Përtej 16 shekujve - VIZATIMET PARAHISTORIKE NË SHQIPËRI



Përtej 16 shekujve Prof. Ramadan Isuf Sokoli

Përtej 16 shekujve/Ramadan Sokoli; Tiranë Koha, 2002 V. 11, 184 f ISBN: 9992 7 787 0 9

VIZATIMET PARAHISTORIKE NË SHQIPËRI


Zanafilla e krijimtarisë figurative në vendin tonë humbet nëpër mugëtirën e mijëvjeçareve parahistorikë. E ashtuquajtura "parahistori" eshte një lak kohor pa kufij të përcaktuar, ku përfshihen shumë shekuj e madje, disa mijëvjeçarë.



Një ndër arritjet e shënuara të arkeologjisë sonë është depërtimi nëpër shtresimet e thella të së kaluarës së vendit tonë, duke zbuluar përmes hulumtimesh të thelluara një sërë të dhënash rreth banorëve të kryehershëm që ua kërcënonin vetëqenien. Giurmimet sistematike në këtë rrafsh morën hov të veçantë, sidomos gjatë gjysmës së dytë të shekullit tonë. Duke u thelluar prore në të kaluarën e largët e duke sjellë ndihmesë të vyer për davaritjen e mjegulInajës së atyre kohëve të mugëta. Megjithatë, njohuritë rreth parahistorisë së vendit tonë janë ende mjaft të kufizuara. Prandaj për të depërtuar nëpër ato kohë të stërlashta nevojiten gjurmime ngulmuese.
tè mëtejshme nëpër një hapsirë më të gjerë, qoftë brenda, qoftë jashtë kufijve shtetërorë tè tanishëm.

Një nga arritjet e shënuara te arkeologjisë sonë gjatë këtyre 10 vjeçarëve te fundit është zbulimi i vizatimeve parahistorike në sipërfaqen e shkëmbit të Spilesë, pranë fshatit Tren, pastaj vizatimi shkëmbor në strehën e një zgavre malore që ndodhet në Lepenicë, rrethi i Vlorës dhe së fundi, vizatimi në faqen e shkëmbit te Guri i Reçit të Lurës, rrethi i Dibrës.



Përshkrimet dhe kumtimet e para rreth këtyre tri vizatimeve i ka bërë arkeologu ynë, Myzafer Korkuti. Disa syresh janë botuar në shtypin periodik. Në fshatin Ungrej të Dukagjinit ndodhet i ashtuquajturi "Guri i shkruem", me mbishkrime dhe idiograma ende të padëshifruara, meqë deri më sot ky gur nuk është shqyrtuar as nuk është përshkruar. Edhe në fshatin Xibër të krahinës së Matit kemi një vizatim të ngjashëm me atë të Recit. Mjerisht per këtë vizatim, hepërhë, nuk kerni ilustrime e as përshkrime. Ndërsa në kodërvarret e Kuçit të Zi (rrethi i Korçës) është zbuluar një fibul prej bronxi, e cila ka të vizatuar në sipërfaqe një siluetë kaprolli. (fig. 1) Mendohet se kjo fibull i përket shekujve XII XI para epokës sonë.

Përvec vizatimeve të lartpërmendura kerni edhe disa vizatime shkëmbore në veri të Himarës. Por. meqë këto vizatime nuk u përkasin kohërave parahistorike, nuk po marrim kesaj radhe shqyrtimin e tyre.

Përshkrirni

Pranë vendbanimit parahistorik të Trenit prapa grykës së ngushtë te liqenit të Prespës së Vogël, rreth 500 m larg shpellës së quajtur "Gryka e ujkut", ndodhet një vizatim parahistorik, në të cilën pasqyrohet një skenë gjuetie. Ky vizatim, i zbatuar lart mbi sipërfaqe të tokës 1.50 me 2,10 m, përbëhet nga nëntë figura, katër syresh paraqesin katër gjahtarë hipur mbi kuaj, ndërsa katër te tjerët paraqesin katër zagarë në ndjekje të një dreri.

Tërë këto figurajanë kompozuar në dy bIloqe: Në qendër, brenda përmasash 9 - 14 cm janë vizatuar tre gjahtarë hipur mbi kuaj dhe pranë këtyre vërehen tre zagarë që vrapojnë gojëhapur dhe me bisht përpjetë, duke ndjekur një kaproll. Ndèrsa sipër tyre dei më në pah figura e një gjahtari tjetër bashkë me zagarin përkatës. Këto dy figura zënë një hapsirë prej 25 cm me 32 crn. Të gjitha figurat e lartpërmendura paraqiten si profile siluetash të thjeshtëzuara, por me një farë vërtetësie thelbësore. Pasi janë vizatuar me gërricje në sipërfaqen e rrafshët të shkëmbit, janë ngjyrosur me një fare lende gëlqerore të zverdhur gjatë rrjedhës së kohës. Kjo ngjyrosje i dallon figurat nga sfondi i përhimët i shkembit.

Në rrethin e Vlorës, në shpatin verilindor të malit të Lepenicës, rreth 800 m lart mbi nivelin e detit, kemi një tjetër vizatim shkëmbor parahistorik të zbatuar në strehën e një zgavre. Ky vizatim përbëhet nga 27 figura, CAPut" syresh janë antropomorfe, të stilizuara në stilin filimorf. Këto figura janë vendosur në një plan që zë një hapsirë prej 1.40 m clhe 2,40 m. Kompozimi i tyre duket si në rrëmujë. Ndonëse nuk u mungon një fare ftillimi. Përveç siluetave antropomorfe, në këtë vizatim vërehen disa motive gjeometrike, ca syresh në trajtë katërkëndëshe të ndara në vija paralele e ca te tjerë në trajtë të parregullt Figurat e njerëzve janë trajtuar fare thjesht, në përrnasa që lëvizin nga 12 cm deri në 18 cm, me nga një vizë pungule të trashë për trungun e tyre e më nga një pikël te theksuar në majë per kokën, ndërsa gjymtyrët, d.m.th, krahët dhe këmbët e tyre janë vizatuar me kryqëzimin e dy vijave të lakuara poshtë. Në mesin e hapësirës së gjymtyrëve shquhen pikla të theksuara, te cilat, mesa duket, përfaqësojnë gjininë e figurave, d.m.th. organeve te tyre gjenitale. Tërë vizatimi i lartpërmendur ze një hapësirë prej 2.40 m gjatësi me 1.40 m gjeresi.

