Befasia më e madhe e xhiros 19 të Serie A sigurisht që është fitorja bindëse e Atalantës ndaj kampionit aktual dhe liderit të tabelës, Interit, me rezultatin 3-1.
Dy skuadrat zikaltër, Atalanta dhe Inter, janë takuar të dielën në Bergamo për ndeshjen e javës së nëntëmbëdhjetë në Serie A, më ç’rast kampionët italianë kanë pësuar humbjen e dytë të sezonit, pas humbjes në San Siro nga Milani. Vendasit i shokuan Nerazzurët që në pjesën e parë, pasi që arritën të shënojnë tri herë. Golin e parë në ndeshje e shënoi sulmuesi Sergio Floccari (18’), i cili pranoi një top brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, u rrotullua për ta shmangur Cordoban dhe e mposhti portierin Cesar. Dy golat e radhës i takuan kapitenit, Cristiano Doni, i cili u shënua dy herë në listën e golashënuesve (28’ dhe 33’) për t’i fundosur shpresat e Interit që në pjesën e parë të takimit. Edhe në gjysmëlojën e dytë skuadra vendase ishte dominuese në pjesën më të madhe të kohës, mirëpo me gjithë rastet e shumta, Atalanta nuk pati fat të shënonte më shumë gola.





