E majta, pertej sindikatave, ka vlere negative

Brenda nje bashkesie e majtja nuk perfaqeson asgje ideologji pervec rishperndarjes se pasurise,pra si alternative le te themi te diskutueshme si ‘pozitive’. Pjesa tjeter e ideologjise eshte si te shkaterrohen lidhjet morale e shpirterore te bashkesise ne favor te lidhjes morale e shpirterore internacionale; ‘Proletare te gjitha vendeve bashkohuni’.

Prandaj duke qene se ideologjikisht e majta lidhet vec me ekonomine e bashkesise atehere fare mire mund te perbeje nje grup presioni ekonomik e kaq.
Gjithcka tjeter e jetes se bashkesise lidhet ideologjikisht me te djathten; zakonet, vlerat morale,feja, familja, kombi, kultura kombetare etj.

E majta , pertej sindikatave, perben krim ndaj interesave kombetare.
Roli i saj lidhet me parimin e Robin Hudit. Tani kjo mund te vleresohet si e moralshme nga nje pjese e mire e popullsise, por ne kapitalizem, ne sistemin e persosur per pronen private e majta kthehet ne nje barre per individin e sukseshem apo ate qe punon. Tek asistenca sociale mbeshteten jo vetem ata qe kane nevoje sepse realisht kane humbur punen apo jane perkohesisht ne gjendje te keqe, por edhe ata qe nuk duan te punojne dhe po keta justifikohen nga e majta.

Si pasoje e mbrojtjes se kategorise parazitare te nje shoqerie, e majta vetvetiu behet pengese per zhvillimin e vete shoqerise, vete dembelat gjejne nje menyre per te mos punuar. Po dembelizmi njihet qe kur ka lindur njeriu e vete populli shqiptar ka fjale te urta e tregime ironike mbi dembelet.

Po te punonte kjo mase 8-10 % ne shume vende perendimore (4-5% jane padyshim nga dembelizmi) atehere edhe emigrantet sdo gjenin hapesira pune,pra shoqeria do ruante homogjenitetin e deriatehershem.

Nje aspekt tjeter i rendesishem i se majtes brenda shoqerise eshte edhe mbrojtja e te gjitha sjelljeve qe dikur ishin vese nen justifikimin e te drejtave te individit.
E majta bazohet tek individi ne dem te familjes. Nen parimin e clirimit te individit prej vargojve te familjes, ne vend te hiqen vargojte prej kembeve po priten kembet e keshtu ska me vargoj. Pra ne vend qe te rritej rendesia e individit brenda familjes po shkaterrohet familja per te cliruar individin. Mirepo keshtu nje shoqeri rrezikon zhdukjen,se pa familjen nuk ka te ardhme per bashkesine , per kombin .

Nje aspekt tjeter i lidhur me kete te sipermin eshte , uniformiteti i moralit qe e majta pretendon. Keshtu mbrohen mjaft sjellje te huaja, vetem per te qene njesoj me kongolezin apo amerikanin. Internacionalzmi qe sjell ne bashkesi synon te godase gjithcka qe ne identitetin e bashkesise e ben kete te ndryshme nga te tjeret. Kjo behet ne emer te progresit, mirepo nen cfaredo flamuri te behet kjo eshte e demshme per interesat e kombit.
Nderkaq e majta eshte ne krye te mbrojtes se interesave te
homoseksualeve, abortit te padiskriminuar, feminizmit deri atij te shfrenuar etj, dmth te te gjitha sjelljeve qe sjellin probleme jo vetem ne moralitetin e vjeter por edhe ne formimin e nje moraliteti te ri.
E majta eshte thelbesisht imorale.

Pra nuk jane te pakta arsyet , qe e bejne te majten nje gangrene nje gjirin e nje kombi.
Nderkaq sindikatat i shoh si nje mjet i moralshem dhe i domosdoshem, per mbrojten e punetoreve nga te pasurit, pra e te drejtave te punetoreve per tu trajtuar si njerez.