United kalon ne raundin e peste te FA Cup

Ndeshja ndërmjet dy skuadrave më të suksesshme në FA Cup, Manchester United dhe Tottenham Hotspur, u ka takuar Djajve të Kuq të cilët kanë kaluar në raundin e pestë, duke shuar shpresat e Spursave që të fitojnë dy trofe radhazi.
Ndeshjen e hapi skuadra e Tottenhamit me anë të sulmuesit të vetëm Roman Pavlyuchenko, i cili pranoi një top nga Tom Huddlestone për ta mposhtur me kokë portierin Ben Foster. Pas këtij goli, Spursat u mbyllën në gjysmën e tyre dhe u munduan me vështirësi të madhe të mbroheshin nga kundërshtarët e tyre. Golin e barazimit e shënoi Paul Scholes (35’), ndërsa menjëherë pas (36’), ishte pikërisht ish-lojtari i Tottenhamit, Dimitar Berbatov, i cili shënoi golin e fitores. Ndeshja u mbyll që në pjesën e parë sa i përket golave, pasi që në pjesën e dytë rrjetat heshtën.