Lek Pervizi: T’i rikthehemi historisë së Skanderbeut

Lek Pervizi: T’i rikthehemi historisë së Skanderbeut

LAJTHITJE INTELEKTUALE OSE INJORANCE KULTURORE Nr. 2

Nuk mund te rrijmë duer kryq e me ba sehir ndaj një fenomeni të tille absurd, qe kalon në shkallën e një lajthitje, per disa prototipa të pseudo intelektualizmit shqiptar, që merren me histori dhe të tjera shkenca simotra, pa perjashtuae edhe të huejt që kerkojnë të fusin hundët në punët tona, sipas shprehjes popullore « eja babë të tregoj arat ».

Çeshtja, në dukje, nuk asht aq e thjeshte per t’u trajtue, por me thanë të drejten, nga ana tjeter, duket diçka qesharake, kur asht fjala per historinë e Gjergj Kastriotit Skanderbeut, që edhe kalamajtë shqiptarë që sapo janë çue prej djepit dhe kanë nisë me belbëzue ja dijnë jetën dhe veprat, dhe i kujt bir ka qenë e si quhej i ati i tij i lavdishem, Gjon Kastrioti, pra që quhej Gjon. E se si edhe të birin, Skanderbeu e quejti Gjon.

Ekziston një sëmundje trurore (mentale) që quhet menengjit, që asht ngjitëse dhe e rrezikshme, ose te vdes ose te len gjytrym nga trupi dhe nga mendt. Edhe lajthitja intelektuale duket se ka disa veti ngjitëse, sepse ndryshe, nuk ka se si të dallohen të njejtat simtoma fobie ndaj çeshtjes së Skanderbeut, në disa individë, e që ka marrë përmasa kombëtare e ndërkombëtare, mbasi asht mpleksun dhe ndonjë prototip i huej në të. Kjo lloj e dytë sëmundje, per fat të mirë, nuk asht vdekjepruese fizike, por nuk përjashtohet të jetë e tillë mendorike, ku nuk ka dyshim se prek disa pjesë trunore qe lidhen me shfaqjen e disa ideve psikopatike që kanë vetinë të çorodisin njerëzit. Nuk janë të pakët shqiptarët që janë përfshi nga kjo çorodi, të cilët kërkojnë shpjegime, ndaj kësaj lajthitje të zyrtarizueme në shtyp, intervista e gazeta, për sebep të një libri që paska shkrue një historian, që jetoka në Svicër ose Austri, ku thonë se jep mësim në një universitet. I shkreti universitet me gjithë studentët e katedrës së profësorit të shquem ! Në fakt i shquem ai u ba, bile shumë, për ne shqiptarët, kur befasisht një individ i kualifikuem edhe ai si Prof. Dr. (shqiptar ky) shpalli me bujë të madhe se kishte përkthye një libër nga Prof. (i shquem) Oliver Schmitt, ku tregohet se Skanderbeu nuk ishte ashtu siç e njohin shqiptarët, por siç e njohin “gomarët”, (François Gomar, ose latinisht Gomarus, shqip Fran Gomar) quhet një shkëncëtar hollandes (shiko Larusin), filosof e teolog.

Në këto rrethana na del se përkthyesi ia paskej kalue autorit, sepse na lëshon intervista te tilla sa bombastike aq dhe bajate, sigurisht për të tërhequn blerës për libri sensazional, ku i gjori Gjergj Kastriot Skanderbeu, na del se asht i biri i një Ivan dhe jo Gjon Kastrioti, ku Gjon qenka emën i shpifun. Aq e lajthitëse asht kjo, sa po t’i bjeshë Shqipnisë nga Jugu në Veri, emnin Gjon e gjen në çdo shtëpi shqiptare, katolike apo orthodokse, pa përjashtim, jo që ka edhe musulmanë që e mbajnë me krenari atë mbiemen, kujtojmë fisin e Gjolekës (Gjon-Lekës) në Kurvelesh e familjet Dibrane e Matjane: Gjoni, Ndregjoni, etj.

Prandaj çeshtja e parë që hyn në këtë bisedë, asht emni Ivan. Nga e proftasi profesori i nderuem ? Asgjekundi, përveç se nga mos njohja me themel e gjuhës latine origjinale, dhe të latinishtes makaronike që kaloi në italishten vulgare të mesjetës, me të cilën gjuhë u shkruen shumica e librave të asaj periudhë mesjetare kur jetoi e luftoi Skanderbeu e deri vonë andej nga 1700.

