Franca, kampione e botes ne hendboll

Përfaqësuesja e Francës në hendboll është kampione e re e botës. Në përballjen finale në palestrën sportive në Zagreb, Franca mundi Kroacinë me rezultat 24-19.
Për Kroacinë kjo ishte disfata e parë në Botërorin e hendbollit, ndërsa me këtë fitore, francezët u hakmorën për disfatën në fazën e dytë, në grupe. Mbrojtja e fortë e Francës ishte vendosëse në këtë përballje, pasi kroatët më shumë se 10 minuta, në pjesën e dytë, nuk arritën të shënojnë gol. Gigu me 10 gola u dallua te përfaqësuesja e Francës, ndërsa te vendasit më i spikatur ishte Çupiç me 6 gola. Në përballjen për pozitën e tretë Polonia mundi Danimarkën me rezultat 31-23. Maqedoni ditë më parë, në paraqitjen e saj të dytë në Botërorin e hendbollit, me fitore ndaj Koresë së Jugut, u ndal në pozitën e 11-të.