“Jam ndjerё si nё kohёt e vjetra. Kobe ёshtё lojtari mё i mirё nё ligё”, ka thёnё O’Neil, i cili tash luan pёr Phoenix Suns. Shaquille shёnoi 17 pikё nё ndeshjen e mbrёmshme. LeBron James udhëhoqi tek Lindja me 20 pikё dhe ka pasur fjalё tё mira pёr 36-vjeçarin O'Neal, pёr tё cilin kjo ndeshje mund tё ishte edhe e fundit nё ndeshjet All-Star.
“Kurdo qё do tё vendosё tё heqё kёpucёt, ndeshja do tё jetё e mangёt pa njeriun e madh. Ai ёshtё njё argëtues, njё sportist gjithmonë i qeshur, ai vërtet i sjell gjithçka tё mirё lojës sё basketbollit”, ka thёnё James. Pesё lojtarё tё tjerё tё Konferencёs Perёndimore iu bashkuan Bryant dhe O’Neil pёr tё shёnuar pikё dyshifrore. Amare Stoudemire përfundoi me 19 pikё, derisa Chris Paul shёnoi 14 pikё dhe po aq asistime. Pau Gasol, Tony Parker dhe Brandon Roy po ashtu shënuan nga 14 pikё. Krahas LeBron James, nё grupin e yjeve tё Konferencёs Lindore tё spikatur ishin edhe Paul Pierce dhe Dwayne Wade, tё cilёt secili shënuan nga 18 pikё.