Pa dyshim se gjendet ai emën i shkruem, gjoja si “Ivan”(për të paditunit) por nuk asht aspak ashtu siç e ka interpretue Schmitt, por asht “Iuan”, si rrjedhim i ndryshimit të latinishtës “Iohannes, ku Ioha asht kthye në Iu , dhe po ashtu ne tekstet latine mesjetare e gjen “Iuanes”, por në asnjëmënyrë Ivanes. Kësaj i thonë të mos keshë haber fare nga gjuhët e vjetra latine e greke, dhe t’i përkthesh fjalët e emnat sipas qejfit. Nga ana tjetër dihet (për dijetarët) se aso kohë shkronja “U“ shqiptohej “U” edhe “V”, sipas kuptimit që merrte fjala, siç e di çdo shqiptar, që Konti Uran quhej prej kruetanve Vrana Konti (dhe prej gjithë shqiptarve). Prandaj, si duket i kanë ba sytë Profesorit në fjalë, sepse ai emën në librat italisht të botuem asokohë ne Venecia, shkruhej tekstualisht kështu “ Iuan” me “i” si “Ioahannes” dhe pa dyshim shqiptohej “Juan” dhe jo Ivan. Prandaj spanjollët e shkruejnë Juan dhe e shqiptojnë Huan, por asdpak Ivan. Këtë emën “Ivan” profesori në fjalë ose kushdo tjetër si ai, të shkojnë e ta gjenë ndër librat serb apo kroat ose rus, por edhe aty me të njejtin përfundim, sepse emnin Gjon, edhe ata e shqiptojnë Jan. Ma poshtë po paraqes listën se si emni Gjon jepet ne gjuhë të hueja, por që shqip tingëllon e përkthehet gjithmonë Gjon (me përjashtim të dyshës Schmitt-Klos ose dhe të ndonjë tjetri të falisun). A jemi a s’jemi shqiptarë ?.

Ja q’jepet në librat dhe në enciklopeditë për emnin Gjon.

Latinisht , Iohannes dhe Iuanes nga ku interpretimi i çdo vendi e populli tjetër :

Italishte e vjetër (1500-1700), Iuan
Italishte normale Giovanni
Gjermani, Johann
Angli, John
Francë, Jean
Spanjë, Juan
Rumani, Joan
Esperanto, Johano,
Bielorusi, Ukrainë, Serbi, Kroaci, Çeki,
Poloni, Bullgari, Rusi, Hollandë, Portugali , Jan
Hungari, Jan, Janosh
Suomi, Johana
Suedi, Johan, etj. etj.

Pra, duke u nisë nga emni origjinal greqisht e latinisht “ Iohannes”asht ruejtë pjezëza fillestare “Jo, Ja, Jua, Joa” dhe nuk ka kalue ne “Iv”, përveç një dëformimi të tillë në Rusi, e ne ndonjë vend tjetër sllav. Por me sa kuptohet, Oliveri ka hulumue nëpër skutat e arshivave të librave e dokumentave të kronikave sllavo-serbë, mjeshtra të fallsifikimit e të shpikjeve mendore fantasiko shkencore për historinëe shqiptarve dhe posaçerisht të Skanderbeut, që u kaardhë hakut dhespotëve të Serbisë, aleatë të Turqëve, si Brankoviçi me soj e sorollop.

Përfundimisht, dotë kishte qenë mirë për Profesorin sviceran dhe për përkthyesin e tij shqip, që ta jepnin emnin shqip “Gjon” e mos të kalonin në pjella hamëndore të pa pëlqyeshme dhe fyese për gjithë shqiptarët, duke fillue nga fëmijët e djepit e deri te pleqte njeqindvjeçar. Patjetër që lipset që këto shkencëtarë të nderuem t’i kërkojnë zyrtarisht të fala shqiptarve për këtë lajthitje të papërgjegjshme dhe absurde. Përndryshe të shkojnë e të bajnë një kontroll në një qendër psikiatrike.

Te gjithë sllavët e Evropës qendrore, si Polakët, Çekët, Bielorusët, Ukrainasit, e shkruejnë dhe e shqiptojnë emnin Gjon, Jan, ashtu dhe hungarezët, Jan ose Janosh. Sa që ne shqiptarët, për t’i ndejtë drejt punës, Jan Huniadin e shkruejmë shqip Gjon Huniadi, siç e shkruen çdo popull në gjuhën e tij për kuptimin Gjon, që përfaqëson dy shejtorë të mëdhej, Shën Gjon Pagëzuesin e Shën Gjon Ungjilltarin, të dy kusherij të Krishtit. Profesori në fjalë duhej të nxirrte mësim që shqiptarve të ua jepte emnin shqip, pa çka se gjermanet e thirrnni Johann, anglezët John, francezët Jean, italianët Giovanni, etj. etj. Sa për latinishtën, emni ka lidhje me librin e Ungjillit që fillimish ishte shkrue greqisht ku Shën Gjoni quhet Iohannes, që u përdor po ashtu edhe latinsht, por ku pësoj një ndryshim ne “Iuanes” (pra Juanes) duke ruejtun shqiptimin zanorik “Ioa…në Iua dhe aspak atë “Iva…”. Kjo kuptohet lehtas prej kujtdo që di me shkrue e me këndue dhe e njeh latinishtën, italishtën, e gjuhët e tjera evropiane, qofshin, te vendeve perednimore ashtu lindore sllave, që e kanë ruejtun shqiptimin origjinal te shkronjës “J, j ” që latinisht e italisht shkruhej “I, i “. Prandaj kalimi i Iohannes në shqip ka qenë “Gjon” nga “Io…n”.

Shqiptari njihet për reduktimin e emnave në njërrokshe, veçanërisht zonat veriore, ku dallohet Mirdita, qe nuk e njohin “ë ” pazane. Profesori Schmitt, me që i kishte hy asaj pune me shkrue një libër mbi Skanderbeun, se pakut te kishte vizitue vendet ku ai jetoi e luftoi, Krujen, Kurbinin, Matin, Mirditen, Dibren e Lezhën. Patjetër do t’ishte mahnitun duke pa për çdo shtëpi një Gjon, e po ta pyeste atë njeri apo atë kalama, pse e ka ate emën, ai me mburrje do të përgjigjej se asht emni i Gjon Kastriotit, babës së Skanderbeut, dhe i birit të këtij, Gjon. Aq edhe ma tepër do te çuditej profesori sviceran, kur t’i rreshtoheshin një varg emnash njerrokshe , te cunguem ga emnat e vërtetë të maparshëm si ; Gjon, Gjok, Gjet, Gjin, Gjush, Gjysh, Gjik, Gjel, Gjet ; Ndue, Nik, Nok, Ndoc, Nush., Ndrec, Ndre, Ndrek…Kol, Nkoll, Kel, Kim, Kok…Lek, Lem, Lin, Lon, Lok, Luk, …Prend, Preng, Prek, e plot të tjerë të llojit. le të shkojë e t’i gjejese si shkruehen e fliten në botë (e në vendet sllave ku, si duket, e paska burimin e dijeve.) Ashtu dhe gratë, që pa njohuni gjuhësore shqipe, Profesori Schmitt thotë se emnat e motrave të Skanderbeut ishin sllav. Nga ky zbulim interesant ? Po pse sllav janë emnat e grave shqiptare të veriut, si Gjelë, Marë, Diellë, Dilë, Prenë, Drane, Gjyste, Ange, Age, Liza, Margjela, Tringa, Leze, Mrika, Frane, Nora, Shuke, Lena, File, etj. etj.

Këto emna nuk janë rreshtue kot, sepse çdo emën i tillë e ka koresponduesin në gjuhë të hueja, dhe një studiues si Schmitt nuk mund të ia shesi shqiptarit sipas shkrimit të huej por sipas emnit shqip. Prandaj, në qoftës se zotit profesor i kanë pa sytë “Ivan” për “Juan” (le t’i hapi sytë ma mirë, ose të marri një lente smadhuese, por jo te markës “klos”, sepse i japin pamjës tjetër formë, bile edhe të përçudnojnë fare).

Në këto kushte, një përfundim arrihet i pashmangshëm, e përsëris, se profesor Schmitt duhet t’i kërkojë të fala popullit shqiptar dhe atë libër ose ta rishikoje me sytë e shqiptarve ose të mos e botojë ma fare. Sa për atë që gabimisht ose edhe qëllimisht u botue në Shqipni, ai përfundimin e ka në koshin e plehnave, se shqiptari nuk i honeps ato thashëtheme bajate e te pa kripë e yndyrë që i sërviren për të ia çoroditun mendjen. Për Gjergj Kastriotin Skanderbeun, asht një gabim i madh t’i fyejsh shqiptarët në ndjenjat ma të zjarrta të atdhedashunisë, që lidhet me emnin e pavdekshëm të Skanderbeut.
Të gjithë ne dotë vdesim, dhe emnat tonë dotë harrohen, bashkë me atë të Prof. Schmitt dhe të përkthyesit (ose të manipuluesit) të tij shqip, sikur s’kemi qenë kurrë, por emni i Gjergj Kastrioti do të mbetet i pavdekshëm në shekujt, sado që të ketë të tillë të lajthitun që mundojen me e shqim. E sado që të mundohen Schmittët ose klosët ose klostarët, gozhdat ose gotat që thehen, me denigrue atë figurë madhore të historisë së Kombit Shqiptar, asht si me dashtë me skalfitë shpaten e tij të çeliktë me gishtin e dorës. Pa lene çka prallisin Schmitti me klosin edhe për shpatën dhe kokorën e Skanderbeut, që edhe ato na qenkan e s’na qenkan, (fatmirësisht qenkan, janë e do të jenë).

E gjithë kjo sa u fol i përket çeshtjes se emnit Ivan që ia kanë beditë Gjon Kastriotit, duke na e ba edhe sllav e orthodoks. Kur ai nuk ka qenë as ashtu as kështu, as i një dukunie të tillë. Gjon Kastrioti, i njohun në gjithë botën e dijetarëve dhe të njerëzve të mënçur (përveç asaj të injorantëve ose të falisunve nga mendja), ka qenë katolik nga fillimi deri ne fund te jetës së tij me emnin Gjon. Ka qenë luftëtarë i madh, me atë ushtri të pakët që kishte. Me guxim iu kundërvue turqëve, duke arritun edhe ndonjë fitore, por aq e kish takatin e fuqinë e iu desh me u nënshtrue me kondita të randa, siç ishte dhanja e fëmijëve peng. Këtë ai e bani jo me shpëtue veten, por vendin e popullin. Desh te ruente të pacenueme principaten, duke iu ba vasal Sulltanit e pague tribute, për me mbajtë fenë katolike, nderin e krenarinë e popullit dhe të familjes fisnike të tij. Këto, si duket nuk i kanë hyn në tru Sviceranit, dhe as që e ka ça kokën për me hulumtue, por ka gjetë disa libra e shkrime sllave, ku arrinë të na thotë, me gojën e mikut të tij klosarian, i përforcuem nga miqte e tjerë të gotave boshe, që Gjon Kastrioti qenkaj martue me të bijën e mbretit serb Brankoviç. Kjo i tejkalon kufijt e lajthitjes e bie mu ne humneren e injorancës ma të madhe që mund të mëndohet. Një gabim trashanik që nuk e mban as elefanti as nuk e ngre vinçi ma i madh në botë. Qe ta marri vesh profesori Schmitt, tokat shqiptare brenda kufijve të Dibrës së Vogël të Mois Golemit, të Matit, të Mirditës, të Kurbinit e të Krujës, të Lezhsë, etj., pra e gjithë Shqipnia e veriut, pa pjesën e Maqedonisë (Dibrën e madhe), me gjithë Kosovën kanë qene krahina katolike me sundimtarë e princa katolikë, siç ishin, Balshajt, Topiat, Skurajt, Spani, Muzakët, Dukagjini, Kastrioti, Jonima, etj.