Në rrethin e Dibrës, në fund të faqes së shkëmbit te Guri i Reçit të Lurës, kemi një tjetër vizatim me gërricje.. Ky vizatim, i zbatuar 1.30 m deri 2.90 lart nga toka, ze një hapësirë prej 1,80 me 2.75 m. Në krye të këtij vizatimi spikat figura e një rrethi të pjestuar me katèr nga dy viza diametrale të kundërta prej 22 cm. Në këtë rreth është vizatuar një figurë gjeometrike në trajtë katërkëndëshi të çrregullt, me skaje të lakuar e me përmasa 60x60 cm. Kjo figurë është e ndarë përbrenda në dymbëdhjetë pjesë nga disa viza të ndryshme. Poshtë figurës katërkëndëshe vërehen disa rrathë me të vegjël, të përshtatur nga tri ose me shumë viza diametrale. Përveç këtyre, në këtë vizatim vërehen disa figura antropomorfe tepër të stilizuara, Këto figura, bashkë me atë të katërkëndëshit, janë vizatuar edhe në anën e majtë te kompozimit. Vështrimi i trajtës rrethore (simbol i kultit te diellit), si ai i trajtës antropomorfe, është fare i qartë, ndërsa vështrimi i kësaj trajte rrethore nuk është zbërthyer ende.

Duke u mbështetur në disa copa qerarnike të gjetura aty pranë, mendohet se ky vizatim shkëmbor i përket epokës së bronxit. Këto vizatimet e fundit, siç shihen përmes parashtrimit te mësipërm, ndryshojnë shumë nga vizatimi parahistorik i shkëmbit të Spilesë, qoftë nga pikëpamja tematike, qoftë nga pikëpamja tipologjike. Mesa duket, këto dy vizatime nuk i përkasin të njëjtës kohë e as të njëjtës gjendje shoqërore. Zbèrthimi i tyre mplekset me një sërë çeshtjes të ndërlikuara, për të cilat nuk mjaftojnë vetëm vrojtimet arkeologjike të njëanshme.

Shumë e thjeshtë është tipologjia e këtyre trì vizatimeve, qoftë në parvazin e siluetave, qoftë në skematimin e tyre përmes trajtash lineare. Nga kjo pikëpamje, ato shëmbëllejnë shumë me vizatimet e fëmijëve. la vIen të theksohet se figurat e njerëzve dhe të kafshëve në skenën e gjuetisë, ndonëse shumë të skematizuara, kanë një farë vërtetësie thelbësore në një farë lëvizje dinamike, pavarësisht se siluetave u mungon ndijimi i distancës, d.m.th, perspektiva e mirëfilltë. Kjo mangësi i ngatërron përmasat e figurave te afërta me të largëtat. Vetkuptohet se disa cilësi të këtyre vizatimeve parahistorike janë kushtëzuar nga shkalla e zhvillimit te atyre njerëzve parakë si dhe nga mendësia apo botëkuptimi i tyre, që ndryshonte shumë nga botëkuptimi i kohës sonë.

Prandaj shqyrtimi i cilësisë së këtyre vizatimeve nuk duhet të kufizohet vetëm në këndvështrimin estetik. Si çdo dukuri njerëzore edhe kjo e ka parabolën e zhvillimit të vet. Nuk përjashtohet mundësia që në këtë rnes te ketë ndikuar pak a shumë edhe aftësia e autorëve përkatës. Mundësitë e tyre shprehëse mund të jenë vështirësuar nga vetë pozicioni thik i sipërfaqes së shkëmbit apo i strehës së shpellës. Ia vlen të nënvizohet si dukuri kuptimplotë, se figurat e kafshëve në vizatimin e Spilesë së Trenit jane përvijuar di& më mire se ato të njerëzve. Ndërsa në vizatimin e strehës së zgavrës malore të Lepenicës si dhe në ato të Gurit të Reçit mungojnë fare figurat e kafshëve. Tani nuk dimë ende se çfarë mjetesh mund të kenë përdorur të parët tanë për gërricjen e këtyre vizatimeve në sipërfaqe të shkëmbit. Ndërsa për ngjyrosjen e tyre kanë shfrytëzuar lëndë ngjitëse që mund të qëndrojë gjatë në sipërfaqen e shkëmbit.

Analizat spektrale te bëra në laboratorin e Institutit të Minierave e Gjeologjisë kanë vërtetuar se për këtë qëllim është shfrytëzuar gëlqerja, e cila gjendet me shumicë në natyrë dhe përveç kësaj parapëlqehej nga të parët tanë për ngjyrën e bardhë "ogurmirë««. Analizat e lartpërmendura kanë ndihëmuar gjithashtu në përcaktimin e moshës së këtyre vizatimeve, siç do të shihet me poshtë. Ndoshta për zbatimin e ngjyrës së figurave të parët tanë mund të kenë përdorur bulën e gishtit të dorës në një kohë kur furça e peneli nuk ishin shpikur ende.

Rreth këtyre vizatimeve parahistorike gëlojnë pikëpyetjet:

Cila është mosha dhe gjeneza e tyre? Cili është vështrimi dhe qëllimi i tyre? Në çfarë rrethanash apo kushtesh shoqërore janë zbatuar? Çfarë njoftimesh mund të nxirren nga kësi pasqyrimesh?

Krijimtaria artistike në përqjithësi nuk është dukuri e vetmuar, por është një pjesë përbërëse e njerëzve. Rrjedhimisht, për të depërtuar në thelbin e kësaj dukurie duhen shqyrtuar lídhjet e ndërsjellta me anët e ndryshme të jetës.

