Djelmoshat e trajnerit Luciano Spalleti arritën të rikthehen nga disavantazhi 1-0 për të kaluar në epërsi 2-1, megjithatë nuk arritën ta ruajnë këtë duke nxjerrë vetëm barazim ndaj Regginës.Vendasit kaluan në epërsi dy minuta para fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë me anë të Bernardo Corradit (43’), por David Pizzaro ka arritur të barazojë për romakët shumë shpejt, në çastet e fundit të pjesës së parë (45’).Pjesa e dytë e pa Romën në epërsi, me anë të golit të dytë të Pizzaros (57’), por në fund vendasit arritën të nxjerrin një pikë, falë golit të Ciccio Cozza të shënuar nëntë minuta para fundit të ndeshjes (81’).Roma për momentin do të vazhdojë të mbajë vendin e pesë me 37 pikë, e që rrezikohet nga Fiorentina, e cila aktualisht ka 35 pikë, por që luan nesër në fushë të Bolognës.
Home »
» Edhe Roma ndalohet nga Reggina
Edhe Roma ndalohet nga Reggina