E majta lakuriqe me shtie frike

E them shkoqur qe e majta rron vetem si grabitese e ideologjise se djathte dhe e djathta detyrohet te shkoje drejt ekstremizmit, cka po ndodh rregullisht ne disa vende europiane, si psh Austria.

E majta, ka lindur me Marksin, ketij i detyrojme konceptin e se majtes dhe te fese si opium per popullin.
Revolucion proletar e ateizem, keto jane bazat e se majtes.
Jakobinet i prodhuan, Marksi i ngriti ne Ideologji. Fap kemi te majten.

E majta ne thelb bazohet ne rishperndarjen e pasurise me ane te revolucionit proletar dhe varferimin spiritual me ane te zhdukjes se fese.

E djathta, perkundrazi, nxit pasurimin e individt nepermjet punes, inisiatives , mbron pronen private, mbron njeriun qe leviz kembe e duar, i mbron trashegimine, bazohet tek familja e tek kombi, keshtu qe mbron gjithe vlerat e mundshme qe kane te bejne me familjen e me kombin, mbron fene qe ka ruajtur vlerat morale e spirituale te shoqerise, mbi te cilat eshte ndertuar kjo shoqeri.

E majta eshte ndertuar mbi individin, mbi fatkeqesine e familjes e cila perkufizohet ne ideologjine e majte, jo si grupim spiritual, por si njesi ekonomike keshtu qe ka vlere persa kohe qe individi nuk perben njesi ekonomike me vete.
Vlerat qe mbron feja, mohoen prej se majtes apo nenvleresohen, e majta eshte internacionaliste, vulgare, imorale, mbron parimet bordelleske mbi te cilat duhet themeluar shteti e shoqeria, urren homogjenitetin qe prodhon tradita e nje shoqerie etj.

E bukura, madheshtia, nderi jane ndjesi qe prodhohen tek pjesa aristokratike e njerezimit, pershkojne ekzistencen e kalorsise mesjetare e aristokracise se cdo vendi. Keto ndjesi nuk prodhohen dot tek vulgu, sepse vulgu ka per qellim mbijetesen e cila i ha te gjitha energjite fizike e mendore.

Arti eshte nevoje e asaj pjese te shoqerise qe ka kohe per t'ju perkushtuar ndjesive qe ne cdo gjuhe jo me kot quhen fisnike e nuk quhen vulgare(vulgus latinisht), nobile quhen ne italisht.
Fisnikerim e jo vulgarizim.

Vete dashuria para se te binte ne gojen e te gjitheve i takonte kalorsise mesjetare, jo me kot e ka titullin Don ai Zhuani i famshem.

Spiritualizimi i njeriut eshte nje proces qe ka nevoje per kohe te lire e edukim te shendetshem.
Arti eshte i varur nga ky spiritualizim i njeriut. Sot nuk lexohen me romane si ata te qemotit po pacavure seksi e spiunazhi, pikerisht sepse njeriu po despiritualizohet me shpejtesi keshtu ka nevoje vec per adrenaline. Kush di me c'eshte qetesia shpirterore , gjysma e njerezve marrin qetesues mendore.

Ideja nuk eshte as e majte e as e djathte, ideja eshte thjesht hyjnore. Jam platonist ne piken e ideve, per mua ideja ekziston pavaresisht njeriut qe e zbulon. Po nuk e zbuloi ai, do e beje nje tjeter. Ideja nuk eshte e lidhur kerthizisht me individin , dmth se zbuloi filani do e beje fisteku.

Abuzimi me idene vjen pikerisht prej se majtes, nga vijne te gjitha abuzimet mbi gjerat qe kane rendesi per jeten e njeriut qe nga familja e prona private e deri tek feja,kombi e shteti.