Të mërkurën agjenti i portierit italian deklaroi se Juventusi do të ishte gati të negocionte nëse i bëhej ndonjë ofertë marramendëse, ndërsa Blaugranët nuk kanë pritur gjatë dhe kanë filluar përgatitjet për këtë ofertë. Sportmediaset.it njofton se katalunasit janë takuar me agjentin e Buffonit, Silvano Martina, dhe janë duke planifikuar mënyrën se si ta joshin portierin bardhezi drejt Camp Nout. Kontrata e portierit të Barcelonës, Victor Valdes, skadon në vitin 2010, ndërsa burime pranë klubit njoftojnë se atij nuk do t’i zgjatet kontrata. Mediat italiane njoftojnë se Barca është gati të ofrojë 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e Buffonit, shifër e cila ndoshta do ta ndryshojë mendjen e presidentit të Juves, Giovanni Cobolli Gigli, i cili ditë më parë ka deklaruar se Gigi nuk është në shitje.
Home »
» Barca me ofertë shumëmilionëshe për Buffonin
Barca me ofertë shumëmilionëshe për Buffonin