
NJE VEPER E RE NE ITALI PER SKENDERBEUN
Gjenealogjia e Familjes se Skenderbeut, sipas dy te ashtequajtur pasardhes se tij
*Ne Itali jetojne dy pinjollet mashkullore te fisit Kastriotas, Alesandro dhe Xhulio Skanderbeg
*Rembrandi ka bere nje pikture kushtuar Skenderbeut, qe eshte vjedhur ne vitin 1992
Nga Visar Zhiti
Kolanen re te botimeve "Heronjte e Europes moderne", botuesi italian Costanzo D'Agostino, e hapi me nje veper befasuese per heroin kombetar te shqiptareve, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, i cili ne Rome ka dhe nje shtatore te madhe ne sheshin "Albania" ku ne piedestal eshte gdhendur 'Mbrojtesi i paepur i qyteterimit perendimor", nje percaktim i shkelqyer ky, do te thoshim, nga ku mund te nenkuptohen mesazhe te rendesishem, pervoja e hershme e popullit tone, mund te nxirren mesime dhe dinjitet, sidomos per politiken e sotme, per kompleksin e saj per ta cuar vendin ne Europe, kur duhet te dine se Shqiperia jone qe ne rilindjen e mrekullueshme europiane paskesh qene mur i madh mbrojtes i atij qyteterimi, pjese e tij duke qene dhe e vetvetes, etj. etj.
Kete do te kene patur parasysh dhe autori dhe botuesi i librit te ri dhe keshtu duket sikur e shohin Skenderbeun, si pararendes se Europes se Bashkuar.
AUTORI DHE BOTUESI
Autori Gennaro Francione eshte me profesion jurist ne Gjykaten e Romes, anetar i Akademise Nderkombetare te Burckhardit, por dhe president i Bashkimit europian te juristeve shkrimtare, sepse Francione eshte dhe romancier, eseist, gazetar, regjisor e dramaturg, fitues i shume cmimeve letrare, ndersa botusi i tij D'Agostino, do te thoshim, se eshte i magjepsur me Shqiperine, me njerezit e saj dhe historine dhe ka nxjerre ne drite dhe botime te tjera per "vendin e shqiponjave", eseistike dhe letersi te mirefillte, libra te ilustruar per shenjtoren tone Nene Terezen, albume, flete-palosje, edhe pse modeste, por me rendesi te vecante qe ndikojne, sado pak, ne njohjen e kulturave dhe miqesine mes popujve, prandaj dhe ne veprimtarine e tij si impreditor D'Agostino parapelqen te punoje me emigrante shqiptare, t'u gjendet atyre ne ndihme. I mirekuptoj, thote, sepse dhe vete jam i ikur nga Sicilia si shume shqiptare sot per te kerkuar fatin ne Rome qe kur isha 17 vjec dhe, per fat, shton me ironi te sinqerte, atehere nuk kishte "njerez te medhenj" qe te ofronin nje shume te vogel per t'u kthyer pas...
SKENDERBEU NJE HERO MODERN
(hero multimedial)
Keshtu titullohet libri me i ri i Gennaro Francione-s, qe doli kete vit ne Rome, 352 faqsh, me cmim monedhen e re e te perbashket: 18 euro, qe, gjithsesi, ka terhequr vemendjen dhe eshte shperndare ne te dy brigjet e Adriatikut.
Vepra eshte e ndare ne tri pjese, ku ne te paren "Histori e siperfaqshme e shqiponjes dykrenore" me tete kapituj, jepen te dhena per familjen e Gjergj Kastriotit, per Lidhjen e Lezhes, betejat, keshtjellat, luftetaret, krushqite e princave shqiptare, udhetimet dhe fitoret e Skenderbeut dhe ne Itali, pasardhesit, etj. Kurse ne pjesen e dyte "Histori e thelluar e shqiponjes dykrenore", me kater kapituj autori flet per arbereshet ne Itali, per kenget dhe vallet e tyre, zakonet, per Kanunin e Leke Dukagjinit, per demokracine e tij barbare, per Besen dhe Kanunin sot, per bektashizimin, per rapsodet madje dhe per kafshet dhe perbindshat e Skenderbeut, etj, duke na paraqitur dhe nje bibliografi ne fund qe fillon me Marin Barletin e vepra te tjera te mesjetes si ato te Sansovines, G. M. Biemmit, Fallmerayer, G. Musacchi, qe, sigurisht eshte nga Muzakajt, Nolin, K. Frasherin, etj, etj, autore te huaj qe kane shkruar per Shqiperine, arbereshe, shkrimtare te diaspores, gjuhetare, Kanunin, libra te artit te luftes e deri dhe te kinezi Sunt Tzu, sepse, sipas autorit te librit, historia e Skenderbeut eshte e mrekullueshme, sidomos per strategjine e saj e ate te artit te luftes guerile, qe njeh si mjeshter kinezin e lartpermendur, qe, po sipas autorit, Skenderbeu duhet ta kete pasur te njohur..
