Të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu do të ndeshen Real Madridi dhe Liverpooli në 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa mesfushori holandez do ta ketë mundësinë të hakmerret ndaj skuadrës nga Liga Premier. “Kam dëshirë të madhe ta mposht Liverpoolin. Ata janë një skuadër shumë e fuqishme, dhe kur luaja për Chelsean, nuk më pëlqente të ndesheshem me ta”. “Më mirë do të luaja kundër Manchester Unitedit ose Arsenalit, sepse Liverpooli nuk është një skuadër e cila di të luajë futboll të mirë. Ata luajnë lojë fizike, vrapojnë shumë dhe janë taktikisht të përgatitur”. “Aktualisht, Reali është në formën më të mirë të sezonit. Prandaj mendoj se duhet të jemi të qetë dhe të përgatitur. Gjithçka do të varet nga takimi i parë dhe është me rëndësi të mos pësojmë gol, pastaj nuk mendoj se do ta kemi vështirë në Anfield”, ka thënë Robben për gazetën spanjolle “AS”.
Home »
» Robben kërkon hakmarrje
Robben kërkon hakmarrje