C'eshte falja pervecse nje heqje dore nga e drejta jote? Ne kete kendveshtrim niset kuptimi i faljes...
Une heq dore nga nje e drejte e imja,cka e ben te padrejten te triumfoje...Nese cdo e padrejte falet qofte edhe me qellim sherues,atehere kemi nje triumf te se padrejtes ne shkalle te papare...Njeriu eshte i prirur drejt anarkise,lirise absolute,shprehjes tejcakore te unit,prandaj edhe vendosi te ndeshkoje padrejtesine e jo ta fale...
Unin e njeriut e mposht dhuna fizike dhe ligjet morale...Pse lindi falja?
Falja lindi sepse u pa qe shume prej fyrjeve vinin prej pijes alkolike prej gjaknxehtesise,prej pakujdesit,pra nuk ishin te qellimshme...Atehere nuk mund te ndeshkohej njesoj i qellimshmi me te paqellimshmin...Keshtu qe ne rastet e sipermendura, pervec ndeshkimit me te vogel,lindi edhe koncepti i faljes ...Pra paqellimshmeria mund edhe te falej...Por per kete duhej edhe pendimi i fajtorit,i shprehur qarte dhe i kuptuar, e jo pendim fallco....Pikerisht per kete arsye,falja i takon njerezve te logjikshem e shpirtmedhenj...Shumica e njerezve edhe pse fajtori mund ti kerkoje falje,kerkojne shpagim,ndeshkim te fajtorit,pra hakmarrje e shoqeria ja garanton sepse eshte e drejta e tyre,por si tha populli yne...'Burrat dine te falin'...
Falja ,kur kemi krim te qellishem eshte e pakonceptueshme...shkel me te dyja kembet,cdo ligj moral e shteteror...biles vete shteti edhe pse ti mund ta falesh,merr masat te te mbaje brenda ne burg...
Meshira a falja kristiane eshte kunder te drejtes,eshte kunder ligjeve morale te nje shoqerie te drejte e te shendetshme....
Fajtori eshte fisnik kur i perulet vullnetit te atij qe ka demtuar...keshtu jep, qe te marre... Falja nuk eshte koncept i bukur apo i drejte, eshte koncept i shemtuar dhe i padrejte e eshte pikerisht fisnikeria e fajtorit qe i perulet vullnetit te falesit dhe shpirtmadhesia e falesit qe e trasformojne ne koncept hyjnor .
Hakmarrja eshte instiktive ne rast padrejtesie, me bere dicka te keqe duhet te paguash per ate te keqe. Vetem ne castin e ndjeses e peruljes se dhunuesit,i dhunuari mund ta ndjeje te paguar hakmarrjen, pra mund te clirohet nga ajo e per rrjedhoje te fale...
Clirimi i te demtuarit nga ndjenja e thelle natyrore e hakmarrjes duhet te jete themeli i cdo procesi ku kerkohet si qellim falja.





