Lionel Messi mposht Racing Santanderin

Lionel Messi, i futur në lojë si zëvendësues, ka shënuar dy gola në pjesën e dytë, për të rikthyer rezultatin prej disavatanzhit 1-0 dhe për t’i dhënë fitoren prej 2-1 Barcelonës në udhëtim ndaj Racing Santander.
Racing iu dha shumë pak hapësirë veprimi mysafirëve dhe kaloi në epërsi me golin Nikola Zigic të shënuar nga penaltia, dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë (55’). Përfshirja e Messi në pjesën e dytë elektrizoi Barcelonën dhe argjentinasi arriti të barazojë pas vetëm 10 minutash nga inkuadrimi i tij në fushë (55’), ndërsa shënoi golin e fitores dhjetë minuta para fundit të ndeshjes (80’).Barcelona, e cila në minutat e fundit të ndeshjes mbeti me nënë lojtarë në fushë, për shkak të përjashtimit të Rafael Marquez (88’) dhe Gerard Pique (90’), me këtë fitore rikthen edhe epërsinë prej 12 pikësh ndaj Real Madridit.