Ëndrra e kahmotshme për familjen Murtezani nga fshati Semenisht i Shkupit u bë realitet.

Në edicionin e dytë të emisionin “Lotë dhe gëzim”, e prezentuam familjen Murtezani nga fshati Semenisht…
Kryefamiljari Nexhati ka 4 fëmijë ku tre prej tyre nuk ecin. Ai detyrohet që të le punën vetëm e vetëm që tu përkushtohet fëmijëve sepse ata e kanë mëse të nevojshme ndihmën e të atit.
“Zoti ka dashur që ne të mos ecim, por megjithatë jemi të shëndosh psiqikisht”, u shpreh djali më I madh Nehati, duke vijuar “Nëse ri kot doemos e kam të mërzitem, prandaj kohën e kaloj duke lexuar libra fetar”.
Behari dhe Sevdili pohojnë se ata mësjnë mjaftë prej vëllahut më të madh Nehatit, sepse ai mundohet që cdo gjë që e lexon t’ua përcjella atyre.



Jeta për familjen Murtezani nuk është e lehtë ata jo vetëm që janë të sëmurë por edhe gjëndja sociale nuk u premton shumë.
Ata madje në emisionin “Lotë dhe gëzim” e treguan ëndrrën e tyre dhe dita ditës shpresojnë që ajo të bëhet realitet , “Dhashtë Zoti që të na sigurojnë karroca elektronike, sepse vetëm atëherë do të mund ta shijonim botë jashtë shtëpisë”.
Menjëherë pas emisionit pos interesit të qytetarëve për të ndihmuar këtë familje, reagoi edhe Ministri I punës dhe politikës sociale, Xhelal Bajrami.
Ai familjes Murtezani I dërgoi veshmbathje, ushqim, kompjuter etj, ndërsa një javë pas vitit të ri 2009, ëndrrën ua bëri realitet. Karrocat tashmë I kanë në shtëpin e tyre…
“Kjo është dita më e vecantë e jetës sime”, tha I emocionuar Nehati.