Takimi i zhvilluar ndërmjet Horsensit dhe Odenses të dielën në kuadër të Superligës daneze, ka përfunduar me rezultat 2-1 në favor të skuadrës vendase. Lojtari i ndeshjes ishte padyshim kosovari Besart Berisha, i cili shënoi të dy golat për Horsens. Në minutat e para të pjesës së dytë (49’), Berisha ia dha avantazhin skuadrës së tij, ndërkohë që në minutën e 72-të mysafirët barazuan me golin e Fall. Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit (88’), Berisha shënoi edhe golin e dytë personal dhe të fitores për Horsens, duke ia siguruar tre pikë të plota skuadrës së tij.
Home »
» Berisha ia siguron fitoren Horsensit
Berisha ia siguron fitoren Horsensit