DRAMA "SHKALLA E SKENDERBEUT"
- thirrje ne boten e pertejme -
Kurse pjesa e trete e librit eshte befasia me e bukur, letersi te mirefillte, nje drame e re e autorit Gennaro Francione, "Shkalla e Skenderbeut", me 12 skena dhe nje epilog, me konceptim modern duke perngjare njekohesisht me dramat e antikitetit, ku shfaqen kori dhe te vdekurit. Personazhet jane historike, reale, qe nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Donika e tij, Lek Dukagjini dhe princa te tjere, mbreti i Napolit, populli arberor dhe deri te personazhet e trilluar si dervishi Bektash Zyko, shpirti udheheqes, etj. Vepra dramaturgjike na paraqet ringjalljen e heroit, fale dashurise rievokuese e ritualizuese te gjeneratave qe luten per kthim nga bota e pertejme. Na pelqen qe autori perdor here pas here fjale shqip, "o Kruja, o vdekja", kenge e muzike arberore dhe shenon ne krye te pamjeve se me c'pjese muzikore duhet te hapet skena apo te shoqerohet veprimi, si p.sh. me "Gryka e Kacanikut", "Xhamadani i trimerise", apo "Bilbili me vese", o "A kane uje ato burime".
I permendim keto, sepse na pelqen kur arti dhe kultura e te tjereve ne Europe joshen nga arti dhe kultura jone edhe sot, nga historia e popullit tone dhe nga e tanishmja, duke besuar pozitivisht dhe duke na pare si pjese integrale e artit bashkekohor dhe e realitetit te perbashket kulturor ne truallin e madh europian.
TE PAPRITURAT, E PARA:
nje pasardhes i Skenderbeut ne "Lisin e gjakut".
Ne hyrje te librit ka nje pershendetje dhe falenderim njekohesisht per autorin dhe botuesin, por dhe nje vleresim ndaj librit dhe rendesise se tij, ku nder te tjera cmohet qendresa shqiptare ndaj pushtimeve aziatike mesjetare dhe si nje kontribut direkt ndaj stabilitetit politik te Italise dhe si nje pohim martir shqiptar ndaj vlerave te kultures Perendimore, ku historia duhet te mesoje nga vetvetja. Gjithashtu shpaloset mendimi se ky botim "ndihmon leximin e historise se dy popujve ne nje moment kaq delikat, kur Vendi i Shqiponjave po troket ne portat e Bashkimit Europian me shprese se do te gjeje subjekte shpirterore te vete shpirtit te saj... Dhe tani, kur aktualiteti rezervon spektakle te trishta me pasoja te nje lufte tragjike, ne veshet tane kumbon si nje nxitje profecia ne forme pyetjeje e Skenderbeut tone ne lengaten e aktit te fundit: Do ta fitojme valle paqen e vertete ne te cilen myslimanet, te krishteret dhe besimtaret e cdo riti tjeter do te heqin dore nga perdorimi i dhunes per t'i dhene fund cdo kundershtie?".
Alessandro e Giulio Castriota Scanderbeg D'Albania.
Jane emrat e dy vellezerve qe nenshkruajne hyrjen e librit dhe ne na befason mbiemri i tyre "Castriota Scanderbeg D'Albania".
Ne pjesen e pare te librit, ne faqet 201, 202, 203, pasi autori flet per eksodet e medhenj shqiptare per ne bregun tjeter te Adriatikut, hedh nje veshtrim te shkurter mbi pasardhesit e Skenderbeut dhe i gjen deri ne ditet tona.