Midisi

Mendohet se vizatimet parahistorike fillimisht janë zbatuar në natyrë të hapët, në sipërfaqen e jashtme të shkëmbinjve, ndërsa vizatimet apo pikturat parahistorike te bëra në brendësinë e shpellave, janë më të vona. Këto piktura te bëra në thellësinë e errët të atyre midiseve, nën ndriqimín e dritës së vravashkave, ndryshojnë mjaft nga vizatimet e bëra përiashta atyre midiseve në dritën e diellit. Mendohet gjithashtu se njerëzit parahistorikë të cilësuar si troglotitë, nuk banonin gjithmonë brenda zgavrave malore, por i shfrytëzonin shpellat përkohësisht, qoftë për fu mbrojtur nga ngricat, qoftë për fu mbrojtur nga bishat dhe nga armiq të ndryshëm, Tani dihet, se eclhe më vonë, d.m.th. gjatë periudhave historike, janë shfrytëzuar shpellat për banim të përkohshëm. Këtë fakt na e dëshmonë shkrimet e disa autorëve të lashtësisë, si p.sh. Herodoti (IV 183) clhe Plini (Nat. Hist. V. 5), të cilat tregojnë për një bashkësi troglotitesh në Dardani, ndërsa Lukreci (V. 930 1004) si dhe Virgjili (Eneida VIII 314), tregojnë për shpellakët e krahinës së Laçios në Itali, pastaj Taciti (Germ. 16) tregon për shpellakët e kohës së tij në Gjermani.

Trajtim të posaçëm meriton lidhja e disa shpellakëve me mitet apo kultet e lashta. Disa zgavra malore apo shpella u kanë shërbyer ithtarëve të gurëve (Litolatria) për veprime kulti, jo vetëm gjatë kohëve parahistorike, por edhe më vonë, d.m.th gjatë mesjetës, madje eclhe më këndej. la vlen të përmendet një njoftim i Herodotit, sipas të cilit gjashtë shekuj para erës sonë vendasit e Luginës së Vjosës strehonin tufa dhensh në shpellat malore të Labërisë. Tufa te tilla dhensh, përkushtuar kultit të diellit kishte asokohe sidomos në rrethin e VIorës. Tani, nuk dihet se përse pikërisht streha e zgavrës malore e Lepenicës ka qenë zgjedhur për një vizatim të tillë nga barinjtë (ndoshta) endacakë apo qjysmendacakë që veronin nëpër stanet malore bashkë me bagëtitë në kërkim të kullotave.

Ndryshe nga vizatimi i strehës së Zgavrës së Lepenicës, vizatimi shkëmbor i Spilesë së Trenit pasqyron thjesht, por me vërtetësi një nga pamjet ejetës së përditëshme të së kaluarës së kryehershme të vendit tonë. Dihet, se dikur njerëzit parahistorikë jetonin kryesisht me gjueti e më vonë edhe me blektori. Pra, fillimisht, gjahu ishte burimi parësor i ushqimit të tyre. Asokohe, disa kafshëve të egra u shfrytëzohej jo vetëm mishi për ushqim, por edhe lëkura për veshmbathje, madje u shfrytëzoheshin edhe brirët apo kockat si alamisë për punë te ndryshme.

Gjahu në epokën e Gurit bëhej me hedhje peshash nga larg si dhe me goditje çomangash e kopaçësh të trasha nga afër. Shigjeta, heshta dhe mëzdraku ishin armët më të rëndomta në kohët e lashta. Përveç mjeteve të lartpërmendura, gjahtarët parahistorikë shfrytëzonin për gjah disa kafshë të zbutura. Në skenën e gjuetisë kolektive që pasqyron vizatimi shkëmbor i Spilesë së Trenit, vërehen krahas kaprollit dhe gjahtarë si dhe dy kafshë shtëpiake; kali dhe zagari, d.m.th dy kafshë të zbutura që në epokën e Gurit, sipas të dhënave paleozoologjike. Përsa i përket qenit, (Canis Familiaris), dihet se kjo kafshë gjitare me nuhatje shumë të mirë, u ka shërbyer njerëzve jo vetëm si zagar gjahu, por eclhe si roje banesash, bagëtish dhe stanesh. Gjithashtu edhe kali është shfrytëzuar jo vetëm si kafshë për t'i hypur e si bartës ngarkesash, por eclhe si kafshë e shkathët në ndihme të gjahtarëve. Po për këtë qëllim stërviteshin e shfrytëzoheshin edhe shpendët rrëmbyes me kthetra të fuqishme, si p.sh, skifteri për gjahun e imët, si gjahun e zogjve dhe kafshëve të vogla. Me këtë rast ia vIen të theksohet se vendi ynë dikur gëzonte nam të madh për stërvitjen e skifterëve të gjahut.

