Njeriu e nderton jeten e vet duke u bazuar tek koncepti i marredhenies, dmth marr dhe jap.
Kur njeriu merr dhe jep atehere mund te flasim edhe per nje individ te shendoshe, nderkaq kur njeriu vetem merr ndeshkohet moralisht, ndersa kur vetem jep ka probleme te medha si me ndjesine e pronesise ashtu edhe me ndjesine e drejtesise, ose eshte shenjtor.
Kur njeriu thote 'nem'/me jep, kerkon pronesine e dickaje, pra kerkon pasurimin, me pas dicka qe i mungonte e qe ne castin e marrjes pasuron kete njesi.
Kur njeriu jep, heq dore nga pronesia e dickaje, pra varferohet.
Idealja do ishte qe njeriu sa merr aq jep, keshtu ka ate qe i takon, ate qe eshte e drejte te kete. Ti japim njeriut ate qe eshte e njeriut.
E njejta gje vlen edhe per shoqerite por edhe per njeriun e bashkesine.
Ky nderveprim marr-jap, eshte edhe thelbi i lidhjes njeri-bashkesi, pa kete nderveprim bashkesite nuk do gezonin te drejten e te qenit.
Le te imagjinojme per nje cast, sikur gjithe njerezit vetem te merrnin ... Parajsa vete, sepse atje vetem merr apo thuajse, sepse do i japesh Zotit dashurine per te cilen Ai ka nevoje.
Bashkesia perkujdeset per njeriun qe prej lindjes, qe ky njeri te rritet te behet i zoti i vetes dhe ne ate cast kur njeriu behet i zoti i vetes, i shtrohet atij detyra qe te perkujdeset per bashkesine.
Pra bashkesia derisa njeriu behet i zoti i vetes, i jep njeriut, vetem i jep e nuk i kerkon asgje sepse ky njeri nuk ka cti jape pasi nuk zoteron asgje, nuk zoteron as prone e nuk zoteron as dije.
Njeriu vetem merr qe prej lindjes, vetem thith e ky egoizem eshte i shendetshem, pasi nepermjet ketij egoizmi, qenia njerezore rritet e behet e pavarur.
Bashkesia jep kryesisht nepermjet familjes por ka edhe institucione te tjera te dhenies, perkrah familjes, qe e ndihmojne familjen ti jape ketij njeriu te ri.
Kur njeriu pavaresohet, nuk ka me kuptim qe bashkesia vetem ti jape e ky te mos i jape asgje asaj. Bashkesia i dha qe ky te rritet, te mbijetoje e sigurisht te formohet, te kete identitetin e tij.
Nese njeriu edhe pasi u pavaresua prej ndihmes se bashkesise vazhdon te pretendoje prej bashkesise se tij qe kjo vetem ti jape atehere ketu nuk kemi me egoizmin e shendoshe, pasi edhe sikur bashkesia te ishte lope per tu mjele, perseri asaj lope duhet ti japesh; i jep bar i merr qumesht.
Pra, njeriu kur pavaresohet nga ndihma e bashkesise, atehere hyn me te drejta te plota ne boten e te pergjegjshmeve, pra koncepti i marredhenies eshte tashme udheheqes ne nderveprimin e njeriut me njeriun apo me bashkesine.
Kjo do te thote edhe se njeriu ka detyrime ndaj bashkesise se tij, asaj bashkesie qe per 18 apo 22 vjet vetem i dha e gje nuk i kerkoi.
Keto detyrime kane emra te ndryshem, por e rendesishme eshte qe njeriu te ndergjegjesohet se
ka pergjegjesi ndaj bashkesise qe e rriti dhe e beri te pavarur.
Kur njeriu pasi pavaresohet nuk mendon se i detyrohet bashkesise por se bashkesia i detyrohet atij, ketu kemi njeriun me probleme te medha ne konceptin thelbesor te marredhenies.
Ky individ kerkon vetem te marre, ndjesia e dhenies eshte ndrydhur plotesisht e ky njeri mund te quhet fare mire edhe i papergjegjshem si pasoje e egoizmit te tij te semure.
Keshtu lindin internacionalistet, nga kjo kategori qe eshte egoiste dhe qe nuk e njeh fare konceptin e marredhenies njeri-bashkesi.
Keta japin vetem atje ku mund te marrin me shume, por kurre , biles as qe u shkon ndermend, nuk i japin bashkesise se tyre per ato 18 vjet qe bashkesia vetem i dha.
Marredhenien keta e ndertojne vetem me ate bashkesi ku mund te thithin serisht, ku mund te thithin shume e s'ndiejne aspak pergjegjesi per ate bashkesi te ciles i thithen per 18 vjet pa i dhene asgje.
I kane vene edhe percaktime mahnitese, si humanizem, liria e individit, e drejta per te kerkuar lumturine etj, por ne thelb keta jane njerezit me egoiste ne qarkullim . Sigurisht qe mes tyre ka edhe te trullosur nga propaganda, por jane aq te trullosur, saqe nuk munden me te shkeputen.
Kur njeriu nuk arrin ti jape bashkesise, qofte edhe sikur ne kembim te marre pak, atehere ky njeri ka humbur pergjithmone ndjesine e bashkesise, komunitetit dhe sigurisht edhe identitetin e tij. Ky njeri eshte moralisht i vdekur.
Njerezit e pergjegjshem kane vdekur.... Kjo eshte bota e papergjegjshmerise .
Home »
» A ka njeriu detyrime ndaj bashkesise se vet ?