Mund te duket si e harruar apo e pazgjidhur vertetueshem, por eshte nje pyetje, qe besoj se shqiptaret e kane bere dhe u pelqen ta dine edhe sot: a ka pasardhes te Skenderbeut? Ku jane dhe cilet? Historia zyrtare e conte deri ne tre-kater breza vazhdimin e Kastrioteve, pastaj e humbte sikur pasardhesit kaluan ne linjen memesore, ne ate te "lisit te tamblit" apo te gjinis, sipas Kanunit dhe s'pati vazhdim ajo e linjes aterore, ajo e "lisit te gjakut", po sipas kanunit.
Pra, Kastriotet u treten ne Italine e Jugut, s'pati me "trung", keshtu besohej, ndaj dhe nje perkrenare e Heroit te Europes moderne me nje shpate te tijen, prej andej, shkuan ne Viene ku jane edhe sot e kesaj dite ne nje nga muzeumet e njohura te kryeqytetit austriak.
Eshte e vertete se diktaturat nuk donin qe heronjte te kishin pasardhes. I shmangnin ata, o duke u nderruar me detyrim mbiemrat, gje qe ka ndodhur te ne, o duke i burgosur, edhe kjo ka ndodhur te ne, dhe, kur ishin te pamundura dy te parat per shkak te ikjeve o vdekjeve, i kane shpallur tradhtare, armiq, qe duheshin shkulur nga kujtesa kolektive ose i kane lene ne harrese si te paqene, pra behej steriliteti ose tredhja e historise dhe s'mund te prisje hulumtime te tjeterllojta.
Heroi Kombetar i shqiptareve nuk duhej te kishte pasardhes, pervecse mbretin e shumemevonshem dhe, pas rrezimit te tij, duhej te metamorfozohej te udheheqesi aktual i vendit, madje dhe lavdia arkaike e Heroit duhej te dilte ne pension, qe t'ja linte vendin lavdise se gjalle te diktatorit, etj. etj.
Por le te dalim te libri ne fjale, qe na thote te kunderten, i cili na befason me dy emrat e pasardhesve te Skenderbeut, pikerisht ata te hyrjes, qe jane te linjes aterore, pra te "lisit te gjakut". Autori i librit ndjek rrjedhen e fisit te lavdishem neper shekuj ne Itali. Ja, shkurtimisht:
- Djali i vetem i Skenderbeut, Gjoni ose Xhovani, sic i thone ne Itali, pas vdekjes se te atit, ende i ri, jetoi ne domenin e vet mbi Gargano e me pas, nga 1485, kur lulezon qyteti i Shen Pjetrit ne Galatina ne Token e Otrantos, vendoset atje, ka titullin Duke, duke i shtuar dhe ate te Kontit te Soletos.
- Gjon Kastrioti u martua me Irena Brankovic Paleologa, pasardhesja e fundit e familjes perandorake te Bizantit dhe paten shume femije, mes te cileve Konstandinin, peshkop ne Insernia, Ferdinandin, qe qeveriste domenin feudal te Katrioteve dhe Marien, grua e kulturuar qe njihte shkelqyer letersine greke e latine.
- Ferdinandi u martua me Adriana Acquavivan, vajzen e Dukes se Nardose, paten shume femije si Erinen, Pardon, Akilin e Xhovanin. (Gjonin)... me titullin Baron dhe nga kjo dege familjare pati pasardhes deri ne fund te 1700.
- Ndersa nga Akil Kastrioti rrjedh dega tjeter familjare e Skenderbenjve, te cilet u shperngulen ne Napoli ne vitet 1700 dhe jane atje deri ne ditet tona.
- Biri i Pardos, Konstandini, shperngul rezidencen e vet ne Copertino. Ndersa ne fund te viteve 1600 Aleksander Kastrioti Skenderbeu u shperngul ne Lece, pasardhesit e te cilit jetuan atje deri me 1700.
- Nga mesi i viteve '800 me i madhi i femijve te kesaj linje familjare, nje tjeter Aleksander, u shperngul ne Ruffano, Lece, ku eshte dhe sot rezidenca princerore e Kastrioteve te Skenderbeut.
