NBA: LeBron James mposht Pinstonsat

LeBron James ka shënuar 33 pikë në ndeshjen të cilën Cleveland Cavaliers e fitoi me rezultat 90-80 në udhëtim ndaj rivalit të Divizionit të Qendrës, Detroit Pistons.
Mo Williams shënoi 22 pikë për Cleveland (37 fitore, 9 humbje), që kishte katër humbje radhazi në Detroit. Allen Iverson udhëhoqi për vendasit me 22 pikë, derisa Richard Hamilton shënoi 16 pikë. Humbja ishte e katërta në radhë në shtëpi për Detoit Pistons, e para në tetë vitet e fundit. Detroit tash ka 25 fitore dhe 21 humbje këtë sezon.