ne konceptimin pagan te hyjnores; ashtu si njeriu lidhej nepermjet gjakut, vete njeriu me hyjnine nuk mund te mos lidhej nepermjet gjakut, sepse gjaku ishte e vetmja gje hyjnore qe ndodhej ne trupin njerezor e sigurisht zemra si organ i gjakut e vendqendrimi i shpirtit luante edhe rolin e ndermjetesit midis njeriut dhe hyjnive.
Hapi zemren dikujt, nenkupton hapjen e botes shpirterore dhe sekreteve, qe perseri ndodhen ne zemer; hapi zemren Zotit e Ai do hyje tek ti, thone vete shkrimet monoteiste.

Hyjnorja me antike donte gjak, biles edhe gjak njeriu, pasi keshtu lidhja njeri-hyjnore shenjterohej. Pastaj hyjnorja u mjaftua me gjakun e kafsheve te shenjta, qysh prej periudhes se fundit te paganizmit e deri me sot. Ky gjak i kafsheve sherben per te lidhur serisht njeriun me hyjnoren, sepse ku ka gjak, ka shenjteri.

Gjaku i martireve qe vdiqen per idealin fisnik, sherben per te mos harruar vete idealin. Cdo ideal i larte ka martiret e vet, vete shkenca permend Xhordano Brunon. Gjaku sherben si nxites per kujtesen individuale apo te mbare bashkesise. Vete historia eshte shkence qe bazohet mbi gjakun. Ngjarjet ku derdhet gjak jane ngjarjet e parapelqyera te historise. Mitet e njerezimit bazohen rendom mbi gjakun e derdhur, trimi qe derdhi gjakun e tij apo te armikut, perbindeshit,kucedres per te miren e bashkesise.

Mediat e sotme, gjuajne ngjarjet qe lengojne gjak sepse njeriu do ate 5 minuteshin e tij kushtuar gjakut.

Sado qe sotit, gjakut i ka rene vlera, perseri njeriu nuk mund te mos i kushtoje sadopak kohe, sepse gjaku eshte i shenjte; gjaku lidh njerezit, gjaku i ben njerezit te barabarte e njekohesisht i ndan njerezit e i ben te ndryshem.... Gjaku ky mister i psikikes njerezore e i vete natyres.