- Perfaqesuesit e tanishem te kesaj linje familjare jane Alessandro Castriota Scanderbeg, mjek ne Rome dhe i vellai i tij Guilio, magjister adminitrativ.
Sidoqofte ndodh qe ne Itali shume emra qe mbajne mbiemrin Catriota (me nje ose dy "t"), paraqiten si pasardhes te Skenderbeut, por eshte detyre e jona, e dijetareve dhe historianeve shqiptare qe te interesohen shkencerisht dhe te percaktojne vertetesine e tyre. Na eshte dhene rasti te takojme te tille, shkrimtare, muzikante, qe mbajne tituj te larte fisnikerie dhe qe mburren me origjinen e Shqiptarit te Madh, por kane keqardhjen se nuk e flasin gjuhen e te pareve, sepse nuk kane jetuar mes komuniteteve arbereshe, por vecmas si konter dhe duke, qe kane nostalgji per Shqiperine, madje dhe kane ardhur pa u shpallur, pa buje e protokoll, etj. A duhet t'i njohe si te tille vendi yne? Normale do te ishte.
Keto dite ne takuam ne Rome Alessandro Castriota Scanderbeg, i laurear ne mjekesi ne Parma, shkencetar ne neurologji dhe gjenetike, specializuar ne Gjermani, i njohur per studimet e veta dhe ne USA. Te jepte emocion mbiemri i tij ne nje etikete te vogel plastike mbi bluzen e bardhe te mjekut, ndersa nje kamera e televizionit shteteror te Shkupit, seksioni shqip, e intervistonte. Jemi pasardhes te Skenderbeut nga linja mashkullore, po perktheja fjalet e tij, e vertetuar kjo me dokumente, jo vetem te arkivit tone familjar, por dhe te atij shteterorit ne Napoli. Shihja profilin e tij, mundohesha te kapja dicka te larget dhe te mbetur nga Skenderbeu, jo ai i statujti, heroiku, por nga strategu i mencur, i dobeti dhe misteriozi, rembrandiani dhe po prisja me interes si do t'i pergjigjej pyetjes: "A do t'u pelqente te shkonit ne Shqiperi?". Degjova: "Eshte nje enderr e jona..."
E DYTA: REMBRANDI
ose Skenderbeu i tij(?)
Vertet piktori i madh hollandez Van Rijn, i mbiquajtur Rembrand (1606 - 1669) ka realizuar nje portret te Skenderbeut tone? Keshtu besohet? Po si dhe ku? Dhe ku ndodhet tani kjo veper?
Ne ballinen e librit "Scanderbeg un eroe moderno" eshte vendosur ky portret, riprodhuar sipas nje fotografie te origjinalit, qe ishte ne pronesi te familjes se dr. Aleksander Kastriot Skenderbeut dhe i atribuohej Rembrandit. Gjithsesi portreti eshte i shkolles rembrandiane. Qe edhe mund ta kete realizuar ndonje nga nxenesit e njohur te Rembrandit dhe me pas eshte prekur nga dora e Mjeshtrit te madh. Te pakten hamendesohet dhe keshtu per shkak te vlerave artistike te portretit. Po ajo teknike e larte e hollandezit te famshem, hijet e forta, muzgjet me kufij te tretur dhe dalja ne drite te forte, duke ruajtur ate stil morbid dhe tejet delikat. Gjysmeerresira gati bie mbi gjysmen e fytyres ku njeri sy duket sikur i perket mistereve, ndersa tjetri veshtron fuqishem, depertues dhe shume pertej. E gjithe magjia, forca e papermbajtur, potenca gjenerale eshte derdhur me nje siguri te frikshme te ky sy qe ngulmon. Mbi vetullat e zeza dhe te drejta thellohet nje rrudhe e vrazhde zemerimi, e ndricuar dhe kjo, kurse mjekra perzihet me erresiren dhe persiper ruba qe mbeshtjell koken. Veshja nuk eshte e rende absolutisht, qe perkon, sipas meje, me vizionin strategjik te bemave te Skenderbeut, nje kemishe e purpurte me lidheza dhe nje rrip lekure mbi gjoks, ndoshta i shpates qe nuk duket apo i cantes me dekumente.