Qëllimi

Vizatimi parahistorik në strehën e zgavrës malore te Lepenicës, (siç u tha më lart) ndryshon shumë nga vizatimi shkëmbor i Spilesë së Trenit. Në këtë të fundit pasqyrohet një nga pamjet e jetës së dikurshme të vendit përmes disa cilësive "tregimtare'~, pra një skenë gjuetie kolektive në të cilën figurat e njerëzve dhe te kafshëve të skematizuara nuk janë sajime të fantazisë, por kanë një farë vërtetësie, kanë vëllimet përkatëse si dhe një farë lëvizjeje dinamike ku nuk mungon ndijimi i hapësirës, kurse në vizatimin tjetër paraqitet një grumbull siluetash në stil filimor të kompozuara si në rrëmujë, ndonëse as këtyre nuk u mungon një farë ftillimi, sidomos përsa i përket qëndrimit stereotip të figurave çka të kujton një të valltarëve popullorë. Nga përsëritja a ritmike e figurave antropomorfe në të njëjtin qëndrìm krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me pasqyrimin e ndonjë vallëzimi ritualistik. Vetëkuptohet se skena të tilla nuk janë vizatuar kot me kot e pa ndonjë qëllim. Po vallë çfarë qëllimi do të kenë pasur njerëzit parahistorikë të këtyre vizatimeve? Për të shprehur përfytyrimin e tyre, apo për t'u kumtuar të tjerëve një mendim, një pororsi, një mesazh etj? Apo kishin qëllim thjesht argëtues e zbukurues? Këtyre pikëpyetjeve nuk është e lehtë t'u përgjigjesh prerazi. Lidhur me qëllimin e vizatimeve parahistorike në përgjithësi janë shprehur pikëpamje të ndryshme. Deri në fillim të shekullit tonë mbizotëronte mendimi se vizatime të tilla në shumë vende të botës ndërlidhen me botëkuptimin e stërlashtë magjik. Kjo pikëparnje vazhdon të ngulmojë ende në kohën tonë përmes debatesh e polemikash të mbështeturat në vrojtimet rreth parakëve bashkëkohore, dmth. Aborigjenëve të Australisë, zuluve të Afrikës, eskimezëve dhe karibove të Amerikës, etj, të cilët vazhdojnë të jetojnë gjithnjë, pak a shumë si në kushtet e njerëzve parahistorikë të epokës së gurit. Siç dihet baza kryesore e jetesës së njerëzve parahistorikë lidhej me gjuetinë, prandaj është e kuptueshme paraqitja e skenave të gjahut. Përmes vizatimeve pasqyron jo vetëm kushtet e jetesës së atëhershme, por shpreh edhe botëkuptimin e gjahtarëve parahistorikë. Asnjë fare veprimtarie nuk mund të gjykohet drejt duke e shkëputur nga mendoria e njerëzve perkatës. Ndërkohë është vërejtur se në krijimtarinë e parakëve te kohës, ashtu si gjahtarët parahistorikë i kundrojnë disa fare kafshë të egra, jo vetëm si burim jetese, por edhe si krijesa te pajisura me veti misterioze. Prandaj, me sa duket, figura e drerit këmbëgjatë, të shkathët e me brirë të degëzuar rrema rrema, kundrohet si emblemë e fuqisë dhe e pjellorisë. Si e tillë kundrohet në një fibul të gjetur në kodërvarret e Kuçit të Zi (Treva e Korçës). Kjo fibul, sipas arkeologëve, i përket shekujve VII VI para erës sonë, Giithashtu. figura e kalit, vizatuar në stilin e ashtuquaitur subnatyralist, zë një vend të dukshëm në vizatimet parahistorike të Hallshtatit, në një kohë kur kjo kafshë njëthundrake ishte zbutur, dmth. ishte bërë kafshë shtëpiake.

Sipas pikëpamjeve më të përditësuara, vetëm teoria e magjisë dobiprurëse nuk është e mjaftueshme për të shkoqitur plotësisht qëllimin e vizatimeve parahistorike. Gjithashtu mendohet se as teoria e botëkuptimit totemik rreth ndërlidhjeve mes kafshëve dhe njerëzve të epokës së gurit nuk mjafton për ta qartësuar plotësisht këtë qëllim. Rrjedhimisht për zbërthimin e të gjitha çështjeve të ndërlikuara që ngërthejnë në vetvete vizatimet parahistorike, nevojitet ndihma e shumë rrafsheve të dijes, duke përfshirë edhe analizat laboratorike.

Domethënia

Studiuesit e vizatimeve parahistorike ballafaqohen gjatë punës së tyre me gjithfarë vështirësish, të cilat mpleksen me shumë çështje të ndërlikuara. Kuptohet se nuk është e lehtë të depërtosh nëpër mugëtirën e shekujve apo mijëvjecarëve të kaluar për të zbërthyer shprehjet e njerëzve të stërlashtë me te cilët na ndan një lak kohor shumë i madh. Rrjedhimisht, për të kuptuar e për të zbërthyer mesazhe te tillë, nuk mjaftojnë vetëm vrojtimet arkeologjike me ndihmën e shqyrtimeve etnografike, mitografike, sociologjike, paleografrike edhe paleozoologjike.

Në vizatirnin parahistorik te strehës së zgavrës malore të Lepenicës, përveç figurave antropomorfe, vërehen disa figura gjeometrike. Ca në trajta katrore e ca në trajta.të çrreguIlta, te cilat nuk dihet ende se çfarë nënkuptojnë. Eshtë shprehur mendimi se ndoshta mund të jenë elementë "dekorativë" me një fare vështrimi simbolik ose mund te jenë pasqyrime tipologjike, në të dy vizatimet e lartpërmendura vërehet një mendësi dhe mënyrë shprehjesh figurative shumë parake.

Këso shprehjesh u shëmbëllejnë metaforave enigmatike. Lidhur me disa motive të vizatuara në strehën e zgavrës malore të Lepenicës lind pyetja: Vallë a mos kemi të bëjmë me një farë ideogrami? Për të zbërthyer këtë "rebus" na vjen në ndihmë vetë emërtimi përkatës "shpella e shkruar" siç e quan populli. Pra, ndoshta jemi në prani të bulëzave të ndonjë sistemi shkrimor piktografik shumë të hershëm. Dihet se sistemi shkrímor alfabetik për të arritur në gjendjen e tanishme ka kaluar nëpër disa etapa të ndryshme. Dihet gjithashtu, se piktografia, dmth. paraqitja e disa shenjave simbolike nëpërmjet gërricjeve në sipërfaqe të shkëmbinjve, ka zënë fill në epokën e gurit. Në fazën e parë të kësaj dukurie, renditet e ashtuquajtura etapë "memonike" që ua ndihmonte kujtesën njerëzve nëpërmjet disa shenjave simbolike.

Pastaj radhitet etapa piktografike e mirëfilItë me përfaqësimin e sendeve nëpërmjet figurave nga fonogramet apo gërmat te cilat përfaqësojnë tinguj të ndryshëm. Fonogramet, nga ana e tyre, ndahen në: a) Rrokësorë (kur përfaqësojnë nga një rrokje të vetme). B), Fjalësorë (kur përfaqësojnë një fjalë te plotë dhe c) Alfabetikë (ku çdo shkronjë përfaqëson një tingull të veçantë). Pra, nga etapa piktografike në etapën simbolike sikur është mjegulluar vështrimi i figurave te vizatuara, meqë ato nuk përfaqësonin diçka të përcaktuar, por e nënkuptonin. Rrjedhimisht, disa figura të sistemit piktografik, që shërbenin sa për të ndihmuar kujtesën, shëmbëllejnë me gjëagjezat... Dhe ky është shkaku i vështirësive që nxjerr zbërthimi i domethënies së tyre.

