Maldini, me i dashuri ne Serie A

Një sondazh i organizuar nga të përditshmet kryesore të sportit në Itali ka treguar se legjenda e Rossonerëve është inspirimi pas ëndrrave të shumë futbollistëve të Serie A.

La Gazzetta dello Sport ka pyetur 100 futbollistët më të mirë për emrin e njeriut që i ka inspiruar ata për të vazhduar karrierën e futbollit.

Mbrojtësi i Milanit, Paolo Maldini mori shumicën e votave, para ish heroit të Napolit
Diego Maradona dhe ish yllit të Juventusit Roberto Baggio.

Maldini është bërë një idhull në qytetin e Milanos, pasi ka zhvilluar mbi 600 ndeshje me Rossonerët, duke bërë një karrierë të jashtëzakonshme që pritet të përfundojë në fund të këtij viti.
Dollapi i mbrojtësit legjendar përmban pothuajse të gjitha trofetë e mundshëm në botën e futbollit, me përjashtim të triumfit në Kampionatin Botëror, pasi ai u pensionua nga kombëtarja pas aventurës në Japoni e Kore të Jugut në vitin 2002.