Teresia e punes mua me kujton disi periudhen rembrandiane te pas 1645 ku teknika e Mjeshtrit te madh nderron gradualisht per shkak te nje izolimi moral dhe shpirteror dhe ringrihet nje dhimbje e re, nje kthelltesi e perndritur vizionare. Rembrandi po u perkushtohej subjekteve biblike dhe evangjelike. Ne portretin rembrandian te Skenderbeut ka shume vetmi, enigme dhe nje vendosmeri sekrete ne perballje me boten.
Rembrandi nuk ka qene ne Itali, por kur ai vendoset ne Amsterdam, punoi per ca kohe me piktorin P. Lastmann, qe kishte jetuar ne Rome dhe kishte perfituar mjaft nga arti italian, nderkaq dihen kontaktet e Rembrandit dhe interesi i tij per iluminizmin karavaxhian. Dhe keshtu, na pelqen te besojme, se do ta kete terhequr vemendjen e Rembrandit apo te grupit te tij ndonje portret italian i Skenderbeut, se dihet, ka te tille, jane bere kur heroi yne shkonte ne Itali, gjate qendrimit ne papat. Por eshte detyre e specialisteve te percaktojne, une vetem informoj per here te pare ketu per nje mundesi te tille: portret i Skenderbeut nga Rembrandi.
Dhe rendesine e tij, vleren artistike dhe autetincitetin, madje dhe misterin rembrandian, e shton dhe fakti se portreti eshte vjedhur me 1992 dhe eshte ne kerkim nga interpoli.
Por gjithsesi, me e rendesishme eshte te mos leme harresen dhe bashkepunetoret e saj te vjedhin vlera kulturore dhe kombetare, qe jane pasuri e perbashket.
Visar Zhiti
Trokasin dy zbulime te medha per Skenderbeun
*Ne Itali jetojne dy pinjollet mashkullore te fisit Kastriotas, Alesandro dhe Xhulio Skanderbeg
*Rembrandi ka bere nje pikture kushtuar Skenderbeut, qe eshte vjedhur ne vitin 1992
"Fillimi i dy zbulimeve interesante" per heroin kombetar ka nisur permes nje vezhgimi te publicistit dhe shkrimtarit Visar Zhiti. Ai ka hulumtuar ne Rome ne librin e nje autori vendas, per pasardhesit reale, qe jetojne te Skenderbeut dhe nje portret te panjohur te Rembrandit per heroin, qe pas vjedhjes, tashme kerkohet nga Interpoli
Skenderbeu eshte figura e vetme shqiptare, qe i ka shpetuar anatemes kombetare. Ajo qe i ka prekur te gjithe heronjte tane, duket se nuk e ka perbaltur heroin Kombetar. Ai megjithese gati eshte nje hero i koheve moderne ka kaluar me plot te drejte ne mit, qe ne te gjalle te tij. Ndoshta, eshte ky fakti, qe shqiptaret, kudo qe te jene, identifikojne krenarine kombetare me figuren e tij. Libri i fundit i autorit italian Gennaro Francione, "Skenderbeu nje hero modern" (hero multimedial), kushtuar atij, eshte nje sprove, nga ku fillojne dhe dy zbulime interesante per shqiptaret. Kjo deshmi na ka ardhur nga shkrimtari i njohur Visar Zhiti, qe eshte njekohesisht mik i autorit dhe qe ka hulumtuar nga faktet e tij. Thelbi i deshmise, qe i intereson publikut shqiptar, eshte se "Lisi i gjakut", i familjes se Kastrioteve gjallon. Zhiti ka takuar nje prej pinjolleve Kastriotas ne Rome. Fakti tjeter interesant eshte qe piktori i madh i shekullit te XVII, Rembrand, i ka kushtuar nje nga portretet e tij. Deri vone, pak para se te grabitej, ajo ka qene pjese e inventarit privat te pinjolleve Kastriotas ne Itali. Per fat te keq, kemi imazhin e Rembrandit, por jo origjinalin, qe eshte grabitur dhe tashme eshte ne kerkim te Interpolit. Alessandro e Giulio Castriota Scanderbeg D'Albania jane emrat e dy vellezerve Kastriotas, qe e kane nenshkruar hyrjen e librit dhe qe nuk kane sesi mos te mrekullojne me titullin e tyre "Castriota Scanderbeg D'Albania". Te dy pinjollet e sotem, me profesione njeri mjek dhe tjetri magjister administrativ perbejne sipas autorit italian, pasardhesit e tij te vertete.