Dihet se nga simbolet piktografike janë gjinikuar disa shkronja të sistemit shkrimor fenikas. Dihet gjithashtu se hieroglifet fillimisht kanë qenë idiograme lineare me mjaft elemente piktografikë. Mendohet se shumë shkronja në zanafillë kanë trajta nojmash njerëzore. Piktogramet e fìgurës antropomorfe gjatë procesit të thjeshtëzimit kanë pësuar tjetërzime në paraqitjen e trajtës së tyre, duke arritur në një vijë pingule te kryqëzuar nga dy vija të drejta ose të lakuara. Mesa duket drejtimi i ndryshëm i gjymtyrëve, d.m.th, i krahëve të përthyer e të ngritur përpjetë ose të lëshuar teposhtë, shpreh diçka të përcaktuar. Kalimthi vrojtojmë se përmes idiogrameve të lashtësisë janë trashëguar njësitë matëse te hapësirës si p.sh. "gisht", "perçik" pëlIèr nbë", "pash", "këmbë" e "hap". Giithashtu numrat e sistemit romak i (nje), Il (dy), III (tre), IV (katër), V (pesë), deri në dyfishimin e tyre e tutje janë gjinikuar nga sasia e gishtërinjve. Disa, kësi motivesh simbolike ishin shumë të përhapur në traditat etnokulturore indioeuropiane, duke përfshirë edhe stërgjyshërit tanë ilirë, si p.sh ideogrami kuneiform i Mesopotamisë; a) që dìkur vështronte vathën e bagëtive, ose ideogram. b) që vështronte "orë" ose shkronja rrethore e etruskëve, c) që lexohej "ZO" që vështronte "diell", ose piktogrami rrethor i prerë në mes, q) që lexohej "Zoa" dhe vështronte "babë" etj, etj.

Disa motive, si p.sh zvastika apo kryqi i thyer që simbolizonte zjarrin, gjithashtu trajta e rrethìt me pikël në mesi - dh) ose me rreze anësore që simbolizojnë diellin si dhe trajtën e stilizuar antropomorfe që simbolizonte njeriun, ishin shumë të përhapura nëpër viset mesdhetare, por shumë më gjerësisht, deri në Lindjen e Largët. Një figurë simbolike e tillë f) shëmbëllen shumë me një motiv të përbërë prej tullash në njërën ballinë murore të kështjellës së Petrelës. Shëmbëllen gjithashtu me një motiv të përbërë prej tullash që vërehet në sipërfaqen e një kambane të vitit 1461, e cila mdodhet në muzeun historik të Krujës. Disa kësi motivesh të trashëguara nga lashtësia kanë vazhduar deri në shekullin tonë si lajle zbukuruese të veshmbathjeve karakteristike, siç e ka vënë në dukje M. E. Durham. (M. E. Durham: Some tribal origins laws and costums of the Balkan, Briton, 1928)

Pa u zgjatue me tej rreth etapave epigrafike përmes të cilave është përshkuar sistemi shkrimor gjatë zhvillimit. mund të thuhet pa ndrojtje se nevojiteshin shumë e shumë shekuj, madje nevojiteshin disa mijëvjecarë për të arritur te shpikja e alfabetit me gërma të posacme për zanoret dhe bashkëtinglIoret e ndryshme. Padyshim, kjo ka qenë një nga arritjet më të shënuara e më te shkëlqyera te mendjes njerëzore, pa të cilën nuk përparohej dot, Nëpërmjet kësaj shpikjeje janë përquar, janë ruajtur, janë trashëguar, janë përhapur thesaret e mençurisë dhe të përvojave mbarënjerëzore. Pandehej se alfabetin e parë që pat zevendësuar hieroglifet egjiptiane si dhe sistemin kuneiform të Mesopotamisë e paskëshin shpikur fenikasit. Por kohët e fundit mendohet se fenikasit nuk kanë qenë të parët, as të vetmit shpikës të vërtetë të alfabetit. Dihet, se që nga mesi i mijëvjeçarit të dytë para erës së re janë shpikur disa sisteme shkrimore, por u përhap e u përqafua nëpër viset mesdhetare kryesisht ai i fenikasve. Dëshmia më e hershme e këtij sistemi është një lutje e gdhendur në sarkofagun e Ahiramit, mbretit të Byblos. Përveç shembullit të mësipërm njihen edhe disa mbishkrime të grricura mbi gur.

Gjeneza

Vizatime parahistorike të tilla, në sipërfaqe të shkëmbinjve janë hetuar anembanë rruzullit tokësor, pra, jo vetëm në Shqipëri e në Europë, por shumë më gjerë, përtej detrave dhe oqeaneve, nëpër kontinente të ndryshëm, që nga Afrika dhe Azia, deri në Amerikë dhe Australi. Qindra-mijë vizatime të tilla janë hetuar deri tash në mbarë botën. Një galeri e tërë vizatimesh e pikturash parahistorike janë zbuluar gjatë viteve 1879 1889 në shpellat e trevës kodrinore te Pirenejve, ndërsa pikturat shpellore te Saharasë, zbuluar më vonë, janë cilësuar si libra shumë të çmuar për njoftimet e vyera që sjellin rreth epokave parahistorike. Vendi më i pasur me vizatime parahistorike të tilla është Val Cammonica e Italisë, (krahina e Breshias), ku gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit janë zbuluar disa qindra mijëra shembujsh. Doemos, nje përhapje kaq e gjerë e vizatimeve parahistorike në sipërfaqe të shkëmbinjve e ka zmadhuar shumë rrezen e gjurmimeve nepër vendet e ndryshme të botës.

