NBA: Miami shenon fitore ndaj Oklahoma Cityt

Dwyane Wade ka shënuar 32 pikë për t’i ndihmuar Miami Heat të mposhtë me lehtësi ekipin Oklahoma City Thunder, ndeshje që përfundoi me rezultat 104-94.

Wade, i cili është edhe shënuesi më i mirë i ligës, kontribuoi edhe me 10 asistime. Udonis Haslem shënoi 11 pikë dhe 15 kërcime, ndërsa Yakhouba Diawara, i cili zëvendësoi të lënduarin Shawn Marion, e përfundoi ndeshjen me 14 pikë.

Kevin Durant arriti 31 pikë dhe Jeff Green 22 për Oklahoma City Thunder, të cilët kanë vetëm tetë fitore këtë sezon dhe 34 humbje.