Mitologji: ANTIGONA

Mitologji Shqiptare: ANTIGONA

ANTIGONA (Antigone)- e bija e Edipit, mbretit të Tebës dhe bashkëshortës së tij Jokastës, një prej personazheve më të mëdha të mitologjisë greke dhe të letërsisë dramaturgjike botërore. Meritë për famën e saj ka Sofokliu. Antigona e tij, së bashku me Mbretin Edip, hyn në radhën e veprave më të njohura të letërsisë dramaturgjike dhe deri më sot është pjesë e trashëgimisë së kulturës antike. Në fillim Antigona ishte njëra prej personazheve epizodike të miteve të lashta tebane për Edipin dhe luftën „të shtatë kundër Tebës". Më vonë ngritet në trimëreshën e vërtetë të madhësisë dhe fisnikrisë klasike.
Kështu të kuptuar Sofokliu Antigonën e shndërron në bartëse të mosmarrëveshjeve në mes „ligjeve të ndryshueshme të njerëzve", cënimi i të cilëve shkakton dënimin e patronit dhe të „ligjeve të amshueshme'' të morailit dhe të religjionit, thyerja e të cilëve shkakton turpin e gijthmbarshëm dhe për pasojë ka denimin e zotërave. Jo vetëm bartësin, por edhe viktimën tragjike të këtij konflikti.
Fisnikërinë e vet dhe besnikërinë ndaj ligjeve të larta, të pashkruara të moralit, Antigona për herë të parë i ka dëshmuar gjatë dëbimit të babait të saj nga atdheu. Edipi ishte i detyruar ta braktisë Teben, se u hap lajmi se duke mos ditur e ka vrarë babain e vet dhe u martua me Jokastën, të vejën e tij, përkatësiht me nënën e vet. Jokasta, pasi që mëson për këtë virret, kurse Edipi në dëshpërim verbohet. Populli i Tebës, i cili deri më ateherë e ka dashur dhe e ka nderuar për shkak të meritave të tij për shtetin, menjëherë fillon të kërkojë që të përmbyset nga froni dhe të ndiqet si „profanizues" i qytetit. Kreonti, vëllau i Jokastës, së pari e mbron Edipin fatëzi, por kur dëbimin e tij e kërkonin djemt e tij, Eteokli dhe Poliniku, merret vesh me ta dhe e përsekuton Edipin. Izmena, e bija më e vogël e Edipit, në të vërtetë, e ruajti dashurinë ndaj babës, mirëpo, Antigona këte edhe e dëshmon. Vullnetarisht shkon në mërgim me babain e vet të verbët për ta mbrojtur dhe për ta ndarë me të fatin e tij të rëndë.
Së shpejti pas largimit të Edipit dhe Antigonës nga Teba, Eteokli dhe Poliniku bijnë në konflikt për shkak të pushtetit. Eteokli i bashkohet Kreontit dhe e dëbon Polinikun. Poliniku strehohet në Argë dhe atje i gjen aleatët me ushtrinë e të cilëve niset për në Tebë. Orvatej që për kauzën e vet ta përfitojë edhe Edipin se nga profecia ka mësuar se në betejën për Tebën do të ngadhënjejë ai, në anën e të cilit do të jetë Edipi. Aq më tepër, për shkak të negociatave të turpshme me babain muar mbi vete mallkimin e tij: „Para se ta pushtosh Tebën, do të rrëzohesh i përgjakur. Dhe dije, se me ty do të vritet edhe Eteokli". Kështu Edipi në mënyrë të barabartë ua ndanë trashëgimin e vet djemve.
Mallkimi i tmerrshëm u plotësua: të dy vëllazërit u vranë në betejën reciproke, kurse mbret i Tebës u bë Kreonti.
Pas ngadhënjimit mbi argeasit, Tebanët ia përgatitën Eteoklit varrimin solemn, kurse trupin e Polinikut, sipas urdhërit të Kreontit, e lanë mbi dhe nën mure, për arsye se e ka sjellë ushtrinë e huaj kundër Tebës.