Studiuesit me pervoje e kanë nyjëzuar këtë repertor pa fund në dy kategori kryesore, 1) në petroglife të vizatuara me gërricje ose me skalitje, 2) në piktografinë me ngjyrosjen e siperfaqes së figurave. Këto dy kategori kryesore degëzohen në disa nënkategori të ndryshme nga pikëpamja teknike, tipologjike, stilistike etj. Meqë dukuri të tilla nuk kuptohen dot të shkëputura nga midisi dhe nga rrethanat apo kushtet e jetesës së shoqërisë përkatëse, po vemë në dukje se shumica e vizatimeve parahistorike janë hetuar pranë vendbanimeve të kryehershme, ku dikur jetonin gjahtarë e blegtorë, qoftë ndejtarë, qoftë endacakë që lëviznin së toku me bagëtitë e tyre në kërkim të kullotave sipas stinëve.

Nuk përjashtohet mundësia që në të njëjtën trevë të kenë jetuar gjahtarët dhe blektorët. Sidoqoftë, ndejtarët kanë lënë më shumë gjurmë te dukshme kundrejt endacakëve. Shumë skema gjuetie të vizatuara në sipërfaqe të shkëmbinjve janë hetuar sidomos pranë burimeve të ujërave ku pojiteshin kafshët e egra, ose pranë lisave të moçëm si dhe pranë shpellave e brenda syresh. Disa vende të posaçme dhe disa dukurì mbresëlënëse linin te stërgjyshërit tanë ndijime të pashprehshme. Kështu p.sh. gurgullima e ujërave të rrjedhshme, fëshfëritjet e erës nëpër gjethishte, gjamët e motit, e anasjelltas, heshtja e thellë së toku me hijet e trajtave trupore që përfytyroheshin si "shëmtirë" e shpirtrave të padukshme.

Dihet se stërgjyshërit tanë ponitnin apo adhuronin disa dukuri natyrore, Përparësinë e kishte "hy i diellit" (i bukuri i qiellit), që përfaqësohej përmes vizatimesh simbolike me një rreth të qarkuar nga rrezet dhe nga kryqi i thyer zvastika etj. Kjo simbolikë është trashëguar prej kohëve të lashta deri në ditët tona në zbukurimoren e veshmbathjeve kombëtare, si dhe në atë të disa orendive shtëpiake, madje deri ne skalitjet e vatrave të banesave e në gurët e varreve. Vështrimi i dikurshëm, i disa motiveve simbolike të këtilla është harruar me kalimin e kohës e rrjedhimisht mbetën si të mërtisur nga njëfarë fshehtësie.

Ia vlen të theksohet se shpikja sistemeve shkrimore nuk e ka asgjësuar, as nuk e ka frenuar zhvillimin e mëtejshëm të vizatimeve simbolike. Trashëgimia e tyre ka vazhduar në rrafshin e artit popullor nëpërmjet lajleve apo motiveve dekorative të veshmbathjeve, orendive shtëpiake, sidomos nëpër vendbanimet e thellësive malore, ku tradita vendase ka rrënjët me te thella. Vlen të theksohet gjithashtu se në një mori vizatimesh parake të mbarë botës vërehen disa ngjashmëri tipologjike, madje, vërehet rëndom njëfarë njëjtësie figurash e motivesh, çka nënkupton se autoret e këtyre shprehjeve kanë patur marrëdhënie të ndërsjellta ose kanë jetuar në kushte pak a shumë të barabarta, në mos fare të ngjashme. Por, nëse vizatimet parake të njerëzve nga i njëjti nivel i zhvillimit paraqiten në stilema të ngjashme, pavarësisht kohës dhe hapësirës që i ndan, si mund të shpjegohet njëjtësia tematike e figurave dhe e motiveve?

Për zgjidhjen e disa kësi nyjesh enigmatike ndihmojnë mjaft studimet krahasimore rreth tematikës, tipologiisë, teknikës, stilit dhe kompozimit të figurave. Po të krahasojmë nga kjo pikëpamje dy vizatimet parahistorike të vendit tonë. D.m.th, atë të Spilesë së Trenit dhe atë të strehës së zgavrës së Lepenicës me disa vizatime parahistorike të Pulias apo të Camonicas të Italisë dhe me ato të Istrias në bregun verilindor të detit Adriatik, gjithashtu, po të krahasohen me disa vizatime parahistorike të Turqisë, që ndodhen pranë bregut lindor të Detit të Zi, madje, me atë të Arabisë Qendrore si dhe me ato të Lindjes së Afërme etj, bindemi jo vetëm për një ligjëratë figurative të përbashkët, me mgjashmëri të mahnitshme, por edhe për njëjtësi figurash e motivesh, pavarësisht kushteve të ndryshme të mjediseve përkatëse. Ndërkohë, nuk duhet harruar se Iliria Jugore, falë pozicionit.gjeografik, ka qenë, si të thuash, urë lidhëse me gadishullin Apenin. Bash së këndejmi kanë kaluar shtegëtimet e disa fiseve gjatë kohëve parahistorike.

Duke soditur një vizatim parahistorik në një shkëmb të Lipcit te Gryka e Kotorrit, ku pasqyrohet një skemë gjuetie e ngjashme me atë të Spilesë së Trenit, si dhe me atë të një vizatimi shkëmbor të Prokletijes së Malit të Zi, pranë kufirit shqiptar të tanishëm, bindemi për njejtësinë e temave, figurave dhe stileve. Nëse është e arësyeshme të mendohet se kjo njejtësi rrjedh nga një shtrat i përbashkët i vendbanimeve ilire të Bosnje Hercegovinës, si dhe i ngulimeve të disa fiseve ilire (Daunet, japigët, liburnët, mesapët, japodët) që patën mërguar në Itali nga bregu lindor i Adriatikut gjatë kohëve protohistorike, vallë si mund të shpjegohet ngjashmëria e mahnitshme, madje njejtësia e figurave dhe motiveve në disa vizatime parahistorike të vendeve shumë të largëta e pamundësi marrëdhëniesh të ndërsjeIlta, siç është rasti i një pikture shkëmbore në Cangon dhe Thelby të Kalifornisë (SHBA), që i përkasin viteve 500 të erës sonë? '

Vallë ngjashmëria e grafikave apo motiveve sterotipe të vizatuara në shkëmb në të njëjtin stil linear, që dëshmon për njëjtësi shprehjesh mekanike, është përkim gand, d.m.th i rastësishëm, apo ... ?

Sidoqoftë, kur kërkohet gjeneza e disa elementëve etnokulturorë shihet si e njejtë, doemos nevojiten studimet krahasimore. Përveq kësaj nuk duhen kundruar si dukuri dinarnike që "rrojnë" e ndryshojnë gjatë parabolës së zhvillimit sipas kushteve dhe rrethanave të jetës.

Mosha:
Cila është mosha e këtyre vizatimeve shkëmbore?

Kjo pikëpyetje ngërthen në vetvete në sërë nyjesh ende të pazgjidhura tërësisht. Mendohet se zanafilla e shumë vizatimeve parahistorike të bëra me gërricje në sipërfaqe të shkëmbinjve përkon me kohën e të ashtuquajturit "Homo sapiens", kohë e cila ka përfunduar në epokën e hershme të bronxit, kur njerëzit parakë zunë të kumtonin përmes shenjash të ndryshrne. Dihet se dëshira për të kumtuar diçka kësi dore i ka dhënë shkas shpikjes së sistemeve shkrimore, duke filluar me piktogramet dhe idiogramet deri te hieroglifet e te germat e alfabetit. (Ndërsa dëshira për të shënuar ngjarjet e rëndësishme i ka dhënë shkas lindjes së historiografisë). Përsë i përket periodizmit të përpiktë të epokës së bronxit, nuk duhet harruar se kufijtë e kësaj epoke luhaten me ndryshime sipas vendeve të ndryshrne.

Edhe periudha e kalimit nga gjendja e shoqërisë së gjahtarëve në atë të blegtorëve nuk paraqitet e ndarë prerazi. Gjithësesi ajo kthesë që ngjan në epokën e gurit, kur gjahtarët endacakë u bënë ndejtarë, solli rrjedhime në rrafshin lëndor e shpirtëror të njerëzve. Pasqyrimet natyraliste u zëvendësuan nga abstragizmi dhe simbolizmi tregimtar.
Hulumtuesit me përvojë i kanë ftilluar pikturat parahistorike në dy qerthuj kryesorë. a) Vizatime me prirje "natyraliste" të gjahtarëve të epokës së gurit , b) Vizatime me prirje abstrakte te blegtorëve nga epoka e metaleve. Kalimi nga vizatimet e stilit natyralist në vizatimet e stilit abstrakt gjeometrik përkon me kapërcimin e sistemit shoqëror ekonomik të gjahtarëve në atë te blegtorëve. Pra, me sa duket, pasqyrimi i skenave të gjuetisë me figura të prirjes "realiste" është më i hershëm se i figurave me prirje gjeometrike apo abstrakte. Thjeshtëzimi i figurës së njeriut në pak vija thelbësore ka ardhur duke e abstraguar këtë motiv në simbol irracional.

Arkeologu ynë, Myzafer Korkuti, (1) ka shprehur mendimin se dy vizatimet parahistorike të Shqipërisë Jugore i përkasin mijëvjecarit të dyte para erës sonë. 1) (M.Korkuti: "Piktura e Trenit'' në rev.”StudimeHistorike" 2\1969 b\idem.) Ndërsa arkeologu serb Djurdje Boskoviç (2) ka shpallur hamendesimin se vizatimi shkëmbor i Spilesë së Trenit ì përkitka shekujve XIII XIV te epokës sonë (siç!). Ai e ka mbështetur këtë hamendësim në ngjashmërinë tipologjike e tematike të ca "stecakë ' ve" bogomilësh që ndodhen në Bosnje e Hercegovinë. 2) Djurdje Boskoviç: "Mendime mbi pikturën çinetike të shkëmbit të Spilesë" kumtesë në Kuvendin e Studimeve Ilire Tiranë 15 20 shtator 1971.

Po vemë në dukje me këtë rast se bogomilët i përkisnin një sekti eretikësh të ardhur nga Trakija nëpër disa vise të siujdhesës ballkanike. Pjesëtarët e këtij sekti luftoheshin egërsisht nga kleri, derisa u çfarosën në muzgun e mesjetës. Kanë ngelur varret e tyre nëpër krahinën Dinarike te Bosnjes dhe Hercegovines, ç'merr prej bregut të Adriatikut deri te lumi Morava ku ndodhen afro 35.000 arkëza hiri, te quajtura "steçakë". 36, 37, 38, 39. Në sipërfaqet e atyre gurëve janë skalitur gjithfarë motivesh në basoreliev; trajta gjeometrike, figura njerëzish në lodrim, në vallëzim etj. Në njërën nga këto përmendore bogomilësh pasqyrohet një skenë gjuetie që përgjason shumë me atë të vizatimit parahistorik të Spilesë, pra një kalorës i armatosur me heshtë të gjatë duke ndjekur një dre. Nuk duhet harruar se gurët e varreve te lartpërmendur ndodhen kryesisht në krahinën dinarike që banohej herët nga stërgjyshërit tanë ilirë.

Përsa i përket përcaktimit të moshës së dy vizatimeve parahistorike te Shqipërisë jugore duhet patur parasysh se njëri syresh, d.m.th ai i shkëmbit të Spilesë, ndodhet pranë vendbanimit parahistorik të Trenit, vendbanim për të cilin mendohet se i përket fundit të mijëvjeçarit të dytë para erës sonë, d.m.th. në kapërcyell ndërmjet epokës së bronxit dhe asaj të hekurit. Gjithashtu duhet patur parasysh si fakt kuptimplotë se në luginën e lumit të Shushicës, bash përballë shkëmbit te Lepenicës, jo më larg se 10 km në vijë ajrore ndodhet vendbanimi shpellor i Velçës. Per këtë vendbanim parahistorik mendohet se i përket kohës së metalit të hekurit.

Shumë më e hershme se steçakët e lartpërmendur është një kovë bronxi (situla) e zbuluar në një vendbanirn ilirësh në Vaç të Sllovenisë. Në atë kovë bronxi spikat në reliev figura e në kalorësi. Një figurë e tillë pasqyrohet gjithashtu në gjetjet e varrezës së Hallshtatit, i cili gjithashtu i përket fundit të epokës së bronxit apo fillimit të epokës së hekurit. Përveç këtyre mund të përmendirn disa piktura shkëmbinjsh të zbuluara më 1970 në Italinë jugore, ku krahas gjahtarëve të pajisur me shigjetë, si dhe kuajve e zagarëve në ndjekje të kaprojve, pasqyrohen disa figura të ndryshme gjeometrike spirale etj. motive abstrakte.

Ndonëse arkeologjia është një shkencë relativisht e re për kulturën shqiptare, prap se prapë e pavarësisht disa mangësive, ka arritur të qartësojë përmes gërmimeve e hulumtimeve mjaft dukuri të së kaluarës së vendit tonë. Por me sa duket, për zgjidhjen e disa nyjeve enigmatike nuk mjaftuakan metodat shkencore të lartpërmendura. Kur kjo shkencë e saktë del nga hullia e vet, duke u politizuar përmes hamendësimesh të gabuara, nuk është për t'u çuditur nëse sjell turbullime lajthitëse duke u ngatërruar ndër shtigje pa rrugëdalje. I tillë është rasti i ngatërrimit të vizatimit parahistorik të Trenit me steçakët e bogomilëve. Gabimet apo lajthitjet në hulumtimet shkencore mund të jenë disa farësh; a) të imagjinatës, b) të njohjes së pamjaftueshme, c) të pikpamjeve të gabuara dhe ç) të qëllimeve të errëta që vazhdojnë te sjellin turbullime edhe në kohën tonë, ndonëse metodat dhe mjetet e sakta te shkencës arkeologjike kanë përparuar shumë.

Një nga arritjet e shënuara për të përcaktuar moshën e gjetjeve arkeologjike është metoda e analizave radioaktive e ashtuquajtur 14 C (d.m.th karbon 14). Kjo metodë që u shpik e u zhvillua gjatë këtyre dhjetëvjecarëve të fundit të shekullit XX, po shfrytëzohet botërisht nga arkeologët që nga viti 1946, duke mundësuar përcaktime mjaft të sakta. Ndërkohë, krahas metodës karbon 14 po shfrytëzohet giithashtu si izotop radioaktiv edhe e ashtuquajtura 10B (d.m.th berilium 10). Përveç dy izotopëve të lartpërmendur (d.m.th 14 C e 10 B) po shfrytëzohen për të njëjtin qëllim metoda termoluminishente gastro matografike me cyklspektometër, e cila me aktivizimin e neutroneve nëpërmjet rrezeve iks arrin të rrokë në spektometër një lak kohor prej miliona vitesh. Shpresohet se në të ardhmen do shpiken metoda edhe më më të përparuara. Vetëkuptohet se për shfrytëzimin e këtyre metodave analitike nevojitet bashkëpunimi i arkeologëve me ekspertët e kimisë. fizikës. biologjisë etj.

Studimi i geoglifeve te ndryshme ndihmon per t'i mirëkuptuar traditat etnokulturore të kryehershme, ku mpleksen qëllimet praktike me magjizmin mu në kapërcyell të parahistorisë dhe protohistorisë sonë, duke u nyjëzuar në ligjëratë skernatike dhe simbolike. Gjithësesi soditjet, shqyrtimet dhe orvatjet për të ftilluar tipologjinë e disa “stileve" si dhe për të zbërthyer vështrimin e tyre të kredhin në mendime e në përsiatje të thella.

Non omnía moriar Vizatimet e stërlashta me gërricje në sipërfaqe te shkëmbinjve janë përmendore të mirëfillta parahistorike që i kanë qëndruar rrjedhës së shekujve e mijëvjecarëve. Përmes syresh janë pasqyruar kushtet e jetesës lëndore me shprehitë shpirtërore të të parëve tanë. Përmes syresh është pasqyruar vetë qëndrimi i strëgjyshërve tanë kundrejt realitetit te midisit dhe te kohës përkatëse. Përmes syresh është “shkruar" diçka nga e kaluara e vendit tonë. Njerëzit që janë zhdukur kushedi se kur nga faqja e dheut kanë lënë përmes syresh mesazhe që na vijnë nga thellësitë e shekujve. Prandaj hulumtimi i këtyre vizatimeve të stërlashta i shërben jo vetëm parahistorisë së artit në vendin tonè. por i shërben gjithashtu njohjes së botës shpirtërore te pararendèsve tanë. Duke i soditur këto vizatime te kredhura në heshtje, prekesh nga ndijime te pashprehshme. Këto përmendore parahistorike që u kanë qëndruar rrebesheve të kohërave e pasurojnë botën tonë. Dhe kush e di se sa mesazhe të stërlashta së toku me kushedi se sa thesare te panjohura fshihen ende në gjirin e truallit tonë. Dhe bindesh thellë se në jetën e shkurtër je plot me ëndërrine të zhgënjyera. nga përvojat cfilitëse, mbetet diçka nga krijimtaria shpirtërore që nuk shqimet, nuk shuhet kurrë.

Bibliografi:

1) Amati E. Arte preistorica in Anatolia në rev. "Studime Cam uni" Brascia TV / 19 72.

2) Amati E. Euoluzione e stile dell'arte rupestr po aty, vëll. II, f 50 54

3) Boskoviç D Piktura cinegjenike mbi shkëmbin e Spiles në afërsí te fshatit Tren Kumtesë e mbajtur në Kuuendin e Studimeue Ilire Tiranë, 15 20 shtator 1972.

4) Durham M. E. Some tribal origins lours and Costums of the Balkan 1927.

5) Le couriers de l'Unesco. L'art des commensemenes Peintures et gravures rupesres avril 1988.

6) Korkutí M. "Piktura e Trenit, në revistën "Studíme historike211969

7) Idem. Vizatimi shkëmbor porahistorik i Reçit Në gazetën ''Drita 24 dhjetor 1989.

Ucko P.J. dhe Rosenfeld A, Arte paleolitica Milano 1964.

Related Posts: