United kaloi në epërsi të dyfishtë që në pjesën e parë të ndeshjes. Nani hapi rezultatin pas gati gjysmë ore lojë (29’), ndërsa atë e dyfishoi Darron Gibson në fund të pjesës së parë (44’).
Menjëherë pas fillimit të gjysmës së dytë, fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, fundosi shpresat e vendasve duke shënuar golin e tretë në ndeshje për djajtë e kuq (48’).E gjitha çfarë bënë lojtarët e Derby Countyt ishte një gol i mbrojtësit Miles Adison në minutën e 56-të, por të zgjedhurit e Sir Alex Ferguson shënuan edhe një gol të vonshëm me anë të zëvendësuesit Danny Welbeck, tetë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.Fitorja e kualifikon Manchesterin për në çerekfinale të Kupës FA, ku do t’u bashkëngjitet dy ekipeve tashmë të kualifikuara Chelseat dhe Evertonit. Ekipet tjera pjesëmarrëse në tetëshen e fundit do të zgjidhen nga ndeshjet e kthimit.





