Besimi si argument dhe ndikimi hebraik

Besimi si forme argumentimi, eshte po aq i hershem sa c’eshte nevoja e argumentit. Nevoja e argumentit lind atehere kur zbulohet nje ide e re apo me gjeresisht kur sulmohet nje ide e vjeter(meqe kjo perfshin edhe rastin kur ideja e vjeter sulmohet thjesht se verehet dicka qe nuk shkon). Me zbulimin e idese kemi edhe lindjen e racionalitetit si forma me e larte jo vetem e perpunimit te informacionit por edhe e zbulimit te ‘Zotit’ dmth te natyres.

Cka duket sot irracionale, dikur ka qene ajka e racionalizmit,psh bestytnite qe kane te bejne me probabilitetin, krijoheshin jo rralle si pasoje e vezhgimit te ngjarjes apo perputhjes se rastesive. Sot kemi ’shkencen’ e probabilitetit. Kujtojme psh priftin qe germonte kot ne organet e nje kafshe per te shprehur mendimin e tij mbi perfundimin e betejes, pasi krahasonte forcat ushtarake e gjendjen morale te ushtrive. Ne rast dyshimi jepte mesazh te dyzuar, ne rast se kishte superioritet te dukshem ushtarak, thoshte pa asnje dyshim se Hyji i luftes ishte me ta e do u jepte fitoren. Keshtu e gjente shpesh perfundimin e nese sa here qe e gjente perkonte me nje gjendje te caktuar te organeve te kafshes atehere mendimi probabilistik kthehej ne bestytni.

Nuk eshte aspak rastesore qe filozofet e pare, kane qene edhe teologe te medhenj (Platoni psh me boten e ideve, ende sot eshte baze per teologjine) e mbi te gjitha matematiciene te medhenj.

Besimi hebre, nuk krijoi asgje te re ne kete fushe, biles kufizoi lirine e matematicienit i cili deri ne ate kohe, kthente vazhdimisht ‘Zotin’ ne numra. Me hebrejte Zoti ndaloi se perkthyeri ne numra e racionalitetit iu hoq nje veti thelbesore,dmth zbulimi i ‘Zotit’. Kristianizmi ndoqi ate rruge e me perafersi prej vitit 1000 edhe Islami. Ne Islam ndodhi kur zbulimet shkencore tashme te perparuara (ne shek 10) binin ndesh haptazi me te verteten kuranore. Prej atehere islami nuk subvencionoi me asnje forme racionalizmi qe mund te demtonte te verteten kuranore(shiko Perandorine Osmane).

Besimi hebre shkaterroi ekuilibrin midis arsyes e shpirtit ne favor te ketij te fundit e ne kete menyre zgjodhi te ruaje ne perjetesi bashkesine hebraike e jo ti sherbeje si mjet i dobishem civilizimi material sic psh sherbenin tempujt egjiptiane e sumere apo islami ne fillimet e veta e deri sadopak kristianizmi ne fushen e ndertimeve(meqe metodat e reja me te cilat ndertoheshin kishat praktikoheshin me vone ne objektet civile:ndertesat e larta i kane ‘rrenjet’ ne kishat e medha).

Problemi i perhershem i ekulibrit midis shpirtit dhe arsyes, tek monoteizmi u zgjidh me shpate ne favor te shpirtit, ashtu sikunder sot po me shpate quhet i zgjidhur ne favor te arsyes. Te dyja palet jane te gabuara;problemi i ketij ekuilibri me mire te ngelet perhere problem pa zgjidhje, ashtu si ne politeizem, keshtu formimi i ekstremeve do jete me i veshtire e vete lufta mes ekstremeve nuk do ekzistonte apo me sakte nuk do mundonte shoqerine.
Pse te kete lufte mes shkences dhe fese kur fare mire te dyja secila ne fushen e vet, mund ti japin ndihme njeriut, njera materiale e tjetra shpirterore ?

Forma ekstremiste e kristianizmit (idete universaliste sipas historise prodhojne me lehte ekstremizem e fanatizem,vrasje e terror ) beri te mundur masakrat fetare, ashtu sikunder forma ekstremiste e islamit po shkaterron Irakun; shite e sunite qe vriten kot me kot me njeri tjetrin; jo e lagu Muhameti , jo se lagu Aliu.

Pra nuk eshte perdorimi i besimit si argument, por perdorimi i besimit si argument absolut, qe hyri ne mentalitetin boteror me ane hebraizmit. Kete po ua kemi hua.

Mendoj se misteri qe lidhet me ekzistencen apo mosekzistencen e shpirtit(dhe Zotit) ka te beje shume me ruajtjen e fitoreve morale te njeriut, me ‘te drejten qe i rezervohet ndjenjes’ te nderhyje ne vleresimin e dickaje si te mire apo te keqe, te drejte qe dashje-padashje e veme ne zbatim ne jeten tone e jo pak here kushtezon te ardhmen tone. Pra ne prodhimin e moralit , c’eshte e mire e c’eshte e keqe, arsyeja e shpirti duhet te perplasen e te gjejne nje rruge te mesme,pasi vetem keshtu morali nuk rrezikon ekstremizimin e absolutizmin.

Pak a shume mund ta quajme e drejta e instiktit te jete pjese e nderuar e njeriut perndryshe behemi robotike, te parashikueshem, te merzitshem, me ide te njejta, budallepsemi, me nje fjale.