S'do mend se Poliniku me luftën kundër Tebës, vendlindjes së vet, ka bëre krim. Mirëpo, a ka qenë i pafajshëm Eteokli? A ka guxuar Kreonti që me të drejtën e ngadhënjimtarit ta dënojë Polinikun, me turpin më të tmerrshëm dhe me dënimin e përjetshëm? Kufoma e Polinikut nuk u varros dhe kështu u është lënë në mëshiren e mishngrënësve dhe qenve të egër, kurse shpirti i tij nuk ka mundur të shkojë në mbretërinë e të vdekurve që aty:ta gjejë pushimin pa u varrosur. Vendimi i Kreontit, në të vërtetë, nga aspekti juridiko-shtetëror ka qene i drejtë, mirëpo, bie në kundërshtim me ligjet e larta të cilat urdhërojnë që i vdekuri të varroset. Vëçmas biente në kundërshtim me ligjet më të shenjta të cilat i lidhin kusherirët e afërt. Për këtë airsye Antigona vendosi që vëllaut të vdekur t'ia bëjë nderimin e fundit, pavarësiht që Kreonti iu ka kërcnuar atyre që do ta thyejnë urdhërin e tij. U përpoq që motrës së vet, Izmenës, t'ia mhushë mendjen, që të marrë pjesë në varrim, por nuk mundi ta mposhtë frikën e saj. Prandaj vellaut të vdekur vetë ia bëri nderimet e fundit.
Kreonti në afërsi të trupit të Polinikut i ka vendosur rojet të cilëve u është urdhëruar që secilin që dëshiron ta varrosë menjëherë ta arrestojnë dhe ta sjellin në pallat. Zotërat u pajtuan me vendimin hyjnor të Antigonës. Prandaj e shkaktuan shtërngatën dhe fushën nën mure e mbuluan me një re, kështu që rojtarët e vërejtën Antigonen mu atëherë kur kjo e mbulonte trupin e Polinikut me dhe dhe kështu simbolikisht e varrosi. Menjëherë e sjellin para Kreontit, i cili e sulmoi me sharje e fyerje dhe kërkoi prej që ta pranojë krimin e vet. Antigona veprën e vet nuk e mohonte: „E kam shkelur ligjin e mbretit, por e kam kryer detyren ndaj vëllaut të vdekur, sipas ligjeve të pashkruara dhe vullnetit të zotërave. Nuk kam bërë krim, por vepër të përshpirtshme, dhe në qoftë se përshpirtshmëria sipas ligjeve laike është e dënuar, atëherë nuk i frikësohem vdekjes, por përkundrazi mallëngjehem për të".
Fjalët e Antigonës e tërbuan Kreontin. Urdheroi që Antigona veprën e vet ta paguajë me jetë dhe me të edhe motra e saj, për të cilën ka qenë i "bindur se i ka ndihmuar me rastin e varrimit. Izmena e frikësuar gjet në vete fuqi që fatin ta ndajë me Antigonën, por Antigona nuk lejoi që kjo të kryhet. Populli teban, i cili në turma tubohej para pallatit të Kreontit, qëndronte në heshtje. Në të vërtetë, e pa, se Antigona ka vepruar mirë kur e ka kryer ligjin më të lartë, se sa është ligji i mbretit. Por frika prej Kreontit ia ka mbyllur gojën. Vetëm Hemoni, i biri i Kreontit dhe i fejuari i Antigonës, pat guxim që t'i kundërvihet urdhërit të vrazhdë. Së pari u përpoq për ta bindur se ka vepruar mirë dhe se me këtë popull pajtohet dhe më ne fund e akuzoi se i ka shkelur ligjet e zoterave dhe e qortonte se zbatimi i urdhërit të tij në të ardhmën do të shkaktojë shumë vdekje. Kreonti ishte tepër i zemeruar për t'i pranuar fjalët e Hemonit. Populli i Tebës, përkundër frikës kundërshioi dhe Kreonti qe i detyruar që të lëshojë pe.Pastaj urdhëroi që Antigona të muroset e gjallë në mauzoleun mbreteror: në qoftë se nuk duhet të shkojë te të vdekurit, atëherë nuk duhet të mbetet në gjirin e të gjallëve.
Posa e çuan Antigonën, para Kreontit u paraqit falltori Tireziu dhe e bëri me dije se ka parë shenjën e kobshme. Zotërat kanë paralajmëruar se janë zemëruar për shkak të veprimit të pafe me kufomën e Polinikut dhe dënimin e Antigonës dhe kërkojnë prej Kreontit që ta korrigiojë gabimin e vet. Kreonti më së pari u vërsul në Tireziun, por, duke iu frikësuar zotërave, megjithatë vendosi që ta zbatojë vullnetin e tyre. Polinikut ia organizoi varrimin solemn dhe shkoi në mauzoleun mbretëror që ta lirojë Antigonën. Nuk e gjet të gjallë. Ishte varur në shokën e petkave të vdekjes.
Antigona e sakrifikoi jetën e vet, mirëpo, ajo ngadhënjeu. Mbreti u detyrua që t'u nënshtrohet ligjeve supreme, kurse fati i tij u bë vërejtje për të gjithë ata që mendoinë se mund t'i shkelin pa u dënuar. I biri i tij Hemoni me shpatë ia mori vetës jetën, duke parë të fejuaren e vet të vdekur, kurse Euridika, gruaja e Kreontit, prej pikëllimit për djalin, bëri vetëvrasje. I braktisur prej të gjithëve, Kreonti i luti zotërat që t'ia marrin jetën duke ia dhuruar atë që ia ka caktuar ai si dënim Antigonës.
Sofokliu e krijoi Antigonën rreth vitit 442 para e.s. Tragjedine Edipi në Kolon, ngjarjet e së cilës i paraprijnë Antigonës e ka shkruar përafërsisht tridhjetë e pesë vjet më vonë, pikërisht para vdekies (viti 406 para e.s.). Pak ka vepra që kanë ndikuar aq shumë në krijimtarinë dramaturgjike evropiane (dhe në kulturën në përgiithësi). Hegeli Antigonën e quajti „shembëll absolut i tragiedisë'' dhe kështu e ka theksuar rëndësinë e cila i është dhënë në shek. XVIII dhe XIX. U bë jo vetem shembëll i "tragjedisë në përgjithësi" por edhe baza për përpunimin e veprave të ngjashme, e veçmas në kohën e klasicizmit; asnjëra nuk ia ka kaluar Antigonës burimore të Sofokliut.
Antigona është komponuar shumë herë. Përpunimi operistik më i lashtë është Antigona e Josef Mysliveçekut (Jozef Mysliveçek) (rreth vitit 1770). Ndër më të rejat është Antigona ekspresive e Artur Honegerit (viti 1927), Antigona e Carl Orffit (Karl Orf) e vitit 1949) dhe Paraloja e Antigonës e Somerit (viti 1957). Prej veprave të njohura dramturgjike, të cilat kjo tragjedi i ka nxitur dhe ua ka dhënë idenë kryesore po përmendim dramën Antigona e Jean Anouilh (Zhan Anui), Trimat nuk banojnë në Tebë e Claus Hubalke (Klaus Hubalkut), Antigona dhe ata të tjerët e Petar Karvasit (Pjetër Karvashit).Në letërsinë bashkëkohëse kroate dy drama janë të bazuara në problemin e Antigonës: Dashuria në hidhërim e - Drago Ivanisheviqit dhe Dera e papashme e Oto Bihali-Merinit.

Dërguar nga VALENTIN BATALAKU - Slloveni

Related Posts: