FIFA nuk pranon kandidaturat e perbashketa per Boteror

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Sep Blater, ka thënë se organizata që ai drejton nuk do të pranojë kandidaturat e përbashkëta për organizimin e kampionateve botërore.

Blater tha se Komiteti ekzekutiv i FIFA-s ka vendosur të mos pranojë oferta të përbashkëta derisa të ekzistojnë ofertat individuale për organizimin e botërorit. Ky vendim do të ndikojë në ofertën e përbashkët të planifikuar nga Belgjika dhe Holanda për organizimin e kampionatit botëror në vitin 2018-të. Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumenteve për të paraqitur kandidaturat për organizimin e kampionatit botëror është të hënën e ardhshme. Kandidatë potencialë për organizimin e botërorit janë vende të mëdha e të fuqishme si Anglia, Indonezia, Katari, Rusia, Australia, SHBA, Kina si dhe Meksika.