Pjesa e Dibrës së madhe, që shtrihej nga Dibra e Vogël deri në Tetovë e përfshinte fushën e krahinën e Pollogut, ishte e banueme nga shqiptarë orthodoksë dhe jo sllavë apo serbë. Kjo të jetë e qartë. Si rrjedhim, sundimtari i Pollogut, siç shkruhet te Dhimitër Frangu, i dha të bijën e tij Vojsavën për grue Gjon Kastriotit. Patjetër se si ordhodokse ajo kishte një emën të tillë. Por ama nuk ishte e bija e Brankoviçit, por e princit shqiptar të Pollogut nuk i dihet emni). Edhe sot e kësaj dite, në malet rreth fushës së Pollogut, janë nja dy tre fshatna shqiptare orthodoksë, që janë strehue në malet përreth për t’i shpëtue turqëve. Prandaj edhe kësaj mëseleje t’i vihet kapak. Aq ma tepër, me që ra fjala, ta dini se ishte mbreti i Serbisë (Brankoviçi ose një tjetër) që e martoi të bijë, Mara, sipas nje teksti italian,ose Hierina, sipas Dhimitër Frangut, me Sulltan Muratin II, nga e cila martesë lindi Mehmeti II, i cili u rrit nga e ama në fenë dhe lutjet orthodokse, e u kthye musulman në moshën djaloshare (Shiko literaturen enciklopedike). Pra ishte ky Sulltan që lindi nga një femën serbe, dhe jo Skanderbeu. Si duket ka një keqkuptim, dhe asht parashtrue puna roma për toma. Theksoi, se pothuej se gjithë sulltanët u martuen me femna orthodokse, ruse, rumune, bullgare, greke, serbe dhe askurrë me shqiptare. Prandaj Sulltanët e patën mirë me orthodoksit e nuk i cenuen as ne fe as në kisha e etjera shenja fetare, sa qe dhe kryepeshkopata orthodokse e kishte (dhe e ka) qendren në Stamboll. Ndërsa pjesës katolike, sulltanët iu vërsulen me krime e masakra të mëdha, e dihet prej të gjithëve se si gratë e qyteteve që u pushtuen nga Turqit, shkuen e thyen qafën në greminat e maleve, siç ndodhi në Kruje, të shkambi i vajës (vajtimit), në Kidna e të tjera qytete te jugut, si gratë e Laberisë, të Kios në More (Çameria e lashtë) etj.

Përfundimi i kësaj ndërhyrje mbyllet me çeshtjen e hakmarrjes që i asht veshun Skanderbeut, për luftën që bani kundër turqëve. Nuk po dihet as nuk e po kuptohet ku e kanë gjetë apo si e kanë shpikë këtë teori tjetër të paqenë e absurde, se Skanderbeu gjithë atë qendresë kundër turqëve e paskej ba për hakmarrje personale, nga që turqit i paskëshin vra babën. po t’iehte për hakmarrje Skanderbeu ia kish flakrue kokën me gjithë mjekërr Sulltanit me një të goditun të shpatës. Kjo që asht fare gënjeshtër me bisht, e nuk del e thanun as e shkrueme gjëkundi, përveçse në mendjen e çpikësve të kësaj historie. Pikë se pari duhet ditun, se Gjergji i dhanë peng ishte i shoqnuem nga njerëzt e tij, siç ishin rregullat e asaj kohë për njerëz me tituj fisnike, si Princat, etj. Kështu që Skanderbeu pati gjithmonë pranë njerëz të tij, që e mbanin të lidhun me traditat, zakonet, historitë dhe besimin katolik . Prandaj ai nuk ishte aq i paditun dhe i pa informuem për vendin e tij. Me vdekjen e Gjon Kastriotit, vendin e tij duhet ta zinte nje prej fëmijëve, në këtë rast ma i madhi. Kështu ishte marrëveshja. Por duke qenë se vllaznit e Skanderbeut ishin eliminue, i takonte Skanderbeut me zanë vendin e prindit. Por Sulltan Murati nuk e mbajti fjalën e kontraten, dhe vendosi në Krujë një Guvernator turk. Sigurisht se Skanderbeu e shfaqi pakënaqësine e tij nga kjo pabesi, por Murati e mori me të mira se ajo pune do të rregullohej me kohë. Kjo shprehimisht do të thoshte, që kur Sulltani ta shihte se tashma Skanderbeu i kishte krye sherbimet kryesore ndaj tij, do ta eliminonte si vllaznit dhe si disa pashallarë të tjerë të mëdhej, po shqiptarë, që sulltanët parardhës i kishin eliminue duke ua pasë frikën mos u zinin fronin, nga fuqia dhe popullariteti i madh qe kishin fitue. Kështu që Skanderbeu, ndejti urte e bute, deri sa u paraqitej rasti me zbatue planin qe kishte në kokë, për t’u rikthye në vendin e tij dhe me e lirue nga sundimi turk. Kjo e gjitha, për ata që e dijnë historinë dhe për ata që nuk e dijnë, ku kësaj mungese nuk i shmanget as Profesor Schmitt as klosi me gotat e te tjera orendi turkoshake. Sepse, na ka dalë një bidat tjetër fantastiko-shkencor, që Gjon Kastrioti, përveç që nuk paskej qenë quejtun Gjon por Ivan, para se me vdekë, paskej marrë emnin turk Hamza. Po kjo ? “O tempora o mores” kishte me thirrë Ciceroni i ringjallun. Dhe qe e paskej ndërrue fenë disa herë, sikur t’ishte një xhaketë. Kjo ma që nuk hahet as pihet. Kjo i tejkalon kufijt e falisjes, për të kalue në atë të rrjedhjes së truve, siç thonë pleqtë tonë. Patjetër se një individi mediokër nga kultura (injorancë kulturore) dhe nga sedra, e pa kurrfarë dinjiteti njerëzor e kryesisht pa dinjitet e moral shqiptar, si edhe pa respekt ndaj atyne figurave madhore të historisë shqiptare, vetëm një nejriu të tillë e personazhi të kamufluem nën petkun e titujve e gradave ushtarake e pseudoshkencore, mund t’i shkonte ndërmend me sajue edhe këtë proçkull tjetër po aq bajate, të shpërlame dhe neveritëse, siç ishte dhe asht teoria e përçudshme që u shpall më bujë të madhe dhe fjalë bombastike kohët e fundit nga ata që nuk dijnë se ku lidhet gomari. Për këtë kasfshë filosofe lë të hulumtojnë. Ndoshta iu del për hajr dhe mund të zulojnë një Amerikë të dytë të paqenë, të një bote jo të rrumbullaktë por multidimensionale, që të ia kalojnë Kristofor Kolombit e Amerigo Vespuçit.

