Mysafirët nga Cagliari u treguan skuadër shumë e fortë përballë Rossonerëve, duke u treguar më të rrezikshëm se kundërshtari i tyre në pjesën më të madhe të lojës. Megjithatë, falë përvojës së tyre, kuqezinjtë, të cilët luanin në mungesë të treshes braziliane, Kaka, Pato dhe Ronaldinho, arritën që të shënonin fitore shumë të rëndësishme, pasi që nuk kishin fituar që nga ndeshja kundër Lazios në fillim të shkurtit. Golashënues i vetëm në këtë ndeshje ishte mesfushori holandez Clarence Seedorf, i cili shfrytëzoi rrëmujën që e shkaktoi Pippo Inzaghi te mbrojtja kundërshtare, dhe shënoi në portën e Cagliarit (65’).
Home »
» Milani më në fund fiton
Milani më në fund fiton