Në nëntor të vitit që shkoi Topçinjtë filluan bisedimet me yllin e tyre për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2013, dhe holandezi ishte pajtuar që të fitonte nga 65.000 funte (69.000 euro) në javë, mirëpo bisedimet ishin ndërprerë për shkak se skuadra kishte bërë një riorganizim. Ndërsa tani pritet që Van Persie të kërkojë më shumë para për shërbimet e tij. 25-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 12 gola dhe dhjetë asiste në të gjitha garat. Mungesa e Cesc Fabregas e ka bërë atë njeriun kryesor të skuadrës, prandaj meriton të trajtohet si i tillë edhe në aspektin financiar.
Home »
» Van Persie dëshiron rritje të pagës
Van Persie dëshiron rritje të pagës