Vepra eshte e ndare ne tri pjese, ku ne te paren "Histori e siperfaqshme e shqiponjes dykrenore" me tete kapituj jepen te dhena per familjen e Gjergj Kastriotit, per Lidhjen e Lezhes, betejat, keshtjellat, luftetaret, krushqite e princave shqiptare, udhetimet dhe fitoret e Skenderbeut dhe ne Itali, pasardhesit, etj. Kurse ne pjesen e dyte: "Histori e thelluar e shqiponjes dykrenore", autori flet per arbereshet ne Itali, per kenget dhe vallet e tyre, zakonet, per Kanunin e Leke Dukagjinit, per demokracine e tij barbare, per Besen dhe Kanunin sot, per bektashizimin, per rapsodet, madje dhe per kafshet dhe perbindshat e Skenderbeut, etj. "Pjesa e trete e librit eshte befasia me e bukur, letersi te mirefillte, nje drame e re e autorit Gennaro Francione, 'Shkalla e Skenderbeut' me 12 skena dhe nje epilog, me konceptim modern duke perngjare njekohesisht me dramat e antikitetit, ku shfaqen kori dhe te vdekurit. Personazhet jane historike, reale, qe nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Donika e tij, Lek Dukagjini dhe princa te tjere, mbreti i Napolit", thote Zhiti.
Duke iu kthyer portretit, Zhiti, sepse per sa i perket pasardhesve te Skenderbeut, ka pasur disa syresh qe kane pretenduar ne kohe te ndryshme, autori thote me modesti se "eshte detyre e specialisteve te percaktojne, une vetem informoj per here te pare ketu per nje mundesi te tille: portret i Skenderbeut nga Rembrandi". B.an
Gjenealogjia e Familjes se Skenderbeut, sipas dy te ashtequajtur pasardhes se tij
- Djali i vetem i Skenderbeut, Gjoni ose Xhovani, sic i thone ne Itali, pas vdekjes se te atit, ende i ri, jetoi ne domenin e vet mbi Gargano e me pas, nga 1485, kur lulezon qyteti i Shen Pjetrit ne Galatina ne Token e Otrantos, vendoset atje, ka titullin Duke, duke i shtuar dhe ate te Kontit te Soletos.
- Gjon Kastrioti u martua me Irena Brankovic Paleologa, pasardhesja e fundit e familjes perandorake te Bizantit dhe paten shume femije, mes te cileve Konstandinin, peshkop ne Insernia, Ferdinandin, qe qeveriste domenin feudal te Katrioteve dhe Marien, grua e kulturuar qe njihte shkelqyer letersine greke e latine.
- Ferdinandi u martua me Adriana Acquavivan, vajzen e Dukes se Nardose, paten shume femije si Erinen, Pardon, Akilin e Xhovanin. (Gjonin)... me titullin Baron dhe nga kjo dege familjare pati pasardhes deri ne fund te 1700.
- Ndersa nga Akil Kastrioti rrjedh dega tjeter familjare e Skenderbenjve, te cilet u shperngulen ne Napoli ne vitet 1700 dhe jane atje deri ne ditet tona.
- Biri i Pardos, Konstandini, shperngul rezidencen e vet ne Copertino. Ndersa ne fund te viteve 1600 Aleksander Kastrioti Skenderbeu u shperngul ne Lece, pasardhesit e te cilit jetuan atje deri me 1700.
- Nga mesi i viteve '800 me i madhi i femijve te kesaj linje familjare, nje tjeter Aleksander, u shperngul ne Ruffano, Lece, ku eshte dhe sot rezidenca princerore e Kastrioteve te Skenderbeut.
- Perfaqesuesit e tanishem te kesaj linje familjare jane Alessandro Castriota Scanderbeg, mjek ne Rome dhe i vellai i tij Guilio, magjister adminitrativ.