Në mbyllje me duket me vend të flas edhe njëherë, se si njihej e njihet dhe shkruhet e flitet emni Gjon në vendet e tjera europiane, dhe që shqip kishte qenë mirë të jepej Gjon prej Prof. Schmitt dhe prej përthyesit dhe jo të sajohëshin pralla me mbret. Aq ma keq për ta që janë shprehun se emni Gjon u shpik prej Rilindasve, kjo një pallaver që nuk durohet. Por ato Rilindas nuk ishin aq qyqarë e të pa shkollë, marrim shembull Konicën, apo nuk iu hyn në sy edhe ky burrë tepër i kulturuem e plot dije shkencore e letrare. Mos keni ndërmend me nxierrë ndonjë sajim edhe për të ? Po pse, aq krahathatë paskëshin qenë Rilindasit, që kishin studiue me themel latinishtën e greqishtën e vjetër, e zotnonin disa gjuhe te hueja lindore dhe perendimore. Kishin hulumtue për Skanderbeun dhe i kishin gjetë të gjithë veprat që ishin shkrue fillimisht për të. Pra nuk u kishte shpëtue asgja. Emnin e Gjonit, të shkruem me gjuhë të ndryshme, patjetër se ata do t’ia jepnin shqiptarve ashtu siç vërtet ishte, Gjon, dhe jo të sajonin edhe ata, si dy ose tre e ma tepër shkencëtarët e sotëm, shqiptarë e të huej, një emën si Jan, Janosh, Johan, Jean, Ioannnes, Giovanni,etj., e kursesi Ivan. Këtë rregull e thyen historianët me tituj e diploma shkencore për të cilët folëm e shkruem. U qoftë pirolla dhe ua pafshin hajrin, hipotezave, tezave, teorive e lajthitjeve që ata i shpallen me aq bujë e mendjemadhësi të papërmbajtun. Por si i thonë, mendja e madhe e zeza e t’zot. Kaq.

Lek Pervizi,Bruksel me 30 janar 2009.

P.S.: Nje pyetje vjen vetvetiu : si ka mundësi që një profesor si Schmitt t’i besoje doreshkrimin nje personi tjeter te huej, dhe ky ta përktheje e ta botoje sipas qejfit e manipulimit te tij dhe te dale me deklarata gazetareske dhe intervista televizive duke trillue e shpife ne emen te vete autorit Schmitt ?

Nga ana tjeter, me qe libri ishte akoma doreshkrim, pse ky Profesor i nderuem (deri diku) nuk e rishikoi mire e me kujdes mos ka shkrue gabimish gjana te paqena që bien ne kundershtim me historine dhe me vete botekuptimn e nje populli me tradita te forta te trashigimise historike dhe jetesore siç asht populli shqiptar ? Pse nuk e boton librin ne vendin e tij, gjermanisht, por ia beson doreshkrimin nje te huej, sado mik t’ishte, por qe mik nuk paskej qene aspak ?