
Kompania ukrainase Naftogaz pranoi se Rusia ka bllokuar krejtësisht kalimin e gazit metan drejt Evropës dhe vendeve ballkanike përmes Ukrainës.Kompania shtetërore ruse "Gazprom" dje në mëngjes në tërësi e ndërpreu dërgesë për shumë vende ballkanike, si Maqedoninë, Bullgarinë, Rumaninë, Greqinë, Kroacinë etj. , kanë raportuar mungesa të furnizimit me gaz dhe reduktime.Kompanitë e Maqedonisë menjëher kanë raportuar mungesa të furnizimit me gaz dhe reduktime. "Si pasojë e kësaj, filloi rënia e presionit të punës në pjesën tonë të gazpërçuesit, dhe pritet për 20 deri 24 orë nga ndërprerja të vijë deri në ndërprerje të plotë të dërgesës së gazit natyror për punë të konsumatorëve në Republikën e Maqedonisë", njoftoi SH.A. "Makpetrol". Për situatën e krijuar u informua edhe Qeveria, Komisioni rregullator dhe konsumatorët e gazit natyror në shtet, që të riorientohen në energjens alternativ.Në Maqedoni konsumator më i madh i gazit metan është "Ngrohtorja". Drejtori i kësaj kompanie, Dimitar Haxhimishev konfirmoi se situata me furnizimin e gazit është serioze dhe prej mbrëmë kanë kaluar në përdorimin e mazutit.Presidenca çeke e BE-se dhe Komisioni Evropianë kanë kritikuar vendimin e Moskës, duke e cilësuar si të papranueshëm, ndërsa kanë bërë thirrje për rinisjen e menjëhershme të furnizimit. (INA)